Media belge i druhet Januzajt: Mund t’i bashkohet Shqipërisë?!  

anazapta

Nëse nuk aktivizohet në finalet e Botërorit Brazil 2014, atëherë Adnan Januzaj mund ta braktisë Belgjikën dhe t’i bashkohet Shqipërisë.

Një gjë të tillë ia mundësojnë rregullat e FIFA-s, pasi mesfushori kosovar ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me belgët. Edhe në takimin e djeshëm që Belgjika fitoi ndaj Rusisë (1-0) talenti nuk është aktivizuar nga trajneri Vilmots.

Në fakt, 19-vjeçari ka luajtur me Belgjikën në dy ndeshje miqësore, por sipas rregullores së FIFA-s ai duhet të luajë në ndeshje zyrtare, për t’u bërë zyrtarisht lojtar i Belgjikës.

Për këtë arsye, mediat belge po frikësohen se Januzaj mund të largohet nga Belgjika, nëse nuk aktivizohet në Botërorin e Brazilit. Ato e kanë marrë si shembull rastin e Naçer Çadli, i cili kishte luajtur në miqësore me Marokun, por pastaj iu kishte bashkuar Belgjikës.

Media belge thonë se trajneri i përfaqësueses, Vilmots duhet ta aktivizojë sa më shpejt Januzajn, për t’i shuar shpresat Shqipërisë, Anglisë dhe disa vendeve tjera, duke kujtuar se edhe Kosova ka mundësi ta marrë mesfushorin.

Share This Article
18 Comments
  • Kesaj i thone shume zhurme per asgje. Talent i rralle por nuk e aktivizojne as Manchester dhe as Belgjika!?

  • Ky djali as nuk ka lidhje me Shqipërinë. Eshte njësoj si te marrim një lojtar nga Nigeria, Maqedonia e Kosta Rika. As e ka gjak, as e ka pare e as ka folur ndonjëherë për Shqipërinë.
    Ndoshta nëse nuk e aktivizon Belgjika, te provoje Anglinë, nëse as ajo nuk e don, te shkoj me Turqinë ose Serbinë. Ai refugjat është.
    Sa me heret te vendoset rregulli qe te kemi lojtare qe luajne ne kampionatin shqiptar, aq me mire do te jete. Le te forcojme ekipet shqiptare, behet edhe kampionat i forte, keshtu edhe e ardhmja e Perfaqesueses eshte me e sigurt. Me keta mercenaret e deritanishem qe kene bere marketing per vehte, vetem sa e kane shkateruar traditen e futbollit shqiptar. Natyrsht aq sa ishte.

  • CA I DHA SHQIPERIA KETYRE QE PRETENDON TE LUAJ PER TE .PSE DUHET TA SHAJME PER ZGJEDHJEN E VET .PO TE ISHIM PARA NJE ZGJEDHJEJE QE DO NA JEPEJ SI JANUZAJT DHE NE DO TE SHIHNIM INTERESIN TONE,UNE NUK MUND TE DUA TE TJERET ME SHUME SE VETEN

  • Hajde hipokrita hajde. Deri dje po benit ifo qe Januzaj te luante me Shqiperine. Ne momentin qe ai tha jo, filluar duke ju vene kunder.

    Ahhhhhh, kot nuk them une qe Shqiptaret (ata shqiptare) jane populli me HIPOKRIT NE KETE BOTE.

  • Kujt i duhet ai “m***t. Por mos te merakosen mediat belge se e para do ta fusi ne ndeshjen me te pare sa per ta djegur, dhe e dyta me nje baba qe ka Adnani per Serbine shkon e per Kosove e Shqiperi nuk luan.
    Dhe e fundit fare do ta shihni sa vlen realisht kur te shkoje Van Gaal.
    He is OVERRATET.
    JANUZAJ eshte kapitull i mbyllur per Shqiperine. Bluzen qe ja kisha bere tim biri me emrin e tij ne kurriz e kam djegur.
    Mos na e prishni humorin me njerez qe nuk e kane te qarte se cfare identiteti kane.

  • Adnan Januzaj vetem 19 vjeç eshte dhe po beni sikur çfare ka bere, po per Klinsmanin qe do drejtoje dhe urdheroje nje ekip AMERIKAN kender GJERMANISE keni gje per te thene???
    Hani nashi hani!

  • Kombi jone nxjerr ne vazhdimsi talente , ne kemi shum talente ne shqipri dhe neper bote por nuk kemi drejtuesit qe i duhen futbollit per te i afruar ne kombtare , se pari fshf duhet te rregulloje stadiumet , dhe te veje trajner shqiptar per komtaren . Ne drejtimin e FSHF ose te komtares duhet te jene figurat e medha te dale nga futbolli si Rudi Vata me Besnik Hasin e tjer .

  • NUK E MERITON TE LOZI FARE.VAJTI NE BOTEROR PA LUAJTUR ASNJE NDESHJE KUALIFIKIMI ME BELGJIKEN.NUK NA INTERESON ME NE SHQIPTAREVE E BERI ZGJEDHJEN E TIJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *