Berisha: Statusi, arritje madhore. E morëm me vonesë se na bllokoi Rama

anazapta

Ish-kryeministri Berisha e cilëson arritje madhore në rrugën e integrimit të plotë në BE dhënien e statusit të vendit kandidat. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se statusi është para së gjithash i reformave që kanë sjellë vendin në stadin e meritës së tij. Në fund, Berisha akuzon kryeministrin Rama për vonesë të statusit, si pasojë e bllokimit gjatë kohës kur ai drejtonte opozitën.

 

Postimi i plotë

Urimeeee!!!

Të dashur miq, sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t’i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Kjo është një arritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Para së gjithash është vlerësim i suksesit të reformave tona që kanë sjellë Shqipërinë në stadin e meritimit të plotë të statusit të vendit kandidat.

Me këtë rast unë dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë atyre mijëra punonjësve të administratës shtetërore që, me punën, përkushtimin e tyre në hartimin, miratimin dhe zbatimin e mijëra ligjeve, vendimeve, rregullave, kritereve, standardeve, reformave, me përgjigjet e sakta të 2284 pyetjeve dhe 2000 nënpyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian dhe përgjigjen e merituar, bënë të mundur që Shqipëria të zbatojë me seriozitet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kërkesat për heqjen e vizave dhe të meritojë plotësisht që në tetor të vitit 2012 rekomandimin e përsëritur dhe në tetor te vitit 2013 të KE për statusin si dhe vendimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE. Një mirënjohje të thellë të gjithë qytetarëve për mbështetjen e tyre për reformat që sollën statusin si dhe Ministrave të Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe për vendimin e tyre të drejtë të akordimit të statusit të vendit kandidat.

Por sot, duhet të rikujtojmë se ne morëm me vonesë statusin e vendit kandidat pasi Edi Rama, si asnjë politikan tjetër në Europë, në një akt të mirëfilltë antikombëtar, e bllokoi atë në dhjetor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, duke refuzuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë dakord. Ftoj të gjithë shqiptarët të festojnë këtë vendim shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Europës! URIME!! sb

Share This Article
17 Comments
    • Qeveria e Sali Berishes e meritoi statusin e vendit kandidat qe me 21 janar 2011-te,kur pushkatoi pa gjyq kater Shqiptare te pafajshem dhe me duar ne xhepa.Qe ne ate moment Saliu dhe qeveria e tij moren driten jeshile per ne Evrope.Gabon Berishovici kur thote se qeveria e tij e meritoi statusin me 2012-en.Ne fakt e meritoi nje vit me pare,pra me 2011-en.

  • Po ty kur do te fusin ne burg o kryekrimineli serbogrek qe i nxive jeten ketij populli te shume vuajtur, sepse kjo do te jete fitore madhore.

  • U Krye… Ti mor ish Kryeminister je nje tip qe te hedh te tuat persiper. Po pse harron pushtimin banditesk te keshillit te qarkut Fier. Rama te thosh lejo te drejten kushtetuese shumices qe humbe ne ate keshill, ti nuk degjove kurre. Lejoje dhe te jap konsesusin per tre ligjet. Mos e harro pse erdhi bllokimi.

  • O kur foli dhe serbi ! Ja keshtu e duan serbet se keshtu vijne dhe te servilosen , kur behesh i forte !

    Eh mer Sal Serbi sa e pengove kete vend ! Do kishim hyre qe ne 1994 , po te kishim nje shqiptar ne krye , por serbet e Ramiz Alise nepermjet amerikanit Rajerson te vune ty dhe keshtu Shqiperia pervecse hoqi te zite e ullirit , nga 1994 shkoi ne 2014 !

    O Sali Serb bastardi , boll vodhe fitoret e shqiptareve !

  • Ky ka rreshqit fare …nuk e ka kuptuar se askush nuk do ti degjoj as emrin ketij njeriu..Evropa mezi priti sa te ikte nga pushteti dhe tani jo vetem qe nuk e pret me njeri po eshte katandisur si adoleshent 24 ore ne Facebook…Edhe pse PD beri pune te mira nuk I kane duk per shkakun e politikes konfliktuale dhe percarese te ketij njeriu…Fatkeqesi qe ishte kaq vite kryeminister…..

  • Jo o i marre, sa te ishe ti ne pushtet Shqiperia nuk do te mundete ta merte statusin, dhe ti kete e di mire!
    Ti more i paudhe e di Europen te lehte qe zotrote ja shket lehte? Jo mor jo Shqiperia e mori statusin pikerishte se Europa po priste me padurim qe te te shporrnim nje ore e me pare dhe se dyti sepse Europa e testoj mire Edi Ramen dhe pikerisht pse erdhi ai ne pushtet u be e mundur marja e statusit

  • Ti dallkauk Salih Berisha e ndave Shqiperine nga Europa.E fute ate ne konferencen islamike,ne boten e Allaut meshiremadh.
    Ti halldup vellai i Haxhi Qamilit per me shume se 20 vjet ne krye te shtetit Shqiptar nuk bere dot ate qe beri Edi Rama per 1 vit.
    Dhe ti psikopat pa aspak ndergjegje ke goje dhe flet.
    Prit dhe pak o Sali Berisha se shqiptaret do ta tregojne vendin ku duhet te qendrosh.
    Ne ate alene allaturka qe e ke qejf aq shume.

  • Zoti Berisha, eshte me mire te mos flasesh, sepse keshtu mund te shpetosh dicka nga cfare i ke shkaktuar jo vetem vendit tend.

  • Salo,vertet je personi qe me gjithe forcen e mendje e shterrur,perbalte shqiptaret dhe Shqiperine.Askush sa ti salo nuk ka demtuar proceset e intergimit te Shqiperise.Rama rrenoi ne fillim kete shemti nga skena politike,pastaj te rrenoi qerdhen e droges,ti zuri aty edhe miqet tu serb.Rrenoi pengesen me te madhe te integrimit shqiptare dhe ndershqiptar.Andaj,dolem ketu ku duhej te dilnim qe kur e kur, po mos te ishe ti, perbvaltuesi dhe kundershtari me i madh i shqiptareve dhe Shqiperise.Rama shume Urime ne kete fillim te rrugtimit shqiptare.

  • Shqiperia e mori statusin per negociata vetem fale levizjeve ne arenen nderkombetare as berisha se merrte dhe as nje qeveri shqiptare por SHBA e kane mare Shqiperine ne partonazh , thnx STATE

  • O Sali mor hajdut,qepe gojen mor kopuk.Nese ben sikur harron ky mjeran se pse nuk u mos statusi me pare,e di populli.Jan vjedhjet e votave 2009,11,qarkut te Fierit,qendrimet kriminale ndaj opozites,shperdorime skandaloze ne kuvendin e shqiperise,etj.

  • Urime qeverise Rama dhe popullit Shqipetaret per kete Sukses. 23 vjet vuajte dhe prerje dhe me ne fund doli nje qeveri e cila triumfoi dhe shpartalloi krimin dhe manipulimet e zgjedhieve. MErita per keto 23 vjet pune jane te popullit edhe pse vuajti … dhe te askujt tjeter.

    Neper Histori do te njifet Qeveria e RAmes dhe ato te mira qe do te kryeje gjate ketyre 4 vjeteve ne pushtet se bashku me BE-ne qe do te na ndihmoje …

    Ndersa gjate ketyre 23 vjeteve do te shkruhet dhe te mbahet mend njollat dhe tragjedite te renda mbi popullin Shqipetare si “Firmat Piramidale” … Lufta Civile 1997 … Tragjedia e Otrantos … Emigrimi Masiv … Vrasja e 200 Tropojaneve per Trafikun e Armeve … Manipulimi i zgjedhieve me vjedhie votash … Gerdeci … 21 Janari … dhe se Fundmi Lazarati Qendra me e madhe e narkotrafikut Europian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *