Qeveria rumune po lobon që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit pas pak ditësh. Në një intervistë për Vizion Plus, diplomati rumun tregon se vendi i tij ka arsye për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Dhe bazuar mbi to, ai si përfaqësues i Rumanisë ka bërë një seri takimesh me diplomatë të shteteve të unionit. Rumania është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, diplomati rumun lë një dritë jeshile për këtë, bazuar mbi bisedimet Prishtinë – Beograd. Ministri i Jashtëm i Rumanisë theksoi se vendi i tij mbështet programet europiane si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë, në kuadër të një zhvillimi sa më të qëndrueshëm të vendeve të Europës Juglindore për në familjen europiane.

Kulmi rumania ndihmon shqiperin per satatusin!!!!! Nuke e duam.