Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Blair shkruan në Facebook: “Urime Shqipërisë që arriti të marrë statusin kandidat në BE-së, hapi i parë në rrugën për anëtarësimin. Kjo pason përpjekjet e vazhdueshme të vendit për reforma dhe është meritë e qeverisë dhe popullit shqiptar. Ishte fantastike të takoje kryeministrin Edi Rama javën e kaluar”.
Blair ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të qeverisë javën e shkuar.

edhe pse me shum dinakri dhe jasht masse me vones masi gjith shiptart jena me koh per europ na e dhon statusin jo per na njicgjo po e meritojshimedhe ma para
urime edhe juve zoti blair per IRAKUN, AFGANISTANIN, SIRINE, LIBINE, UKRAHINEN keni bere nje pune te paqme per ti shkateruar dhe vazhdoni edhe me shqiperine te njejtin avaz. popujt e dine shume mire se cfare vemjesh jeni ju dhe ata qe ju perkrahin??
Shefi ! Ke ngateruar adrese bre shefi. Nuk heq dore nga avazi i te hedhurit balte. Me syzet e kujt po e shikon veprimtarine e Blerit ? Bleri eshte mik i shqiptareve ( mos haro Kosoven )’ ndaj urimi i tij eshte i mirepritur dhe nder per ne. E dhe per ato vende qe permend, Bleri ka ene ne krah te popujve dhe jo te terroristeve.