Neymar i druhet Kilit: Është një kundërshtar i fortë

anazapta

Më dygolëshin e shënuar në ndeshjen e fundit të grupit kundër Kamerunit, Neymar hodhi një hap drejt historisë pasi parakaloi në renditjen e golashënuesve më të mirë të Brazilit ish sulmuesit Ronaldinho dhe Rivaldo. Edhe pse 22 vjeç, lojtari i rritur në radhët e Santosit, numëron 35 rrjeta me kombëtaren Selecao, por për të, më i rëndësishëm mbetet suksesi i Brazilit. “Ndaj Kamerunit zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Të gjithë e dinë se asnjë lojtar nuk është më I rëndësishëm se skuadra. Përgjegjësia ime është të ndihmoj ekipin që të krijojë raste dhe të shënojë gola”, deklaroi Neymar. Po çfarë emocionesh i dhuron një eveniment i tillë lojtarit brazilian? “E kam thënë përherë se ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë që të luaj në një Kupë Bote dhe gjithçka u bë realitet. Sot më shumë se kurrë dua të ndihmoj shokët e skuadrës që të shënojmë sa më shumë”, tha sulmuesi. Në 1/8-at, Brazili duhet të bëjë llogaritë me një ekip amerikano-jugor dhe Neymar është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide. “Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Kilin. I kemi mundur shumë herë në të shkuarën por kjo është një histori tjetër sepse në Botëror diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla. Kili është një kundërshtar shumë i vështirë”. Edhe trajneri Luis Felipe Scolari kërkon që djemtë e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke i paralajmëruar për shkallën vështirësisë që paraqet kjo sfidë. “Disa njerëz menduan se Kili do të eliminohej që në fazën e grupeve, por ja që nuk ndodhi kështu. Ata janë vërtet një ekip i mirë. Nëse do të ishte në dorën time do të kisha zgjedhur dikë tjetër si kundërshtar sepse Kili mbetet një rival shumë i rrëzikshëm pasi ka cilësi dhe është shumë i organizuar”, u shpreh Scolari.

 

Share This Article
3 Comments
  • Mbase do te kem i nje tjeter perballje te bukur Brazil-Hollande ne cerekfinale !
    Del qe Hollanda te jete serisht e pafat sepse Brazili do japi maksimumin per ta fituar ate ndeshje dhe per te kapur gjysemfinalen. Per me teper qe eshte ne shtepine e tij.
    Por ne futboll asgje smund te parashikosh !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *