Greqi, sekuestrohen mbi 2 ton drogë, me vlerë 60 milionë euro

redaktor

Autoritetet greke në bashkëpunim me agjencinë amerikane kundër drogës, DEA  kanë sekuestruar më shumë se dy tonë heroinë, në një operacion të zgjeruar që ka zgjatur më shumë se një javë.

Sipas të dhënave të autoriteteve operacioni kishte filluar më 13 qershor, me gjetjen dhe sekuestrimin e më shumë se një ton heroine, në dy pika të ndryshme të Athinës. Mes të arrestuarve në fazën e parë të operacionit ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i moshës 29 vjeç.

Ndërsa sot u gjet dhe pjesa tjetër e heroinës, me peshë 986,6 kg, e fshehur në magazinat e braktisura të një pularie, në rrethinat e Athinës.

Krahas zbulimit të gjithë sasisë së heroinës, autoritetet greke kanë gjetur edhe anijen me të cilën droga ishte sjellë në Greqi. Bëhet fjalë për anijen çisternë, “Noor One”, e cila prej fillimit të qershorit ndodhet e ankoruar në portin e Elefsinas, pranë Athinës dhe dyshohej se ishte ngarkuar kur anija ndodhej në mes të detit.

Auoritetet kanë vënë në pranga tashmë ekuipazhin e anijes dhe bëjnë me dije se gjithë vlera e heroninës së sekuestruar arrin në më shumë se 60 milionë euro.

Share This Article
2 Comments
  • =====================================================
    Qytar e qytar t’nerue,

    Qy asht nje sukses n’rritjen dhe prodhimn e “Patates-Drog shqiptare” ma i nalti n’ Erop,

    qy kan prue Shqipnin te 2-ten mas Gjermanis.

    I jui Ali Baba Berisha
    =====================================================

  • =====================================================
    Qytar e qytar t’nerue,

    Nuk asht me qesh.

    Qy asht nje sukses n’rritjen dhe prodhimn e “Patates-Drog shqiptare” ma i nalti n’ Erop,

    qy kan prue Shqipnin te 2-ten mas Gjermanis.

    I jui Ali Baba Berisha
    =====================================================

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *