Ndër përjetimet fëminore më ngazëllyese ishte numërimi i vagonëve të trenave. Kur hasje në mbi 20, ishte lumturia vetë. Nuk kishte të bënte asfare më ndonjë ndjenjë krenarie nacionale, sipas asaj që në atdheun tënd kishte trena me mbi 20 vagonë, por që ti arrije ta rrokje më sy një mrekulli të tillë, meqë vije nga një vend pa shina, tren e det, meqë e gjitha kjo përjetohej në periudhë plazhi. Më pas, ishte një lloj aventure, ajo e vënies së veshit në shina, për të provuar nëse kilometra larg ndodhej në ecje ndonjë tren që së shpejti do kalonte dhe aty. Kësaj më pas i shtohej dhe vetë udhëtimi në të, diç më magjike se autobusi, për shkak të gjigandes brenda saj e çaf-çufit si muzikë tekno. Ndërsa sot, ky transport, është një mjerim më vete. Sheh tek-tuk ndonjë lokomotivë të lodhur e të qelbur nga vajrat e llumrat e tjerë vajorë, që tërheqin me zorr ndonjë tek vagon nga pas, me ndoca frymë njerëzore brenda, që një hall i madh i ka detyruar të futen në ato masa metalike të degraduara, afërmendsh, fakti se janë xhepëshpuar. Të duket sikur janë muze në lëvizje, objekte për të grishur të huajt që të shohin tek ato relike të kohës së pordhës, që përçapen në tentativë për të mbijetuar, jo në ecje, por në një zvarritje, që për çudi, ndodh të marrë dhe jetë njerezish. Nuk ka të dhëna se sa viktima mund të shkaktonte treni në atë kohë, por bilancet e kësaj kohe janë vërtet dramatike, në raport me breshkë-lëvizjen e tyre; me më pak se 20 kilometra në orë, ndodh që të shtypin ndokënd; dhe ky mbetet një mister më vete se si arrin të ndodhë, përveç rasteve kur viktima zgjedh vetë ta mbyll jetën nën rrotat e hekurta të trenit. Më pas, kemi lajmet mbi grabitje shinash për skrap, ku patjetër Shkurte Pal Vata shkul flokët prej marrazi në botën tjetër, si dhe ndërtime afër shinave, sa nëse ndokush nga brenda hap krahët për t`u shtriqur, mundet që një dorë t`i dalë jashtë dritares e gishtat t`u mbeten aty të bëra petë. Nuk është se është degraduar gjithçka në këtë Shqipëërinë tonë; porse gjithçka ka përfunduar në grotesk. Edhe shërbimi hekurudhor. / E.H.

AUTOSTRADA E KALTERT E MYSHKOREVE RILINDAS
Nuk jane as trenat groteske dhe aq me pak vendi yne nuk permban asgje groteske, jashte mundesive te tij, nese do veçonim Rrugen e hajduteve te Kombit.
Shkurtja, e bija e Pal Vates nuk arriti te shohe as shina dhe as tren. As te shohe gropat simetrike te kanabisit te hapura me mjeshterine e krimineleve ne Lazaratin e majto-djathore te Vangjel Tavos se Ilirushit nga Çeprani e te Luizes, te te ndjerit Olldashi, te Bumçit e te Moisiut me Makbule Çeçon shoke.
Ishte vetem 15 vjeçe kur e zuri muri i dheut tek mbushte karron me te njejtin dhe te perzier me çakull, me te cilin ngrihej traseja e hekurudhes, te nje vendi jo grotesk, per te mundesuar te ardhmen e levizjes se trenave jo groteske, te blere me klering nga vende qe asokohe na vodhen metalet me vlere dhe jo me larg se dje energjine elektrike me CEZ-in e falur nga saliramshiqereberisha i turnit.
Hekurudhat, duke filluar nga ato me avull, sollen zhvillimin dhe parajsen tokesore ne vendin e endrrave te quajtur Amerike. Edhe sot, ne kete parajse akoma nuk jane ndertuar (jane ne ndertim) linja moderne te Trenave te Shpejtesise se Larte. Ndryshe veproi Europa plake, nga Gjermania e Merkelit, tek Franca e Holland-it, nga Spanja e Rajoy-t tek Italia e Renzit, e deri tek Greqia e Samaras-it me borxhe e stermundim ka ndertuar nje linje bashkekohore te Trenave te Shpejtesise Gjysem te Larte (180 km/hh).
Investimet e kerkuara jane gjiganteske (apo groteske siç i pelqen autorit te eses), vetem ne Itali per te lidhur ne pak ore Venecian me Bolonjen e Firencen, Torinon me Milanon, Genoven me Romen deri ne Napoli, jane shpenzuar deri tani mbi 60 miliard euro! Natyrisht linjat jane super moderne ku shpejtesia i kalon ne shume segmente (tratta) te 300 km/hh!
Edhe Algjeria e muzuleve po nderton mbi njemije km. linja moderne hekurudhore me shpejtesi deri ne 160 km/hh. Natyrisht me dollaret e gazit natyror te blere nga europiano-perendimoret. Ajo qe eshte interesante ne kete kontekst, eshte çmimi i paguar per km/linje:
-ne rastin e nje gare nderkombetare te rregullt te fituar nga ASTALDI (ITA) vlera shkon deri ne rreth 7 milion euro/km
-ne rastin tjeter, gjithnje me gare nderkombetare, fituar duke korruptuar kreret e shtetit algjerian, nga CONDOTTE (ITA) çmimi eshte dyfishuar – rreth 14 milion euro/km.
Tek ne eshte e tepert te kerkojme te dalim nga “grotesku” me kete nivel investimesh te kerkuara, por duke pare ate qe ndodhi me Rrugen e Hajduteve te Kombit, dhe duke larguar me nje votim te ardheshem myshkoret rilindas te ndertimit te autostradave te kalterta, per ti sherbyer interesave te tyre te mini republikave si ajo e Himares se Kokedhimes, e Podgorices se Bushatit, e Shengjinit te Haradinajt, e Shkupit te Haxhinastos e Peleshit e deri tek Skalionet e Çorovodes se Ilir Metes, te bashkuar te gjithe nen rregjine e Edi Rames, mundet dhe duhet qe shqiptare-dashes te vertete ti hapin rrugen modernizimit hekurudhor, pak e nga pak, sipas mundesive e programimeve jo groteske.
sakte e bukur
TURPI JU MBULOFTE qe keni frike nga kritikat e hapura!!!