“Statusi është si fejesa . Fejesa ka kushte se pa plotësuar kushtet nuk martohesh dot”, – kështu komentoi ndër të tjera dje Edi Rama. Për hir të së vërtetës e gjithë dita e djeshme, u shoqërua kryesisht me deklarata e komente euforike, kudo lexohej një gëzim i madh. Në rrjetet sociale dukej si një ditë Pashkësh, apo Bajrami, ku secili nxitonte të bënte urimin e vetë. Pritja e gjatë për statusin dhe përmendja e tij pa fund në media, injektimi i fjalës “Status” dhe “Evropë” çdo ditë, gati sa nuk e ktheu në fe’. Dje ndodhi e shumëpritura ditë. Po çfarë ka përtej perdes së entuziazmit? Çfarë fitojmë konkretisht?
Si për të na ardhur në ndihmë, Delegacioni i Bashkimit Evropian dërgoi dje disa piketa të avantazheve që do të ketë Shqipëria pas marrjes së statusit të vendit kandidat, ndonëse në piketat e ofruara përziheshin së bashku me avantazhet nga statusi dhe avantazhet që vijnë nga integrimi i plotë.
Rruga drejt integrimit të plotë, mund të jetë më e gjatë nga sa mendohet, por mund të jetë dhe krejt e shkurtër nëse Shqipëria punon fort me reformat dhe kriteret e kërkuara nga BE-ja.
Aktualisht Shqipërisë i është hapur zyrtarisht rruga që të negociojë anëtarësimin e saj në BE, duke pasur status zyrtar të kandidatit. Në pikëpamjen e përfitimit material direkt, aprovimi i këtij statusi ende nuk luan ndonjë rol të ndjeshëm. Fondet kryesore që synohen nga shporta e BE-së janë ato që quhen fondet e projekteve mbështetëse të IPA-s.
Deri sa pa marrë statusin, Shqipëria përfitonte nga projektet e IPA-s rreth 45 milionë euro çdo vit. Këto fonde orientoheshin dhe shpërndaheshin nga vetë zyra e BE-së në Tiranë, por që pas Gushtit të vitit 2013, shtetit shqiptar i lindi e drejta që këto fonde t’i menaxhonte vetë. Me marrjen zyrtarisht të statusit të vendit kandidat, shuma në fjalë pritet të dyfishohet, të shkojë rreth 80 milionë euro. Por sipas një vendimi të marrë nga BE-ja, Serbia dhe Shqipëria konsiderohen vende me risk të lartë buxhetor dhe është obligim që gjysma e fondit duhet të shkojë tjetërkund, pra në kuptimin e investimeve direkte, fondet e IPA-s të mbeten thuajse sa kanë qenë më parë. Ata që e kuptojnë pak më qartë lojën, e dinë që qeveria shqiptare duhet të konkurojë fort me projekte konkrete dhe strategji, ndërsa BE-ja vitin e fundit ka kufizuar dhe shtrënguar dorën.
Nga ana tjetër, marrja zyrtarisht e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, sjell automatikisht, një monitorim më të fortë të Shqipërisë nga institucionet ndërkombëtare, sidomos për sa i takon shtetit të së drejtës dhe lirive të njeriut apo të sipërmarrjes. Në këtë aspekt mbi Tiranën zyrtare do të ketë një presion të fortë sidomos sa i përket gjyqësorit dhe administratës ekzekutive në rang qeveritar apo dhe vendor. Këto janë ndikimet kryesore të kësaj faze ku kemi hyrë zyrtarisht dje, prandaj dhe euforia duket paksa e ekzagjeruar nëse i referohesh termave konkrete të përfitimeve direkte.
Nga ana tjetër në Shqipëri, përveç euforisë së përfitimit, çuditërisht nuk bëhen asnjëherë hesapet e riskut. Ose të dizavantazheve dhe sfidave të vështira që mund të na përballë ky proces. Sot Shqipëria është një vend ku raporti mes importit dhe eksportit është përmbysur prej dy dekadash dhe pjesën dërrmuese të produkteve ne e blejmë nga jashtë.
“Europa” është një nga frazat që i gjithë establishmenti politik shqiptar ka përdorur pa fund në dy dekadat e fundit. Evropa ishte “Nordi” ynë, shpëtimi ynë shihet gjithnjë jashtë kufijve tanë, duke e mistifikuar si një ‘dhuratë që do na shpëtojë’ pa preferuar të shohim veten në sy. Në fakt Evropa, ka qenë një destinacion që establishmenti politik e dinte mirë se shërbente si një alibi perfekte. Rruga ishte e gjatë dhe premtimi mund të mbante për shumë kohë, propaganda duke orientuar vëmendjen jashtë fshihte më mirë atë që ndodhte brenda.
Por në dy dekadat e fundit, e gjithë klasa politike shqiptare, ka pasur thuajse ‘tabu’ një parim që në kancelaritë Evropiane është një nga parimet më të rëndësishme: “Bilancin Tregtar”. Angela Merkel, zonja në krye të lokomotivës së BE-së, e nis ditën e saj të punës duke marrë të dhënat mbi situatën e bilancit tregtar të Gjermanisë. Kështu veprojnë shumë udhëheqës shtetesh të konsoliduara.
Në Shqipëri, ‘bilanci tregtar’ nuk përmendet asnjëherë nga klasa politike, nëse do bëheshin bilancet tregtare të këtij vendi, me siguri që establishmenti politik shqiptar do dilte një nxënës ngelës, ose nëse ruajmë simbolikën e ‘dhëndrit’ , do dilte steril, i pafuqishëm për t’i dalë Zot “shtëpisë” dhe “martesës”. Ndaj dhe Evropa përveçse një objektiv racional me avantazhet dhe risqet e veta, është ndërkohë dhe një alibi e çmuar e këtyre 20 viteve në Shqipëri, për të justifikuar ekzistencën e këtij establishmenti. Është zgjidhja jo dhe aq krenare për të gjetur shpëtimin tek ‘xhepi i vjehërrit’. Baba i nuses e dha fjalën dje, por mbetet ende për t’u parë si do sillet “dhëndrri” vitet e ardhshme.
**********
Tre dimensionet e përfitimeve sipas delegacionit të BE-së në Tiranë:
Përfitimet ekonomike:
-Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin mallra dhe kapital nga një vend i BE-së në tjetrin pa ndonjë kufizim apo barrierë. Kjo do të nxisë zhvillimin e ekonomisë dhe do të lehtësojë procedurat burokratike gjatë shkëmbimeve tregtare.
-Konsumatorët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të blejnë me çmime më të lira.
-Me integrimin në BE, biznesit shqiptar do t’i ofrohen kapacitete të shtuara dhe perspektiva më të mira për të konkurruar në një treg unik me rreth 500 milionë konsumatorë, siç është tregu evropian.
-Eliminimi i tarifave dhe barrierave do të sjellë reduktimin e kostove tregtare dhe do t’u reduktojë firmave dhe kompanive mundësitë për të pasur pozicionin monopol në treg.
-Do të rritet cilësia e produkteve të konsumit. Do të aplikohen standarde kontrolli të njëjta si për vendet e BE-së.
-Me integrimin në BE, barrierat për transferimin e teknologjisë do të eliminohen dhe kjo do të sjellë rritjen e aksesit në sferën e inovacionit dhe prodhimtarisë.
-Do të ofrohet perspektivë më e mirë për punësim të shqiptarëve në vendet anëtare.
-Do të rriten investimet e Huaja Direkte – Hartimi i politikave për një klimë të mirë biznesi dhe funksionimi efiçent i një ekonomie tregu të lirë në një atmosferë të qetë politike do të stimulojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Përfitimet politike:
-Shqipëria do të ketë një demokraci të konsoliduar çka është kusht për të gjitha vendet anëtare.
-Si vend anëtar i BE-së, Shqipëria do të jetë më e sigurt dhe do të japë kontributin e saj në zhvillimin e Evropës së Bashkuar.
-Shkëmbimet kulturore do të rrisin mundësitë për krijimin e një shoqërie të hapur, me standarde dhe me shumëllojshmëri modelesh.
Përfitime sociale:
-Si çdo vend anëtar që adapton politikat e BE-së në çështjet ekonomike, sociale, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, emigracionit illegal, edhe në Shqipërido të ketë një rritje të përgjithshme të standardeve të jetesës.
-Do të ketë shërbim shëndetësor të standardeve evropiane.
-Siguria në punë do të jetë me të njëjtat standarde si në vendet e tjera të BE-së.
-Shqipëria do të vihet para detyrimit të shtuar për respektim rigoroz të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.
-Do të përmirësohen standartet mjedisore. – Anëtarësimi në BE, do të krijojë premisa për politika të zhvillimit të qëndrueshëm të vëndit, ku elementët mjedisore do të jenë pjesë e politikave të zhvillimit të vendit. Duke përshtatur standardet mjedisore të BE-së, Shqipëria do të jetë në gjendje të mbrojë mjedisin e saj.
-Do të rritet cilësia në arsimim. Bashkimi Evropian ka ndihmuar tashmë vendet kandidate potenciale si Shqipëria në përmirësimin e sistemit të edukimit, përmes programit CARDS dhe kohët e fundit përmes programeve TEMPUS. Anëtarësimi në BE do t’i lejojë Shqipërisë të shfrytëzojë programet e tjera të Edukimit që aplikon BE –ja, si Socrates, Leonardo da Vinci dheYouth.
*********
Rama: Statusi, si fejesa. Tani, rruga bëhet më e vështirë dhe sfida më e madhe
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE ka votuar unanimisht për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Lajmi i mirë për marrjen e statusit është konfirmuar nga Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili nëpërmjet një postimi në Tuiter përgëzoi Shqipërinë.
“Albania: urime për statusin e kandidatit, miratuar nga ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”, shkruan Fyle.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili shprehet krenar për marrjen e statusit. “Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht#PS-LSI:-)Flm e mirënjohje për gjithë JU”, shkruan Rama në Facebook dhe Tuiter.
Më pas në një konferencë për shtyp kreu i eksekutivit komentoi vendimin e Brukselit dhe falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke mos harruar opozitën, por falënderimi më i theksuar shkoi në adresë të kryetares së komisioni parlamentar të integrimit, Majlinda Bregu.
E ndërsa marrja e statusit do të shoqërohet me kushte të forta për negociatat, kryeministri Rama u pyet se çfarë ai mendon për çeljen e tyre. Zoti Kryeministër, nga informacionet që vijnë nga Luksemburgu, statusi do të shoqërohet me kushte tepër të forta për çeljen e negociatave. Do të doja të dija kur mendoni se Shqipëria do t’i çelë negociatat? – ishte një nga pyetjet e djeshem për kryeministrin dhe ai u përgjigj:
Statusi është si fejesa. Fejesa ka kushte, se pa plotësuar kushtet nuk martohesh dot. Kështu që, as që diskutohet që procesi vjen duke u bërë më intensiv, rruga vjen duke u bërë më e vështirë, jo më e lehtë dhe sfida vjen duke u bërë më e madhe dhe jo më e vogël. Në këtë aspekt, ne jemi të bindur se do t’ia dalim, pavarësisht se çfarë kushtesh vendosen. Kushtet që i kemi vendosur vetes janë më të rënda se ato që mund të na vendosin të tjerët. Ne nuk do të plotësojmë kushtet e të tjerëve, por ne do të bëjmë çdo gjë që lidhet me çka na kërkohet, sepse është në të mirën e vendit dhe të fëmijëve tanë. Kështu që, do shkojmë përpara jo se na e kërkojnë të tjerët, por sepse destinacioni ynë është të shkojmë përpara dhe të ecim më shpejt, drejt rilindjes dhe të plotësojmë gjithë pjesën tjetër të rrugës, për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota të Familjes Europiane.



Z.Rama, kini parasysh nje gje: Deri tani jeni treguar siperfaqesor dhe nuk keni prekur thelbin e gjerave.
Presim ndryshim, presim rilindje.
Urime Shqiperise
ore Red, po cfare duhet te bej Rama sipas teje?
Bregdeti po ndryshon, statusi u mor, Lazarati ra.
Nuk te duken pune te mira keto ty ne kaq pak muaj qeverisje?
E bukur kopertina hahahaaaa 🙂
Dhendri Rama duhet te kishte si shoqerues Meten dhe Saliun.
Kurse nusja eshte ashtu sic ka thene Gjergj Fishta dikur
🙂
urime, tashti e ka radhen drejtesia e cila duhet bere qelizem se vetem keshtu do te kemi mundesi te ecim me shpejt dhe duke respektuar veten tone te imponojme te tjeret qe te na respektojne.
mashtrime po kushe ka mendere te ndloi amerikene me vjedhjete qe po i bene ketij vendi po pas tyre kame lexuare ne gazetene gjermane spigele jane turqite qe na kane lene pase pre 600 vjeteshe dhe nuke lene demokracine te jetoi po pastaje ke serbine e grekune qe do greqine ne mese te shqiperise ka mare gjithe ate cameri dhe thote himara eshte greqi dhe kjo kurve qe votoi stausine nuk ndihete po pabesia me e madhe italia qe bene petrolifere dhe nuk eshte erezulative dhe ka 10 vjete qe tallete ne kalivace e si tallene me shqiperin qe jetone me 200 euro ne muaje hahahahahhaha dhe me
Humor,rreth statusit…..
TE GJTHE LOZEN FORTE,POR, KUSH E BERI GOLIN SE?!
Fest’ e madhe,gjithandej…
(Tashme,shqipja ka nje status)
Mirpo, ty o Sali bej…
Fitorja,te ka tramaksur!
Packa,pse ti po perpqesh,
te ngerdhesesh i gezuar!
packa,pse kerkon t’i vidhesh,
tmerrit,qe te ka pushtuar…
Dikush,nga radhet e tua,
Hodhi dje,nje goxha pordhe:
– Statusi,n’a u dhurua,
Fal Saliut,faqe bore (!)
Tha, merite,paskan te gjithe,
(Me shume nga te gjithe, PD-Ja!…)
Dhe merite,s’ka asnje cik,
Vecan Rama,dhe PS-ja…
Ne ka Zot,duhet duruar…
Me degjoni o, shqiptar!
Evropa,n’a pat harruar,
qe se lehu,ky zagar…
Nejse,dhe une kam mendimin,
Te gjithe lozem,ndaj fituam.
M’a thoni,te heq fiksimin,
Ne loje,ke me gisht treguan?!…
Me qe jemi te botrori…
(Argjentinen,gjithe e pame)
Nentedhjet’minuta goli,
humbi fushes,pa nishan!…
Ama,ne minuten shtese…
Mbetem shtangur,te habitur!
Kur, nuk kish me asnje shprese,
Vjen nje gol,aq shum’ i pritur(!)
Ndersa,theu kemben tersi…
shperthen vet,i madhi Rama!
Jo,me falni, ishte Mesi.
Gjuha shkon,ku dhemb dhemballa…
shoku ke probleme serioze me shqipen, sidomos me e (dmth ë) ne fund te fjaleve, qe i ke pa dogane fare…
Kjo eshte nje dimte e mbare per shqiptaret dhe nje dite e zeze per DOKTOR MORTIS DHE MIQTE E TIJE TE BORDIT SERB.
SHQIPERIA me VRASJEN qe i beri SALI QENIT me 23 06 2013 sot ndjehet EUROPIANE Urimet me te mira kesaj QEVERIE
http://www.youtube.com/watch?v=ZvN5e4PzZYE
Bravo e madhe per qeverine shqiptare dhe Edi Ramen ,por ky ishte vetem hapi i pare.E ka pa njeri doktorin???? E boni gati shamine me e mush me lot????i shkreti aldo bumci dhe ed halimi qe do hane shpulla nga doktori sot ??Po muli cu bo mor jahu???
doktor morti:Sikur PS te ishte dakort Europa do kishte dhene qe ne vitin 1993.Ju e dini se kur do jepej ky status PS nisi Namik Dokle ne Bruksel ku dekleroj se nuk eshte pjekur ala qershia dhe kundershtoj marrjen e statusit.Po kjo parti e zvarriti per tre vjet ket status vetem per tre ligje.Ne kohen kur ate dita NATO do vendoste qe vendi te bashkohej kti pakti PS bente demostrata apo e ke harruar.Kur do liberalizoheshit vizat PS me ne krye Ditmir Bushatin tha ne Bruksel se po jua a dhat vizat do keni nje milion shqiptar ktu.Nese nuk jan te verteta kundershtoj me fakte,po mjerisht nuk ke ku ti gjejesh se keshtu eshte e verteta.Sodoqoft i uroj suksese kti populli qe vuajti per 47 vjet komunizmit qe prap po jua shef sherrin me bllokmenet e rinje.
akoma ju ka ngelur mendja te komunizmi pandeni se do merni pike duke zene komunizmin ne goje epo jeni me ter men koke trashe e budallenje gje dilni dhe shkuani me gojen e sales lares po pse ju kane len dhe ato qe keni po si do te te jepnin statusi ti mo zoti ne 93 ne dhe tani se kemi kuptuar mire demokraci e jo me ne 93 qe ishime nga mende totalitar komplet dhe kete e vertetoi vete sala me ato qe beri ne 97 kur gjithe evropa dhe amerika i thoshte qe te terhiqej nga zgjedhjet e vjedhura dhe ai ngulte kembe te e tije biles i tha amerikanve nderhyrje ne punte e brendsheme a po stekujtohet zoteri po keto grevat e sales qe beri tani perse i beri gjoja te perndjekutit nga puna dhe te perndjekurit politik te komunizmit qe mbase se jepnini evropiant statusin dhe te dilte sala e te bertiste po ju mo te mjer se keni kuptuar se sales si jep me rendesi asnje ne evrop dhe amerike i kan lar duarte me sale ata nuke shikom mo qore i sales se po vjen dhe barozo ne tiran qe e kishte per te ardhe kur qe sala dhe serdhi a po ku ti kuptoni ju keta ju i ka peshtir sala ne tru te vogel akoma pandeni se do tiu shepetoj ai mjer ju
Si ka mundesi te mos mendosh nje here me logjike ? Ke vene syzet e sali toksikut mendon gjykon flet si ai kjo eshte shplarja e truve si je edhe ti .Nga e di ti se cfar tha D.Bushati ne Bruksel ? PSE JE KAQ I SIGURT QE P.S. PENGOJ STATUSIN PER 3 VJET ,,?Nuk kupton tani qe puna e qeverise se mepareshme ishte e manget , e deformuar .?Si mund te jesh vend kandidat ne EU.me kete nivel korrupsioni narkotrafiku qe u be legal ? Beson ti se me pune bindese heq njeri dore nga vesi droges ? Ka ndonje rast te tille ne bote ?Liberalizimi vizave apo pranimi ne Nato ti e sheh si merite te p.d. ashtu si thote ajo , pra ajo punoj mire Atehere si nuk pengoj p.s.ne kete rast kur paska pasur mundesi e force..?Kur p.d. ngel ne klase e ka fajin p.s.Kur ka sukses ate e ka arritur vetem p.d.Keshtu o z, Mark perpiqu te kuptosh pertej partise tende , perpiqu te ndryshosh te ecesh me kohen .Pa standarte e pa arritje e reforma nuk ecet perpara as ne Afrike , jo neE.U.Fanatizmi yt politik eshte ushqimi I p.d. e plot te tjere si ti , qe nuk shikoni akoma ku na coj Palopartia juaj P.D e shpellarit tuaj saliqenvicidolit ,,,!!!
BE, na dhe statusin,po pronat kur do na jape BE?
sa te vdes sala
Rama ka per te ngelur ne historine e shqiperise . Bravooooo
Bravo Rama dhe suksese te metejshme. Kjo ishte nje fitore ne radhe te pare per popullin Shipetar i cili e ka merituar 100% si dhe nje fitore e jashtezakonshme e qeveris se Rilindjes e cila shembi perandorin e hashashit dhe ka filluar luften totale ndaj korrupsionit galopant ne drejtesi dhe kudo. Kjo ishte nje fitore e madhe dhe mbi Agjentet e UDB-se Serbe te cilet ne momentet me kritike te vendit tone benin gjithmone rremuja dhe grushte shteti. Me 24 Qershor 2013 mesuam lajmin e mire te rrezimit nga pushteti te Salinistit (Gates) te ballkanit gjithashtu me 24 Qershor 2014 mesuam lajmin e madheshtor te dhenjes se Statusit per Shqiperin. Qofte 24 Qershori nje mbaresi per popullin tone.
Turqia ka 10 vjet me status kandidat e nuk e bejne anetar te BE. Ne mos merzitemi e gezohemi fare se kjo BE per 4-5 vjet a me pak eshte e shkermoqur dhe e shperbere ( se paku jo me kete format ). Shtetet po shkojne drejt pavaresise nga politikat e deshtuara globaliste te parlamentit europian.
U regjistruam ne kasen e pare.Kemi perpara 9 vjecaren,shkollen e mesme e ate te larte.Rruge e gjate na pret.Duhet te mesojme ,te bejme detyrat,te degjojme mesuesen(Evropin) e te mos grindemi me shoket
Urimet me te medha per Qeverine shpersedhenese per te gjithe .Do te thoja me plot gojen eshte qeveria me Inteligjente e djemve dhe e vajzave me te mireshkolluara dhe te pastra si drita e diellit mbi malet me bore , ndaj do ja arrijme qellimit.
URIME EDI…..I ! …JU lumte djema…..a!(Djemte e policise)
Cfare gezoni o njerez? Moret nje cope statusi dhe po fluturoni??? Yyyyyyyyyyyyyyyyy tju vije turp hipokrita….
Bravo Shqiperia.
Shpresojme te jete kthesa per mire jo vetem e klases politike por e te gjithe ne.
Ne dasem na kane ftuar tani te perpiqemi te jemi te denje ne sjellje, pune e tolereance politike,
Europa eshte maje mali qe arrihet me djerse .
Hyrja ne BE eshte pergjegjesi, taksa, respekt per pronen dhe pronarin perkates. Hyrja ne BE nuk eshte mburrje dhe “show politik”. Goditja e korrupsionit eshte akoma larg, sepse goditje korrupsioni dmth goditje edhe te peshkut me te madh.
GEZOHUNI o njerez se do hani me luge floriri tashti, do na japin dhe cekun e bardhe sic na e dha amerika ne 91-shin dhe jo nje po disa ceqe sic ja dhane greqise, italise, portugalise e me radhe dhe qe i kane mbytur me borxhe. ta gezojme edhe ne globalizimin?
“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë…”.
Vetëm PUNËSIMI do e bëjë të prekshëm për të gjithë shqiptarët marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndihma financiare dhe teknike e BE-së, duhet të ndryshojë gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, duke ngritur nivelin të paktën në minimumin e të ardhurave mujore europiane.
“Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi…” Sa aktuale tingëllojnë këto fjalë të Migjenit, akoma edhe pas një shekulli…
Por është aleanca PS-LSI që e ka marrë përsipër këtë mandat-sfidë. Të shohim se si do e zgjidhë këtë problem madhor të familjeve shqiptare, për të dalë njëherë e mirë nga niveli i varfërisë së PAJUSTIFIKUESHME, nisur nga burimet natyrore që ky vend zotëron me shumicë e tepricë… Varet sa të lartë do e vendosin stekën këto dy parti dhe a do e kapërcejnë dot?
Shpresojmë që premtimet për PUNËSIM të mos mbeten vetëm për fushatë, por të kthehen në realitet për familjet shqiptare që presin prej vitesh ndryshimin …”të hamë me lugë floriri” siç na e premtoi dhe Sali Berisha në vitet 90′.
Marrja e statusit është një hap sfidë për Shqipërinë. Shumë përgjegjësi, shumë seriozitet.
“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë…”
Vetëm PUNËSIMI do e bëjë të prekshëm për çdo familje shqiptare marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndihma financiare dhe teknike që BE do ti japë Shqipërisë, duhet të ndryshojë gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, duke sjellë nivelin jetik të paktën në minimumin e nivelit europian.
“Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi..”, sa aktuale tingëllojnë këto fjalë Migjeniane edhe pas një shekulli…
Mandati -sfidë që ka marrë aleanca PS-LSI, i vë para një përgjegjësie shumë të madhe dhe ne qytetarët presim shumë prej tyre. Varet sa të lartë do e vënë stekën dhe a do e kapërcejnë dot? Sepse PUNËSIMI është pika më e dhimbshme për familjet shqiptare në këto vite tranzicioni të tejzgjatur artificialisht, për qëllime të caktuara politike…Familjet shqiptare presin prej kaq vitesh ndryshimin…”të hamë me lugë floriri” siç na e premtoi dhe Sali Berisha në vitet 90′. Dhe nuk ishte e pamundur kjo, nisur nga pasuritë natyrore që ky vend zotëron me shumicë dhe tepricë. Por duhet DËSHIRË dhe ATDHEDASHURI për ta menaxhuar gjithë situatën. Shpresojmë që kjo qeveri ta ketë këtë ambicie dhe ta fitojë këtë sfidë.
Socialistet qe presin per ndonje pune ,tani te mos shpresojne me.
Edi e ka justifikimin: nuk na le Europa.
Ka eksperienc ne fejesa e martesa se ka bere pes te tilla.Ju militaruca qe hapeni ju aq e keni horizontin.Keni shitur njato vota dhe mendoni se do ju perkrahin.Shkoni e ruani dhit atje ne male e mos i harxhoni parat ne internet kafe.
Ne kete raste i bie qe e dashura e Be eshte shqiperia e virgjer dhe e pa puthur me pare pra i duhet Be qe ta drejtoje ne rruge te mbare sipas shkelesit edi,ekonomia zero,papunesia zero,drejtesia zero,korrupsioni ne maje te piramidave,fjale ,fjale dhe vetem genjeshtra,lavdata si dikur kur i thurenin kenge Enverit,shqiperia shkemb graniti,kryeministri heroi yne kombetare,ne njeren dore tritolin ne tjetren kerrbacin,veshtire do ta kete kjo nusja
“Statusi eshte si fejesa…” thote Rama.
Shpresoj te mos kete parasysh eksperiencen personale sepse atehere po gezohemi kot.
Rama akoma nuk e kupton se si kryeminister nuk i lejohen karagjozlleqet, jo ABC, EiBiSi etj. meqe eshte media prane opozites. Po nuk i shkon ne mend Rames se edhe Top Channel mund te kishte nje emer shqiptar? Pse e ka kaq problem raportin me zerat opozitare?
Mjaft me sofizma Rama behu konkret se nuk zgjidhen problemet duke bere “selfie”.
Urime, Urime, Urime
iri:Me vjen keq qe beni sikur nuk e dini.A ishin tre ligjet qe PS e asaj kohe ne apozit nuk i aprovonte me protekstin e keshillit te qarkut Fier qe nuk na dhan statusin.A ishte Ditmir Bushati ne Bruksel qe u tha po ju dhate vizat nje milion shqiptar ktu do i keni.Kush e ralizoj pyetsorin me 2225 pyetje per statusin.A ishte PS qe diten qe do hynin ne NATO ata organizuan demostrata ne vend.Jam i lumtur qe Shqiperia ju dha statusi kandidat ne BE te cilin po priste ne sirtar prej tre vitesh ti mbushej mendja PS.
@Mark uk
Prap ti re dhe akoma s´ke mesuar SHQIP ??????
Eshte opozite dhe jo APOZITE ORE KOQE……….
O Ed Rama.
A e ke menduar mire kete punen e europes ?
Po mire, ja ta zeme se Shqiptarve u intereson futja ne europe,
nje ndihme aty,nje borxhe atje, edhe me duar te shtrira ecim perpara.
……e njashtu t’shtrime mbrapa teje mbesin, tan jeten e vet
deri sa t’vdesin……..( e harruam )
Po pse vendeve te zhvilluara u intereson futja e shqiperise ne europe?
Ne nuk kemi asgje,industri,bujqesi,blegtori,turizem…edukate civile, zero,nulla.
Pastaj, si per kompesim kemi papunesine,kriminalitetin e korrupsionin
ne maksimumin e shkelqimit te tyre.
E ke pyetur veten se cfare u duhet Europes nje vend i tille ?
E megjihete ustallaret e politikes europiane jane dakorte qe ne te futemi
ne europe. Nuk te mban njecike ere e keqe?
Europa,per vendet e zhvilluara, eshte si ai carku i minjve me copa djathi,
Ata qe jane brenda duan te dalin e ata qe jane jashte duan
te hyjne. Imagjinoni si mund te jete per ne,nje vend i pa zhvilluar
e jo vetem ekonomikishte.
” Statusi si fejesa ” ka thene Rama? Kjo qenka per humor sepse anetaresimi duhet te jete si martesa pastaj. Dhe ketu qendron qesharakja se martesat e bashkejetesat e Rames jane te tilla qe vetem me humor e gallate tregohen.
albanian: Se pari nuk ju kam borc te me fyeni.Une nuk jam tu ba diktim,e flas ne dialektin tim shkodran.Nuk do ju fyej po ju lutem mos me fyeni here tjeter.Te nicku jot ke bere nje gabim ,jo albanian po turkushak te shkon ma teper.
Gezimi eshte i ligjshem. Per nje intelktual shikon perspektiven e gjerave dhe jo realitetin e sotem qe padyshim eshte me shume se deshperues.Fillimi eshte i mbare dhe premtues,kjo eshte e rendesishme per ne te rinjte qe ne nje afat kohor(kjo varet sa shpejt vrapon qeveria) relativisht te shpejte te perfitojme nga sa thuhet me larte. Opozita te ule koken dhe te bashkpunoje per reformat e domosdoshme.Sot me shume se kurre kerkohet nje paqe sociale dhe politike. Jemi te fundit dhe kjo eshte e rende dhe intelekti yne s’duhet ta pranoje kete realitet,realitet qe e kemi nga politik-beresit e 23 viteve trazicion.
faleminderir BE…
Shikoj qe te gjith shtetasit shqipetar frstojn,dhe thon tani jemi te lir te levizim pa kushte drejt be.se se kam kuptuar un, pas marjes se statusit:-shqipetaret do vazhdojn te njejten procedure per qendrimin ne vendet e be apo do gete liberalizim te plot te vizave?