Një vit në qeveri, Rama para deputetëve: Pas Lazaratit, radha e sistemit të drejtësisë

redaktor

Kryeministri, Edi Rama u shfaq sot përpara ligjvënësve socialiste me jo pak arritje në këtë vit të parë në qeverisje, ku natyrisht, sipas tij, rezultati në Lazarat, i dha një imazh tjetër vendit.  Por krahas këtij moment, me rëndësi për kreun e mazhorancës është reforma në drejtësi.

“Brenda dhe jashtë vendit ka jehuar fort fitorja e shumëpritur, por e pashpresuar nga shumëkush, fitorja e shtetit me krimin në Lazarat. S’ka asnjë dyshim se lufta me krimin ka qenë dhe mbetet një prioritet themelor. Një prioritet që siç e dimë të gjithë ka qenë tejet i mundimshëm në këtë pjesë hyrëse të qeverisjes për shkak të gjendjes katastrofike ku e gjetëm Policinë e Shtetit. Në këtë 23 qershor, pa u mbushur 300 ditë, përmbushëm angazhimin për ta kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës”, vuri në dukje Rama.

Por përmes këtyre vlerësimeve, do t’i jepte përgjigje dhe pretendimeve për shkarkimin e një prfaqësuesit të kabinetit “Rama”.

“Saimir Tahiri sot meriton jo vetëm falënderimin tonë të megjithë zemër për vlerën e shtuar që i ka sjellë qeverisjes dhe familjes tonë politike. Meriton edhe ndjesën e heshtur ndaj çdo deputeti që nuk e ka bërë si duhet ndaj tij detyrën e deputetit. Në kushtet ku i ka rënë për pjesë të punojë i duhet të përballet me situata tejet të rënda. Në këtë 23 qershor të parë të qeverisjes sonë ëndrrat dhe shpresat e rilindjes 2013 jo vetëm nuk janë fikur, por janë forcuar fale punëve të mira dhe rezultatet e prekshme dhe rezultatet në Lazarat jaë “qershia mbi tortë””, nënvizoi ai.

Gjithashtu, në fjalën e tij para deputetëve socialistë, Rama foli dhe për një opozitë në aleance me krimin, për gjyqtarë pjesmarres në vrasje dhe për “Gate” të përfshirë në pazare me prokurorinë. Sipas tij, me kete sistem drejtësie, Europen nuk e shohim “as me dylbi”.

Për këtë arsye, kërkoi nga deputetët e Komisionit parlamentar të Ligjeve të nisin diskutimet për reformën në drejtësi.

Share This Article
8 Comments
  • LAZARATIN NUK E KE CUAR AKOMA NE FUND OR MIK SEPSE KA KOKAT E MEDHAJA QE RRINE NE MES TE TIRANES.

    NUK QUHET CESHTJA E MBYLLUR SEPSE ARRESTOVE DISA FERMERE HASHASHI (THEM SEPSE GRUPIN E ZJARRIT AS NUK JU AFRUAT FARE, ATA VAZHDOJNE PUNEN DIKU TJETER)

    • I nderuar Zoti EDI RAMA megjithe se ne emigracion ndjekim me vemendje situatat qe kalon memedheu yne i dashur POR….nga thellesia e zemres buron NJE FALENDERIM I MADH DHE MIRENJOHJE E THELLE PER PUNE E BERE DERI TANI DHE LUFTEN KUNDER DROGES KORRUPSIONIT NE DREJTESI DHE KUDO NGA KOALICIONI PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE….Vazhdoni pa u trembur betejen tuaj ne perkrahje te popullit SHQIPETAR dhe radhitjen e memedheut perkrah popujve perparimtare te EUROPES DHE BOTES MBARE….urime dhe per fjalen tuaj te mbajtur para Grupit Parlamentar te Partise Socialiste ….Njofja me realitetin ka bere qe te heshtin ata qe e sollen memedheun ne kete derexhe….Presidentin Nishani qe tani e nxori koken se eshte ne perkrahje te hapur te Forcave te Erreta dhe Kriminale te Droges si dhe perfaqesuesit e P .D. Me ne krye kryemafiozin dhe kriminelin Sal Berisha …te gjithe ata qe jane ne perkrahje te krimit te organizuar ,droges ,trafiku te qenieve njerezore dhe shkeljes se ligjeve te shtetit duhet te vihen ne bangon e te AKUZUARVE DHE LIGJI TE MOS KETE MESHIRE…..edhe njehere urime ne misionin tuaj FISNIK NE SHERBIM TE POPULLIT DHE MEMEDHEUT TONE TE DASHUR ….urime …..urime ….urime ne kete perjetor te fitores se NJEMILION SHQIPETAREVE..

  • Vetem kete reforme nuk e ben dot.Ta kishe filluar para 6 muajve edhe mund tja dilje,sot,as mot,as per 4 vjet nuk mund ta shkaterosh korporaten e drejtesise.Nuk keni numurin e duhur te votave ne parlament,per kete ndermarje madhore.

  • EDI RAMA vazhdo o burr shteti …Cdo shqiptar i ndershem te mbeshtet !! Drejtesia eshte gangrena e ketij vendi !! Eshte turpi ,dhe shkaku kryesor qe shiperia ukatandis ne pike te hallit …Vazhdo ..se dhe ata qe mund ti kesh kundra nje dite do tu vij mendja ….do tu vij kur te perplasen ne per gjyqtare te koruptuar qe nuk bejne gjyqe …por vetem pazaare …..Fjala drejtesi eshte e dal nga moda ne Shqiperi me keta gjyqtare palaco …qe ven kandarin …e peshojne Eurot ….Nga te anoj kandari andej eshte drejtesia !…..

  • O sot o kurr.Kjo felliqsire drejtesije do nje sunam,se ndryshe gjin,tom,sashenka……nuk shkulen ate jane bere nje bllok i vetem betoni me paret e marra pa fund.Urime ne rilindjen e vendit dhe te drejtesise .

  • Shkall-Shkalle shteti po merre fizionomin e vet.Deri tani nuk kapasur shtet. Kjo rruge duhet te vezhdoj dhe duhet te mebeshtesin te gjith qeverin nga te gjith.Askush nuk del i humbur nga berja e shtetit me ligje si te gjith bota demokratike. Edhe opozita ka interes per kete shte qe te forcohet.Asaj i kan humbur shum kuadro pa autor kjo si rezultat i mungese se shteti ligjopre.!

  • Policia e Shtetit meriton pergezime per aksionin ne Lazarat, le te sherbeje ky tregues per te theksuar se asgje s’ eshte e pamundur kur shteti angazhohet me seriozitet. Reforma ne drejtesi do kaloje neper nivele te tjera ku suksesi nuk mund te jete i imediat; pradaj duhet vullnet afta-gjate.

    Votat i keni per cdo lloj reforme. Harrojeni Opoziten si ne pengesa [s’ka c’te beje fare] si ne replika e si ne batuta. Punoni per njerezit e shtetin, jo per inat/krahasime e c’ka ndodhur me pare. Shqiperia e meriton nje shtet funksional, me ato mundesi qe kemi per tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *