Çfarë ishte beteja në Ujë të Bardhë?

anazapta

I nderuar lexues! Beteja në Ujë të Bardhë (1457) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër forcave osmane të komanduara nga bejlerbeu i Rumelisë, Isak Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Ushtria shqiptare, duke u tërhequr si e shpartalluar nga Dibra e Poshtme në drejtim të Lezhës, arriti t’i dalë në shpinë ushtrisë së madhe osmane dhe më 7 shtator, ushtria turke u godit në befasi pranë fshatit të sotëm Gjorm në afërsi të Laçit. Ushtria osmane pësoi një nga katastrofat më të mëdha në 14 vjet luftë kundër shqiptarëve. Fitorja pati jehonë në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *