Model i hapur në mbarë vendin

anazapta

Dërguar me SMS

Në 0689073730

Miq të Ditës! Duhet t’i themi një “bravo” të madhe gjithë trupave të Policisë së Shtetit për aksionin e shkëlqyer në Lazarat. Megjithëse kjo ngjarje u zhvillua në një fshat të Shqipërisë, problemi ka qenë tejet i madh dhe lidhet me gjithë Shqipërinë, sepse për mbi 10 vjet në atë fshat është lejuar dhe mbrojtur kultivimi dhe tregtia e kanabis sativa, pra i drogës, nga segmente të pushtetit dhe policisë shqiptare. S’ka si të jetë ndryshe. Në mes të ditës, 24 orë, kjo punë, ky “biznes” është bërë i ligjshëm dhe ka marrë përmasa kriminale. Vini re armatimet që po gjen policia sot në fshat, ato janë të kalibrave të ndryshëm, në sasi të mëdha dhe që përdoren nga kriminelë të vërtetë. Pra, të gjithë u mësuan me fenomenin Lazarat, derisa ai u bë në njëfarë mënyre i natyrshëm, normal. Dhe ky model u përhap në mbarë vendin. Prandaj ndërhyrja dhe goditja e Lazaratit si hambar i drogës “made in Albania”, ishte goditja e fenomenit të madh negativ të paligjshmërisë, kriminalitetit. Por kjo kërkonte maturi e vendosmëri, guxim e kurajo, vullnet politik për të mundur njëherë e mirë të keqen. Nga ana politike, ky aksion është akti më i madh i qeverisë PS-LSI pas 23 Qershorit. Me respekt, Th.N.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *