Aurela rruan kokën dhe tregon reagimet

anazapta

Aurela Gaçe mesditën e djeshme në profilin e saj në Facebook ka publikuar një foto me flokë fare të shkurtër. Gaçe e ka shoqëruar këtë fotografi edhe me diçiturën e mëposhtme, ku jep vlerësimet dhe kritikat që i kanë bërë njerëzit. “E bëra një here kokën kështu në 1998… dhe iu riktheva vetes me këtë model në 2013. Atëherë gjithë njerëzit në rrugën ku kaloja përditë, kujtuan se u çmenda, o debile, o psikopate më thërrisnin. Ose pati edhe ndonjë që më tha se isha ok. Atëherë s’kishim as Fb as Instagram. Dhe jeta jonë e përditshme nuk shfaqej kështu si sot. Në 2013 më thanë “ata” që nuk dinë historinë tënde ose bëjnë sikur nuk e dinë, se imitova Jessie J. Ehuhaaaaaa epo mirë atëherë”, shkruan Gaçe.

Share This Article
9 Comments
  • Z.AURRELA,Jam pesionist dhe te vleresoi jo vetem per kenget e tua me tingull te fort,por dhe per zgjuaresin,çiltersin,thjeshtesin,etj,qe ju karakterizojne.Lere seç thon te tjeret,zgjuaresia nuk vjen nga flaket,por nga mençuria,kultura,shkolla,edukata familjare-shoqerore,qytetare,ju pergezoi dhe qafoi si gocen time te vetme,Temo-Fier.

  • Tani shoqeri e lire eshte. Ben si te te doje e bardha b… Rruan te sipermen qe te duket dhe ben shtellunge te poshtemen qe duket pergjysem. Me vone ben te kunderten. Kete praktikon edhe Aurelaa..

  • Ndersa une do te lancoja dicituren me kete foto qe kjo ka,po te kthehej me koke poshte,valle si do e kete…….gjejeni

  • Nuk po mesohemi te respektojme zgjedhjet e te tjereve. ketu fillon edhe respekti per veten.
    Si do qe te jesh je per veten tende.

  • Aurela eshte e thjeshte,eshte vetvetja,ndihet e lire.Luku i saj eshte pune e saj.Per ne ka rendesi me shume zeri dhe kenga e saj,mesazhet qe ajo percjell me ato kenge.Aurela kendon me shpirt dhe i do po me shpirt kenget e vendit tim.Respekte per artisten Aurela Gace.

  • hajde o Aurela se po te kishe takat te nxirrje ndonje kenge per te qene, nuk merreshe me fejsbukt & Co. Keto jane shenjat tipike qe nuk ke me gje per te thene ne muzike, edhe e mbush boshllekun me rruarje koke…

  • je e madhe me flok pa flok ti e njejta mbetesh urime je si shpirt mos degjo njerezit po hec para per ata qe te vleresojn boll te te kuptoj skerdi pa te tjeret te merren me jeten e tyre ti bodh u tregon fansave dhe ndan me ta cdo gje qe e ndien qe duhet ndar urime je si shpirtkur do na besh ndonj keng te re je shum e bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *