Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Prof. Fehmi Abdiu analizon në këtë intervistë se ç’ndodhi në 23 qershorin e një viti më parë kur një milionë vota të shqiptarëve i dhanë fund qeverisjes Berisha. Si e lexon ai votën e shqiptarëve dhe pritshmëritë ndaj qeverisë së koalicionit të majtë. Një vlerësim për punën e qeverisë Rama në nëntë muajt e parë të saj dhe pse e konsideron një veprim të shkëlqyer aksionin e ditëve të fundit të policisë në Lazarat. Pse ai është i pakënaqur nga deputetët e maxhorancës qeverisëse në mbështetje ndaj Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. A ekziston Lazarati në sistemin e drejtësisë dhe si e ka pritur Prof. Abdiu përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit….
Prof. Abdiu, si sot një vit më parë u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshmë, të cilat i dhanë fund një qeverisje 8-vjeçare të Berishës dhe aleancës së djathtë, duke sjellë të majtët në pushtet. Tashmë pas një viti, cili është perceptimi juaj për atë ditë?
Ishte një ditë që duhej të kishte ardhur më parë. 23 qershori i vitit të kaluar është një ditë kufi shumë e rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptarë të më shumë se dy dekadave të fundit. Pse e them këtë? Këtij populli i kishte ardhur në majë të hundës nga qeverisja e kaluar, ndaj dhe i dha një goditje të fuqishme dhe largoi nga pushteti një koalicion qeveritar që e kishte kthyer pushtetin në një vegël oligarkësh, tarafi, nepotizmi dhe miqësish të paligjshme. Ai pushtet, sikurse po zbulohet gjithënjë e më shumë dita-ditës, ishte kriminalizuar gjer në palcë…
Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

ANALIZA E KRIMIT NUK KA ASNJE KUPTIM PA ATE TE NDESHKIMIT
Na thuaj ti profesor i ‘internacionales socialiste’ vetem nje emer deputeti ne 25 vjet qe ka dhene doreheqje pa le ne burg per figure morale?Lerini leksionet per ne boten tjeter bashke me profesoret e tjere Servetrat,Blushat e pushtrat e tjere.
ANALIZE E KRIMIT PA ATE TE NDESHKIMIT MEGALLOMANI
Leri leksionet profesor i ‘internacionales socialiste’ po je ne gjendje ti thuash ketij populli ne keto 25 vjet ke ndonje emer deputeti te mengjer apo te djathit qe ka dhene doreheqje apo eshte futur ne burg?Po nuk ke lerini leksionet per ne boten tjeter si ti e tere servetat apo mejdanet e tjere me mbiemrat blushi apo prushi.
He mor shoku kaminist se dhe ne kohen tende keshtu ka funksjonur….vetem tani qe e shikoni qe anija e P.D po fundoset na beni bilbilin….paskeni pa qene rrace m..ti.
Per Naci, Kur nje injorant jep mendim per zoterij intelektual te medhej si z, Abdiu, vaj medet ku eshte ai vend i qeverisun nga Shpellaret deri dje, ajo rrace e shpellareve nuk emoncipohet kurre kudo ti cosh e sado ti shkollosh. Mire ka thane turku pis Milet.