Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me batuta mes deputetëve të maxhorancës. Gjatë diskutimeve pa praninë e deputetëve të opozitës të p/ligjit për zhvillimin e territorit, ishte e pranishme edhe ministrja e Zhvillit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Mbledhja e komisionit u shoqërua me batuta mes deputetëve, ndërsa ligjvënësi socialist, Bashkim Fino, u largua nga komisioni, pasi kreu i tij, Fatmir Xhafaj, nuk i dha fjalën, megjithëse Fino ishte relatori. Largimi i Finos u shoqërua me batuta mes deputetit Blendi Klosi dhe ministres Gjermeni.
Drafti i paraqitur u miratua me shumicë votash. Ministrja Gjermeni u shpreh se ndryshimet e propozuara janë koherente dhe të zhveshura nga interesat klienteliste. Ajo u shpreh se drafti ndalon legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Sipas saj, ligji i mëparshëm nxiste informatiletin dhe që nga nisja e punës në drejtimin e kësaj ministrie janë konstatuar shumë detyrime ligjore.
“Veç defekteve ligji nuk është zbatuar nga faktori politik”, tha Gjermeni.
Anëtari i Komisionit të Ligjve, Bashkim Fino, ka sugjeruar se para sjelljes së ligjit urbanistik do të duhej të mbyllej i gjithë procesi i legalizimeve.
“Ne dimë që ligjet e urbanistikës vuajnë nga aktet nënligjore. Do doja që rregullorja e urbanistikës të bëhet paralelisht me ligjin. Pra aktet nënligjore të bëhen në kohë. Nuk duam që ligji të ketë fatin e 2009. Mos do ishte mirë që të mbaronin legalizimet dhe pastaj ta sillnim ligjin?”, tha Fino.
Kërkesa e Finos u mirëpritur nga ministrja Gjermeni, por ajo sqaroi se po punohet paralelisht që aktet nënligjore të jenë gati dhe të garantohet implementimi i ligjit.
“Është marrë parasysh reforma territoriale, madje jemi treguar të kujdesshëm. Jam dakort që të vendoset një afat konkret. Kemi kufizuar ndërtimet pa leje. Kërkesa juaj që ligji të vinte pasi të mbylleshin legalizimet mbase do ishte e drejtë”, tha ministrja Gjermeni.
Batutat
Fino: Duhet të vendoset një datë e caktuar për mbylljen përfundimtare të procesit të legalizimeve, do ishte mirë kjo gjë
Gjermeni: Për legalizimet edhe unë mendoj të ketë një afat konkret për t’i dhënë fund procesit e për të vijuar zbatimin e ligjit
Fino: A është marrë në konsideratë ndarja e re territoriale në ligjin për territorin?
Gjermeni: Për ligjin e territorit është marrë në konsideratë Reforma Territoriale, bashkëpunim mes dy grupesh pune
Vasili: Argumentat e qeverisë nuk janë bindëse dhe arsye themelore që ne të bëjmë një ligj të ri, që është bërë para 4 vitesh
Gjermeni: Planet vendore të hartuara nuk do hidhen poshtë, por do bëhet një harmonizim me planin e përgjithshëm kombëtare.
Fino: Unë relator dhe s’më jep fjalën, vazhdojeni vetë
Klosi: Hë moj Eglantina çna bërë?
Gjermeni: Pse dhe për këtë unë e kam fajin?

Keta edhe pa opoziten nuk arrijne te merren vesh me njeri tjetrin.
O Fino , jua ka shkaterruar nervat SAL- GOJQELBURI mo , mblidhni mendjen e punoni me qetesi !!
Epo nuk flet vetem njeri atje lart
Debate le te kete,po mosmarveshje sduhet te kete,ne fund mbas debatit me bindje normale te vendoset unanimishte…!!??
Serenata deputetësh me muzikën e kungulleshkave? Me duken fenomene të veljes shumë shpejt nga pushteti !?
Meqe:
– Gjithshka eshte Personale
– Rroga dhe privilegjet vazhdojne
– Keshtu bejne te gjithe
– Kulture debati/ rradhe punesh s’ka askund
– Ngelem ne nivel “finosh, ballash, bracesh, ristanesh e nokash” permbi 20vjet +, pse mos te ikin, bojkotojne, largohen e ne pergjithesi ta cojne vendin me keq se e kane cuar.
[p/a/ t’me falin zoterinjte e mesiperm per “emer-permendje” s’eshte faji i tyre qe jane ne ato >> pozita. (2x) ]
Eshte faji i nivelit te shoqerise shqiptare. Nuk ka kulturen e duhur se cfare duhet te kerkoje nga klasa politike. Populli dhe politika seriozisht takohen me njeri-tjetrin vetem nje here ne 4 vjet per votime. Pastaj gjate 4 viteve populli shqiptar sheh ne tv thjatron e shemtuar te politikes e parlamentit.
Harrova…..edhe sidomos thjatron e shemtuar te opinionisteve televizive. I vetmi opinionist qe po behet interesant eshte ai Lorenc Vangjeli. Dhe e dini pse? Se duket sikur po tallet me vete opinionistet.