I nderuar lexues! Apolonia është qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut. Gërmadhat e qytetit janë zbuluar në fillim të shek.XIX, në kodrën midis fshatrave Pojan e Kryegjatë në perëndim të Fierit. U themelua në fillim të shek.VI p.e.s. Apolonia ishte një qytet-shtet skllavopronar. Në shek.V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike. Në këtë kohë qyteti preu monedhat e veta, të cilat u përhapën deri në krahinat më të largëta të Ballkanit, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire dhe me Atikën, e më vonë edhe me botën italike. Zhvillimin më të madh Apolonia e njohu në shek.IV-III p.e.s., kur qyteti u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës deri në këmbët e saj.

Tulla te holla te prodhuara ne Apolloni i kam gjetur ne nje muze ne Sofje te Bullgarise. Keshtu na tha Ciceroni i muzeut. U ndjeva krenar…