SHËNIM: Mirë të paaftë, por kaq të shkundur pse?!

anazapta

Nëse do përpiqeshim të sajonim një postulat që shoqëron frymën aktuale të të bërit politikë të PD-së nën Lulzim Bashën, nuk kërkon ndonjë sforco të madhe për ta kuptuar se ajo është klithma e paradokohshme “Na prij përpara o Sali Berisha!”, një emblemë vokale e komunstllëkut moçalor ku zhgryhet kjo parti më ç`mban brenda. Mjaft ky fakt për të kuptuar sesa me seriozitet e ka Basha atë që e quan ringritje të PD-së me pretendimin për të riardhur në pushtet. Vëreni me kujdes se ç`kauzë ka sajuar së fundi, atë të një eprori që sillet keq me vartësit, e që për këtë arsye duhet rrëzuar; pra, merr si lëndë të parë çaprashitjet e liderit të vet, pikërisht të vetmen zeje që di të bëjë në 23 vjet, të quajtur ndryshe si muhabete grash, dhe i shndërron ato në moto politike. Dhe ja si mund të degradojë (që në fakt jo pak ka degraduar), fryma opozitare e PD-së, bazuar gjithnjë në grarinë e rëndomtë të liderit të vet de fakto:

Berisha: Ti mor zotni, shkon në banjo, mbaron punë dhe nuk lshon ujin për me e pastrue. Po, po! Jua them unë!

Basha: Shqiptarët sot,  nuk mund të pranojnë një kryeministër që nuk ka ndjeshmërinë e duhur për higjenën në banjo!

Berisha: Ky ktu, shkon në supermarket për me ba pazar, por nuk blen asgja për gruen e vet që e ka shtatzan. Po, po! Ky je ti! Dhe unë po tham  vetëm t`vërteta!

Basha: Një kryeministër që nuk kujdeset të tregohet xhentëllmen me bashkëshorten e tij shtatzënë, nuk meriton të jetë në krye të shqiptarëve!

Berisha: Ti mor zotni, sa lujshe basketboll, nuk munde ma ba asnji trepiksh! Kjo asht e vërtet! Un s`mund mos me jua than shqiptarve se cili je ti.

Basha: Për çdo shqiptar sot, është e papranueshme që kryeministri i vendit të ketë shfaqur dobësi në lojë gjatë kohës kur ushtronte basketbollin. Partia Demokratike është dhe do të jetë në anën e shqiptarëve!

Shtrohet pyetja: Mirë të paaftë, por kaq të shkundur pse?!/ E.H.

Share This Article
13 Comments
  • Nuk mund ta gjesh ne gjithe boten nje ”drejtues” partie me te menderosur, me lolo, pa asnje fije dinjiteti e personaliteti.

  • 2 B,DMTH,qe te dy kan goje por dhe b…,por nga e njejta goi dhe b…nxjerrin te njejtat gjera,se jan 2 trupa me nje mendje,kan lindur per te qene sundues,shpifes,hajdut,vrases te shqiptareve dhe sa me von qe ta kuptojne,aq me keq eshte per PD-ne,por dhe per mjedisin kombetar e nd/kombetar-se vendi duhet te kete opozite,kjo eshte fatkeqesia e vendit ne demokraci.

  • =========================================

    Shikoni si leh “qeni-plak”

    dhe si meson te lehi “qenin kelysh” te biresuar

    ne Oborrin e Droges Ali Bisha.

    =========================================

  • Do te benit mir ju te redaksis mos ti nxirni me keto fytyra Jemi semurur nga keto fytyra te qelbura por semuren dhe femijet tan nga ky terras

  • Ka lezet vjehrri me dhendurrin….perhajr moj Gita babit besoj se te kam blinduar me ..ja ngritem lart emrin Bajram Currit me ndershmerin qe ka familja jone….Naci.

  • S R B – MOSTER – POLITIKAN LLAFAZAN – PARANOJAK KOLERIK – KODOSH GRASH – fundi i tij VETEASGJESIMI , ndera LULUSHI tellalli i PADRINOS , fundi i tij bashkpunimi me drejtesin per te shpetuar koken .

  • Ha…ha.. Vetem nje vit dhe kuatat e mazhorances jane nen piken kritike.asnje investim publik,asnje rritje rroge, asnje rritje pensioni,rendi keq e me keq,nje policie tere lunder nje fshati ku ka me shume pleq se te rinj,asnje premtim i mbajtur,shikoni shendetesin ka nje renie te llahtareshme nje administrate primitive e pa ditur dhe arrogante. Keto ka thmne opozita dhe vazhdon te thote. Prandaj motaoja eshet O Sali o. Baba… Kthehu shpejt sa beme shaka.

  • Bir Selman i nenes cte te qaj me pare….
    Sinqerisht me vjen keq, shume keq, ku eshte katrandisur politika shqiptare. A kemi kohe ne shqiptaret te merreme me gjera ordinere, sidomos ne kohen kur presim te hedhim themelet per rindertimin e asaj qe kemi humbur per 100 vjet? Valle, me qeshje e perqeshje do te drejtohet ky vend?. Si mundet te nenvleftesojme gjerat e medha apo ti pergjithesojme ato me gjerat ordinere? Si mundet qe “biznesi” (sic thuhet) apo tregetia e Lazaratit te merret sikur eshte ne te gjithe Shqiperine? Perse gjithe ky pergjithesim ne mbareshtimin e bimeve vdekjeprurese, kur ne te vertete ne Lazarat nuk ka vetem mbjellje bimesh narkotike por ka dhe armatime te renda e te lehta, ka persona me precedence kriminale, te cilet arrijne te kene kurajon edhe per karshillek dhe te ngrejne pushket ndaj shtetit?.
    Jo keto nuk jane shaka as lodra kalamajsh qe te trajtohen sikur ska ndodhur gje. Ka ndodhur nje gje shume serioze, ka ndodhur ajo qe e ka lene peng Shqiperine 23 vjet ne duart e krimineleve prandaj kerkohet qe si opozita dhe pozita ne momente te tilla te jene ne unison dhe te nderojne ato institucione qe po i zbardhin faqen vendit. Nuk fitohen vlerat dhe mbivlerat me mohimin e te vertetave apo duke vetdeklaruar se “ne jemi grupimi i vlerave, sjellim vlerat ne shoqeri, etj” kur dihet qe ne 23 vjet tek te dy grupimet politike jane vertetuar veprime qe nuk i duheshin vendit dhe qe e kane demtuar ate.
    Te hiqet dore nga metodat nihiliste ku te vertetat, me qe i realizon njera pale, patjeter duhet ti percnoje pala tjeter. Jo zoterinj,apo shoke (si te doni juve t’ju them), nuk ecet keshtu. Te gjithe jemi shqiptare dhe duhet ti shohim te mirat e te keqiat me peshoren e nje Shhqiperie te lire, te sigurte ne te ardhmen. Ndryshe nuk jemi te denje per te qene ne drejtim te ketij shteti te shumevuajtur.
    Se fundi: Jeni te lutur te mos merreni me gjera ordinere, vendi ka nevoje per lidere politike dhe udheheqes te nderuar, nuk eshte ne nderin askujt te merret me brockulla, kur njeriu eshte ne majat e pushtetit.
    Me respekt Dulgari

  • Kuje në drekë! Çfarë niveli! Këta e mbajnë vehten për politikanë?! Të vjen për të vjellë…
    O moj drejtësi, e mjera DREJTËSI…Kur do merresh me këto figura të konsumuara dhe qesharake?
    A do mbajnë dhe këta përgjegjësi për gjëmat e bëra ndër vite? Piramidat, hapja e depove, sulmet ndaj opozitës dhe vrasjet, Gërdeci, 21 Janari, e të tjera bëma që mbase nuk njihen publikisht? Me këto figura të damkosura do ecë përpara opozita shqiptare?!
    Nuk bëhet opozitë me të njëjtët njerëz që kanë vrarë dhe kanë shkelur me këmbë qytetarët, vetëm për interesa personale dhe kredibilitet partiak!
    Opozita kërkon njerëz seriozë, të pa implikuar, të papërfolur, të papërlyer më parë në afera mafjoze. Vetëm kështu mund të ngjallë respekt dhe dinjitet!
    Sa respekt dhe seriozitet mund të përcjellë në popull Berisha? Paraprakisht, me sa kemi parë e dëgjuar, ZERO! Po Basha? Le të na e thotë DREJTËSIA! Sepse nuk mund të vazhdohet më duke bërë sikur nuk ka ngjarë asgjë e keqe këto 23 vjet. Sikur këto figura nuk janë përfolur për bëmat e tyre. Prandaj dhe duhet Drejtësia ta thotë fjalën e saj, që çdokush të mësojë të vërtetën e të mos merret me hamendësime. Askush nuk e ka për taksirat të dëgjojë në parlament broçkullat e të rrjedhurve…
    Sepse mendimi që është rrënjosur në mendjet e shqiptarëve se …” Këta janë njëlloj, si ata dje kështu dhe këta sot” ia vlen të sqarohet njëherë e mirë. Do ishte fatale për Shqipërinë dhe brezin e ri, të vazhdohet me moton…”Shtyje, se në Shqipëri jemi. Asgjë nuk do bëhet. Askush nuk do dënohet nga kokat e djeshme”.
    Nuk ka ofezë më të madhe për dinjitetin qytetar, se sa mendësia e të lënit të gjërave të notojnë në moçalishtet e qelbura të së kaluarës infektive…
    Mbase, shpresa e vetme me marrjen e statusit të vendit kandidat,është Europa që të vërë kushte të rrepta për kulturën e NDËSHKIMIT. Shpresojmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *