Albpetrol me interes për investitorët nga Kazakistani

redaktor

Kompania e naftës Albpetrol tërheq investitorët nga Kazakistani, por për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri jo pak më rëndësi është dhe investimi në ndërtimin e TEC-it të përbashkët me Kosovën.
Konkretisht këto ide u shpalosën gjatë takimi që zhvilloi ministri i Energjisë dhe Industrisë,Damian Gjiknuri me një grup investitorësh nga Kazakistani, të cilët janë pjesë e delegacionit të nivelit të lartë që po viziton Shqipërinë, me ftesë të Zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë ishin të pranishëm drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha në fushën e energjisë dhe investimeve në Kazakistan, si SamrukEnergo e KazMunaiGas.

Ministri Gjiknuri paraqiti një panoramë të zhvillimeve në sektorin e hidrokarbureve dhe atë të energjisë. Gjiknuri deklaroi se gjatë muajve të fundit ka patur zbulime të reja në zonën e Shpiragut nga Shell&Petromanas çka flet për potencialin e lartë që ka vendi në drejtim të rezervave në naftë.

Investitorët kërkuan të njihen me potencialin e fushave të kërkimit të naftës ashtu sikurse me përspektivën që ka qeveria shqiptare në raport me kompaninë e naftës Albpetrol.

Ministri Gjiknuri tha se qeveria po shqyrton opsionet që mund të ndiqen në raport me përspektivën e Albpetrolit ndërsa i informoi investitorët për interesin në rritje për blloqet e lira të kërkimit të naftës dhe rregullat që po hartohen për dhënien e tyre për kërkim.

Sakaq, investitorët u interesuan edhe për zhvillimet në energjitikë ku konkretisht diskutimet u ndalën tek projektet e mëdha si hidrocentralit i Skavicës.

Ministri Gjiknuri shprehu interesin e tij që investitorët nga Kazakistani të shikojnë mundësinë e angazhimit në ndërtimin e TEC-it të përbashkët me Kosovën i cili do të përbënte një investim të rëndësishëm për sistemin energjitik në të dyja vendet.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *