Bora paralizon Moskën

anazapta

Moska është zgjuar sot e zhytur në dëborë. Të paktën 20 cm borë kanë rënë gjatë natës në kryeqytetin rus, i cili përballet me temperatura shumë të ulëta.

Pas pesë ditësh me reshje bore, Moska duket e bllokuar. Pavarësisht masave të marra si zakonisht, bora ka paralizuar qarkullimin e makinave. Bashkia nuk ka mundur të pastrojë rrugët për të bërë të mundur qarkullimin normal, pavarësisht se 15 mijë mjete dhe 37 mijë punonjës janë në veprim. Trafiku është paralizuar, ndërsa metrotë dhe hekurudhat janë mbipopulluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *