Mish i varur te pemët dekorative

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Përshëndetje Dita e dashur. Nuk do resht duke ju shkruar, derisa bashkia e Kavajës të largojë tregtarët e paligjshëm nga trotuaret, sepse po na falimentojnë ne tregtarëve të tregut industrial. Mini marketet janë sipër trotuarit nga spitali i vjetër i qytetit dhe ngjitur me tregun e ri ku janë edhe 3 mini markete deri në 10 metra gjatësi. E keqja tjetër dhe më e shëmtuara është tregtimi i mishit i varur te pemët dekorative në hyrje të tregut. Ose policia bashkiake është e paaftë, ose korruptohen duke marrë lekë nga këta të paligjshëm. Kryetari Rroshi për të cilin kemi shumë respekt, duhet të marrë vetë situatën në dorë e të vijë ta shikojë me sy këtë gjendje skandaloze. Respekt!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *