Norma e interesit do të mbetet 2,5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë u bë i ditur nga vetë Guvernatori, Ardian Fullani, i cili gjatë një konference për shtyp sqaroi lidhur me situatën dhe pritshmëritë në ekonominë shqiptare. Sipas tij, vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili shqyrtoi dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.
Duke mbajtur te pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, Banka e Shqipërisë është optimiste për një ekonomi më aktive në muajt e ardhshëm.
Në vlerësimin e tj, eksportet në muajin prill të 2014 u rritën me 10%, ndërsa kërkesa e ekonomisë për financime mbetet e dobët.
Por sipas Guvernatorit ekonomia pritet të rritet në mënyrë graduale dhe marrja e statusit kandidat krijon mundësi për më shumë investime të huaja.

SHIKONI CFAR PORTRETI KA ESHTE TIPIK BANKIER PROVINCIAL DHE HAJDUT.. JU SI THONI…………………..????!!!!