Shqipëria, në vendin e 56-të për investimet e huaja direkte

anazapta

Shqipëria renditet në vendin e 56-të në listën e shteteve më të përshtatshme për investimet e huaja, duke lënë pas në rajon vetëm Bosnjë Hercegovinën dhe Greqinë, kjo sipas American Journal of Policy and Finance Foreign Policy. Indeksi, i hartuar nga ekonomisti Daniel Altman, i vlerëson shtetet nga tetë faktorë: rritja ekonomike, stabiliteti financiar, siguria fizike, korrupsioni, varësia nga qeveria, bashkëpunimi mes partnrëve lokalë, kontrollet e kapitalit dhe normat e këmbimit. Qëllimi i indeksit është që të shihet se si këta faktorë do të ndikojnë investimet e huaja diskete për një periudhë 5 vjeçare. Bullgaria dhe Maqedonia janë shtetet më të mira për të investuar në Ballkan, thotë revista. Bullgaria është në vendin e 28-të në renditjen e  shteteve më të përshtatshme për investimet e huaja. Maqedonia është renditur në vendin e 29-të, duke u rritur me pesë vende në raport me vitin e kaluar. Greqia është në poicionin e 101 dhe përshkruhet si një nga shtetet më të këqija për investime në rajon. Rumania është në vendin e 48-të, Serbia në të  55-in. Bosnja dhe Hercegovina janë në pozicionin e 82. Për shkak të krizës politike, Turqia ka rënë në vendin e 79-të. Renditja e  Foreign Policy rendit shtetet që kanë potencial më të madh për rritje ekonomike. përveç Hong Kong, Tajvanit dhe katarit janë renditur në vendet e para edhe shtete afrikane si Botsuana dhe Gana. Vendi më i keq për investime është Venezuela në pozicionin e 112, si rrjedhojë e protestave dhe kërcënimeve të luftës civile. Shtetet evropiane që janë përpara në listë përfshijnë Poloninë, në vendin e 14-të, Republikën Çeke në të 21-in, Hungarinë në të 38. E ndikuar ndjeshëm nga kriza, Portugalia është në vendin e 64 dhe Spanja në të 89-n. Këtë vit Ukrania nuk është përfshirë në renditje, por vitin e kaluar ajo ishte në pozicionin e 97-të, një vend para Rusisë. SHBA-të janë në vendin e 26, Kina në të 60-n, Japonia në të 70-n. Rusia ndodhet në një prej vendeve të fundit, në të 108-n.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *