Bankieri ku ”faleshin” biznesmenët në vështirësi (PORTRET)

redaktor

Janë fare të paktë biznesmenët në Shqipëri, që manovrojnë mbi një fije të hollë ekuilibri mes palëve politike. Përgjithësisht biznesmenët në këtë vend janë brenda një kampi, brenda një konjukture politike. Artan Santo ishte nga të paktët “mik i të gjithëve”. Një përjashtim që vërtetonte rregullin, gjithsesi. Në harmoni të pazakontë me të gjithë lidershipin politik të vendit, ai nuk gëzonte thjesht respektin, por edhe besimin e tyre.

Santo ishte prej afro 15 vitesh i angazhuar si CEO i Credins Bank, ishte themelues i saj ndonëse nuk ishte aksionari më i madh i saj. Ishte njeriu që luante fijet e kësaj banke, drejtonte politikat e saj dhe kuronte deri dhe detajet më të imëta të transfertave. Ai ka qenë aktiv në disa operacione të rëndësishme biznesi dhe privatizimesh në këtë vend. ARMO, Albpetrol, dy kompani të rëndësishme shtetërore që kanë kaluar faza dramatike privatizimi dhe ngërçe të rëndësishme financiare, sidomos me spekulimin e transfertave, kanë pasur ndër të tjerë, protagonist dhe bankën e dirigjuar nga Santo.

Ai ishte “vetë zgjidhja” – shkruante dje një nga deputetët e shumtë biznesmenë të këtij vendi. Në fakt, Santo ka ndihmuar një numër të gjerë biznesmenësh shqiptarë në vështirësi, duke pranuar edhe transferime kredish problematike nga bankat e tjera drejt bankës së tij, për t’u zbutur efektin e problemeve që mund të kenë pasur. Banka e Santos është e njohur ndër të tjera në rrethet e biznesit edhe për ortakërinë e saj me një fond zviceran, ky fond është dhe zyrtarisht aksionar në këtë bankë.

Vrasja e Santos shenjon dhe ekzekutimin e parë në rangje të rëndësishme të financës shqiptare. Shumëkush dje, e lexonte mënyrën se si u krye kjo vrasje (e egër dhe para derës së bankës) si një“mesazh”, të tjerë përpiqen të gjejnë shpjegime në disa histori ngërçesh të Santos, si në kreditimin e privatizimeve problematike ashtu dhe në konflikte me disa ortakë me të cilët ka investuar në kompani mediatike. Të tjerë, përmendin informalitetin shqiptar që s’mund të mos cekte dhe marrëdhëniet mes bankave dhe bizneseve në Shqipëri, apo dhe histori transfertash.

Hetuesit amerikanë sa herë ndodhin vrasje të personaliteteve nisin zgjidhjen e rebusit me pyetjen: Kush është përfituesi nga ngjarja? Ndoshta kjo përgjigje deri më tash e munguar është zgjidhja e misterit në rastin e vrasjes së Artan Santos, i pari CEO banke që ekzekutohet në Shqipëri, duke shënuar dhe vrasjen më serioze të ndodhur ndonjëherë në dy dekadat e fundit në rangjet e elitës financiare të vendit.

Dje u vra bankieri i kompromiseve. Publiku ndoshta e njihte pak. Për ta ishte thjesht Tani Santo. Por biznesi dhe politika e njihnin mirë. Për ta ishte Santo Tani.

 

VRITET BANKIERI ARTAN SANTO

Dy persona me kokore në kokë të hipur në një motorçikletë tip Skuter  kanë qëlluar së paku 6 herë me armë zjarri mbi bankierin Artan Santo sot në mëngjes, në mes të Bllokut, në zonën ku ndodhen godinat e bankave.

Sipas nje videoje qe policia nuk e ka bere publike por DITA e posedon, pasagjeri i motorit ku udhetonin dy atentatoret ka qelluar mbi Santon ne trup fillimisht pa zbritur nga motori. Santo ka mundur te beje disa hapa drejt deres se bankes. Atentatori ka zbritur dhe e ka qelluar ne koke. Nderkohe nje polic eshte afruar por personi tjeter ne motor, i ka drejtuar armen dhe ai eshte zmbrapsur.

Artan Santo, i datëlindjes 1956, drejtor i Bankës Credins që prej krijimit, është bashkë-ortak edhe i Fokus Grup që së bashku me familjen Hysenbelliu kontrollon TV News 24, gazetat “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, si dhe agjencinë Balkanweb. Sant0 gjithashtu është edhe investitor i kanalit TV me profil ekonomik Scan.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë DITA-s se Santo ka vdekur menjëherë. Trupi i tij ka qëndruar në trotuar i mbuluar, derisa autoambulanca ka mundur të çajë në trafikun e rënduar të zonës së Bllokut.

Policia ka ngritur disa postblloqe në pjesë të ndryshme të qytetit.  Burime nga policia bënë të ditur se motori që kanë përdorur dy autorët e krimit kishte dy numrat e fundit të targës 09. Flitet se një polic rrugor është vënë në ndjekje të motorit të atentatorëve menjëherë pas ngjarjes, por ka humbur gjurmët e killerave pranë urës së Gjolës, ku ndahet Tirana me Fushë-Krujën. FNSH dhe RENEA po kryejnë gjithashtu kërkime.

ARTAN SANTO

FNYdn20140626093939_26061427nxkOe20140626093940_26061428VdFVR20140626094502_26061432ZLmw120140626094809_26061436

Share This Article
72 Comments
  • ARTAN SANTO ESHTE LIKUIDUAR ME URDHER TE ORTAKUT TE TIJ MAFIOZ, PASANIK E LAKMITAR DHE MIK E BESNIK I SALI BERISHES.

    Vetem debilet dhe politika shqyptare me ne krye kryeprokurorin Llalla nuk duan ta kuptojne kete te VERTETE qe duket ashiqare. Prandaj edhe ekzekutoret e paguar jane larguar pa frike dhe pa asnje siklet nga vendi i krimit. Edi Rama duhet ta dije se urdheruesit e vrasjes kane paguar shume me teper se 100 mije eurot e tij te RILINDJES socialiste, prandaj nuk ka shume gjasa qe dikush te dale dhe te kendoje para hetuesve te Llalles. Prandaj kryeministri shqyptar ben mire qe te leje vajtimet si kukumjacke pylli dhe te kape frenat e shtetit tone per te RLINDUR Drejtesine e munguar qe nga Koha e Qepes.
    Nga ana tjeter banka albaneze Credins ishte dhe eshte LAVATRICE e parave te pista te droges kombetare albaneze dhe asaj nderkombetare. Kokaina qe u kap ne Mal te Zi me destinacion Shqypnine do te paguhej pikerisht nga kjo banke dhe politika shqyptare do te beje mire te mos imitoje perrallen e Mbretit Lakuriq bythejashte te Andersenit qe te gjithe thonin se kishte veshur rroba te bukura dhe te fisme.

    • Dalin dy qelbesira, dy ndyresira, dy persona qe as ferri i dantes nuk do t’i pranonte, me gjak te zi dhe mut ne vend te palces se kockave, dy zgjebsa, dy morra pa shqisa dhe shpirt, dhe i marrin jeten nje njeriu intelektual, nje njeriu te ditur dhe me iniciative, nje fisniku qe rrezaton vlere ne te gjithe qenien e tij ! Nje Santo Tani !
      O dheu qe mban ato dy gjallesa te zeza me motor te zi ! Pse je kaq i padrejte ne keto raste ! Pse nuk hapesh ne cast e t’i perpish drejt thellesise tende, drejt magmes supertenxehte, e te mos i pervelosh papritmas, te kesh mundesine te ju marresh shpirtin papritmas, por t’i lesh te ulurijne mes vuajtjeve dhe perpelitjeve te pafund me muaj dhe vite te tera !
      O ju krimba te zinj qe quheni vrases me pagese ! Si nuk kuptoni o qelbesira se eshte me mire te hash nje cope buke thate me nje domate dhe pak kripe, dhe ta kesh shpirtin e paqem, sesa nje grusht parash te pergjakura qe do t’ju ngelin ne fyt perjete ! Dhe ne vrimen e miut te jetoni o katila te pashpirt dhe mendjevegjel, do vuani shume me shume se i varfri me i varfri me i varfer, do perpeliteni brenda vetes shume me shume se fatkeqi me fatkeq ! Sa turp o dheu i zi qe mban ne siperfaqe te tille gjallesa dhe fut padrejtesisht brenda teje njerez te pafajshem dhe te ndricuar !
      Rest In Peace Artan Santo !!!

      • E vërteta? Një mallkim dhe neveri të përligjur që e kini shkruar bukur! U cimentoftë në shkëmb fjala juaj për këto gjallesa të pështira vrasëse! Unë nuk i imagjinoj dot monstra te tilla njerëzore? Mutacione te djallit? Nderime!

      • Zoti e verteta ju falenderoj jam i mbytyr ne lot kur lexova komentin e jashtzakonshem qe keni shkruar ju.Faleminderit shume dhe te ndihmoft zoti ty dhe familjen tende per gjith jeten.

    • ARTAN SANTO ESHTE VRARE ME URDHRIN E EDI RAMA DHE ILIR META DY KRIMINELAT KOMUNIST U DHA PARA PER FUSHATEN DHE E VRAU SE NUK U PASTROJ PARATE E LAZARATIT …KETE E DI GJITH SHQIPERIA ..VRASJE MAFJOZE ME STILIN ENVERIST KRIMINEL,,ATJE NE ATE VEND EI VRAFSHIN KETA PLERA KU VRANE BIRIN E VETEM TE NENES…KRIMINELAT KOMUNIST TANI PO HELMOJNE GJITH RININ NGA DROGA …O ZOT KUSH MUND TE PERKRAJ KE TA NJEREZ VETEM KRIMINELAT…

  • pra sqenka vrasja nga banka po na pronate e medias dhe shkolles me pronare likene e videos ky veteme ka fuqi te vrase i theme familjese santo te jape aksionete pere cdo aksion te dhene pere pronate qe ka nje koke koke lane kote te marin

    • Vrasja e Santos ishte prova gjenerale e kryekriminelit te Shqiperise per me vertetu se magjorancen e ka kape Mafia. Pas kesaj do te vrasin E. Ramen dhe do te thone se e vrau mafia ” Jua them un ju se kete vende ka pllakose Mafia” do te thote Kryekrimineli pak mbas pas vrasjes

        • Nuk eshte rasti te biem ne patetizem sa here qe njerez me influence e persona publike ekzekutohen ne Shqiperi. Duhet te jemi gjakftohte dhe te shohim te verteten ne sy.
          Shqiperia eshte nje vend mafioz, pa sistem drejtesie, pa rend e siguri publike dhe pa nje sistem drejtimi te mirefillt kushtetues, me baza e me parime.
          Pjese e sistemit mafioz ishte edhe i ndjeri Santo. Nga titulli kryesor sot ne gazeten tone kuptojme nje ane te netyres se tij jo parimore. Nuk po flasim per gjuhen qe e kishte gjithnje te ndyre ne prezence te burrave dhe grave.
          Sot ata te cilet bertasin me shume jane bashkemafiozet Saligjytyrymi, Ilir blloku, dhe Edi qe nga njera ana pretendon se do te luftoje sistemin, nga ana tjeter eshte promotori i emerimit te nje sere funksionaresh shteteror mafioze ne detyra te rendesishme e vende kyçe ku trajtohen parate e popullit.
          Lukunia e ujqerve me pushtet eshte e lidhur me njemije fije me boset shqipetare te droges, nje grup nga te cilet eshte dystuar sot ne parlament me ndihmen e treshes EdSalMet.
          Ka nje aksiome per Mafian dhe Krimin e Organizuar, ai nuk mund te jetoje pa jakat e bardha.
          Ne nje vend kaq te vogel, paaftesia per te kontrolluar teritorin, krimin, kriminelet e mafiozet, kaq e madhe.
          Pse?
          Nuk eshte Mafioz Sali Berisha qe privatizoi e vodhi bashke me familjen e bandat e tij çfare i doli para, nuk eshte Mafioz Ilir Meta qe sot konsiderohet njeriu me i pasur ne Shqiperi pa bere asnje dite biznes, nuk eshte Mafioz Edi qe nga njera ana perbetohet se do te beje namin dhe sot pas dhjete muaj qeverisje gjendja e kriminalitetit ne vend eshte po njesoj siç e la gjytyrymi, kur administrata eshte e mbushur me vampire te etur per para, kur parlamenti ne pjesen me te madhe te tij ka me shume horra e mafioze se ligjvenes. Sistemi i Mafioz i drejtesise i panginjur, nje media ordinere dhe bashkepunetore, etj, etj. Mund te vazhdojme te flasim me dite. Te gjithe i dime keto.
          Por keshtu nuk mund te ecet.
          Pritem nje permbysje te madhe. Perkundrazi po zvarritemi.
          Del i pari i vendit dhe na thote ” na vrane nje çun Tirone “, se skuadra jone”, me skuadren e ” bravo çunave dhe bravo Gocave ” do beje nje selfie tek kanionet e Skraparit dhe do tjua dergoj me what’s up Tahirit dhe piçkave te kryeministrise.
          Shtet pa pike serioziteti.
          Po kujt tja qajne shqipetaret hallin me te madh qe i ka zene: mungesen e rendit dhe te sigurise publike, kapjen e shtetit nga Mafia.
          Te varfer, te cfilitur, te vrare e pa shprese. Keshtu na gjeti lajmi i dhenies se statusit dhe lajmi i vrasjes se Tan Santos.
          Mafia dhe mafiozet do te bejne paraden funebre te rradhes dhe do kthehen ne zyrat e tyre per te vazhduar batutat e perqeshjet e per te pyetur se sa para u arketuan sot.

          • Na vrane nji cun Tirone.!!

            Sa cuna dhe goca ka Tirona, more Z.Kryeminister?
            Po per ata cunat dhe gocat e Durresit, Elbasanit, Shkodres,,,a do mbetet valle radhe, ne ato rrjeshtat tuaja, qe me kujtojne punetoret e komunales dhe gjuhen e tyre te komunikimit apo do ishte valle me mire, te komunikonim me shqiptaret ashtu sic i ka hije postit qe keni marre dhe pergjegjesise se asaj detyre.
            Ne nje vend si ky yni, ku gjuha dhe menyra e komunikimit e atyre ne motorr, nuk ndryshon esencialisht nga ajo e Kryeministrit apo atij gojeperdalit, vrasesit te 21 Janarit,,, “lulezon” demokracia dhe forma qytetare e te bashkejetuarit.
            Te na rrosh o Kryeminister, sepse na nevojitesh per fjalime funeralesh te tipit “Cun Tirone”, “Goce Barbullushi”. Ata te komunales, me rrogat e tyre modeste, nuk i mbulojne dot shpenzimet mujore per internetin, ndaj ju ka mbetur Juve kjo detyre.
            A nuk do ishte edhe me e plote pjesemarrja ne kete vrasje mafioze,,,,nese atij togefjaleshit tuaj, ti shtonim edhe tingujt e Mandit te Nishtulles. Ty t,ka Lali,,,,,,.

          • Jetoj ne France, dhe ndjek here pase infomracionet ne vend. Jam aq i zhgenjyer nga SHqiperia, sa nuk ka fjale qe te parshkruaj…Gjithsesi me dhe shume ‘optimizem’ me komentin qe ke shkruar. Fatkeqesisht ndoshta as 10% e shqiptareve do te ishin dakort me ju. Pjesa tjeter do te fyejen se ju shave 3-shen e pandashme.

            Pershendetje

    • ore shikoni njeher se mos ia kan ber ortaket.
      kane patur konflikte ditet e fundit, madje Santo ka cuar nje audit ketu te News 24

      • Santo ka qene ne krye te operacionit te Tacit me familjen Berisha dhe azerbajxhanasit per Albpetrolin.
        Shikoni mos ka te beje me kete. Jane miliarda ne loje

    • Eshte vertete qe bie ere Berishe , por nuk ka te beje me ata qe nuk i vijne per fije ! Ka te beje me keputjen e zinxhirit qe kane dijeni per parane e Berishes , pra me keputjen e fijes ! Vrasja eshte e tipit mafioz , jo per te lare hesape se sa per te mbyllur gojen !

      Largimi i vrasesve drejt Fushe Kruje – Mamurrs-Laç , apo ne fshatrat e Fushe Krujes , nuk e di pse me solli ne mend banden e tritolit , qe hedh shtyllat ne ere ! Shkurt banda e Berishes !

  • Familja mafioze Berisha po vret deshmitaret e pasurive te saj! Ky eshte vetem i pari….te tjere kane rradhen…

    • Santo ka qene mburoja financiare e zullumeve te pushtetit brekedhjere.
      Pra ai eshte njeri nga pergjegjesit kryesore te degradimit kriminal financiar te pushtetit te dr,mortjes.
      Llogjika minimale konfirmon mendimin tuaj z/zj Laza_ra_ti,sidomos ne diten qe pason shkumezimin e djeshem te brekedhjerit te historise.

      • Bravo Lora, i ketij mendimi jam edhe une, Saliu shkeputi hallken e zinxhirit te miljardave te vjedhura.
        Une mendoj se ish ortaket e Saliut, duhet te mendojne seriozisht, per jetet e tyre, se ka ardhur koha qe Saliu per te shpetuar vehten, po elimininon te gjithe ish bashkepunetoret e tij.
        Pershendetje.

    • e mbesa e saliut,elvana hana,eshte aksionerja me e madhe,ne banken credins….kuptohet qe santoja dinte sh. sekrete,prandaj edhe ky u vra si koste trebicka.Sulo

  • Nuk ka se si te ndodhe ndryshe,kriminelet jane te lire ne masen e arrestit ne shtepi,beni nje sondazh ju te mediave per kriminelet qe kane kryer vrasje,dhe sa nga keto jane ne gjendje arresti shtepiak,keto jane kontigjente te Berishes qe jane liruar me kete mase per te qene kamikaz te Berishes ne kohen qe i duhet ketij krimineli,qe vret e po vret,ku titullare te larte te gjyqesorit nuk ja ndjen fare per masat e arrestit qe jep drejtesia. Ky eshte nje krim i ulet,pasi Shqiptaret duan te integrohen ne europe.

  • Kjo vjen fill pas editorialit te M.Bazes,se tashme ne shqiperi nuk ka me tritol,nuk ka me vrasje, nuk e nuk dhe pergjigjia e krimit te organizuar eshte e menjehereshme.Prisni deklaraten e kryekrimit e do te merni vesh se tritolit i eshte hequr vetem filli se ne vetvehte ai ekziston.Ai del perdite ne konferenca shtypi,akuzon keto e kudo,akuzon me liber shtepie se do te hedhe ne ere kedo qe i del kundra ne mendim ,veprim nen mburojen e fabrikes se e ka prodhuar e qe nuk e bene akoa dalje.

  • fijet jane tek Berisha, mbesa e Lirise, ajo Elvana eshte pronare kryeosre e Credins Bank, kane bere mijera transaksione mafioze bashke dhe Saliu tani pas marrjes se statusit e di qe do shkoj tek drejtesia dhe po pastron ortaket e krimeve, ndoishta ka dore edhe Fania i Panorames se ai ehste zhytur ne kredi te pista miliradeshe qe nuk i shlyen dot duke perdorur Santon si vegel bankare jane edhe bashkepronar ne mediat e blera me kredi mafioze. Sic duket i erdhi fundi medias kriminale

  • Keto jane te mbjellat e familjes mafioze berisha dhe klanit te tij, keto te korra do te kemi deri sa drejtesia, presidenca kukull te jene nen diktatin e mafies berishiane!
    Uroj qe derguesit dhe vrasesit te kapen, kam besim tek efikasiteti i forcave te rendit!

  • Santo,ne vitin 2006 e ne vazhdim u lidh me grupin e SB.Nderlidhes kusherira e Liri B.drejtoresha e pergjitheshme e kujdesit shendetesor. u be ortak me disa shoqeri lidhje te aferta dhe te kunatit te tij te SB.Ka investuar ne disa bisnese.Kohet e fundit jane prishur interesat.Shifin dhe degjoni fjalimin e SB perpra nje muaji cfare tha dhe si e etiketoi ish mikun e tij Artan Santon dhe nxirrni perfundimin.

  • Te gjithe ju qe shkruani me siper nga i dini te gjitha keto informacione mbi jetet e te tjereve? Shkoni punoni more paraziter, funderinat e ketij populli te mjere, qe skeni me cfare ta kaloni kohen dhe na shkruakeni ketu mendimet tuaja te dhjera!Turpi i shoqerise jeni ju dhe te tjere,pjellat tuaja!

  • santo ka kryer shum veprime informale.
    praktikisht nje drejtor banke nuk kane pse e vrasin nese te gjitha veprimet e tij jane te formalizuara ne banke.
    nese jo dhe ky di me shume se c provohet me letra, atehere e ka vrare informaliteti i vet.
    te beht mesim per te tjeret

  • Injoranca dhe varferia krijon demonet. Shqiptaret tani kane krijuar Berishen qe i kontrollon dhe i ben gjithe te keqijat. Me behet qejfi qe te pakten kur nuk keni pune, buke, drita, uje keni ke te shani dhe te ndjeheni me rehat me veten.

  • jemi me te forte se kure ne prandaje mose te kruaje njeri se me malazezrine dhe serbine ska sna ndale njeri se kemi dhe bekimin e amerikese ne familja e madhe dhe mose haroni bosine e videose qe beri minoritete serbe ne shqiperi fuqia vete e pandalshme klani injorante qe na ka zaptu dhe sa te mare kreune e partise dhe mendohuni mire se do ju shkatroiju dhe populline qe te sundojne malazezete dhe serbete te lire

  • Polici diletente katunare, cfare bejne policia e policet civile ne bllok ? Pijne kafe ? Pas atentatit motorri nuk duhej te kish dale nga tirana e re pa u kapur, pastaj postlicet e unazes vogel, pastaj unaza e madhe. Me nje njoftim ne radio nuk duhej te dilte nga Tirona. Policia e paafte e ka lene te shkoje deri ne Fushe-Kruje.

  • *********************************************************************************

    E vrau dhe nje Tirons …..

    Jane njerez te rregjimit-krimit Ali Bishes,

    qe te “urdheruar” qellimisht kerkojne te perkeqesojne dhe turbullojne
    situaten pikerisht ne kohe te caktuar “Statusit” per
    te “larguar keshtu vemendjen” e Drejtesise ne arrestimin te Sali Bishes.

    **********************************************************************************

  • Kujtoni se jetoni ne Shqiperine qe do te futet ne Europe???? Jooooooooooooooooo. Jetoni ne nje Sicili te dyte te viteve 80…………………………..

    Llum, llum!!!

  • I varau Tironsit **********************************

    I vrau intelektualet ******************************

    I vrau shqiptaret *********************************

    ******************* Kur do arrestohet krimineli ?

    ******************* Kur do shpetoje Shqiperia ?

    ******************* Kur do shpetoje BE-ja ?

  • Zv.Pres. i JP Morgan ne Europe hidhet nga kati 33-te, ne Londer. Me pare u vetevra nje ekzekutiv i Deutsche Bank. Historikisht bankieret jane konsideruar si grupi qe eshte me i prire ndaj vetevrasjes. Kjo ndoshta vjen nga shkaterrimi i “tregut te aksioneve” ne 1929, ku 20.000 persona falimentuan dhe 1.616 banka u mbyllen. 20 bankiere vrane veten menjehere, e gati 100 te tjere e bene kete pergjate nje viti.

    Zakonisht “humbjet e bankiereve” jane indikator i krizave qe vijne apo qe kane kaluar, kur ata vriten, duhet hetuar thelle. Ne banke perfundojne te gjitha interest politike, financiare, kriminale etj. Nje nga treguesit finale te krizes ekstreme te Italise te viteve 80-te ishte “vetevrasja” e “bankierit te Zotit” Roberto Calvi, shefi i Banco Ambrosiano, banka e II-te me e madhe [private] qe falimentoi, aty plekseshin politika-mafia-Vatikani-biznesi- P2 [masonet] etj-etj; qe u gjet i varur ne Blackfriars Bridge ne Londer. Para dy vjetesh, po ne Londer, German Gorbuntsov nje ish-bankier Rus qellohet me automatic ne afersi te shtepise se tij, nga nje vrases profesionist. Megjithese mori shume plumba arriti te mbijetoje. Ne Rusi, jane vrare disa bankiere gjate kapitalizmit te tipit wild-west, e shume prej tyre jane larguar ne Perendim.

    Eshte hera e pare qe degjoj per z. Santo, por duke lexuar links nga info-analitike, shihet qe ka konflikte ne pronesi e aksione, per radio/tv/gazeta/ minera dhe universitet privat; flitet per shuma te medha parash. Me kujtohet vite me pare denoncimi i z. Premci – drejtori i policise i Dibres – qe me vone u harrua si shume skandale te tjera ne Shqiperi. Per Bulqizen tani vetem degjojme kur njerezit vdesin nen toke, e per varferine ekstreme. Por kjo eshte e dukshmja, pa u gjendur fajltoret nuk na lejohet te spekullojme ndaj askujt; ne fakt joshja origjinale [e publikut por dhe e organeve hetimore] eshte drejt konflikteve imediate te punes por jo githmone eshte keshtu.

    Policise i duhet te beje nje hetim te thelle per shume arsye; si fillim per sigurine publike e denimin e fajtoreve, por dhe te heqe vellon e dyshimit nga partneret e tij; nese ka shume probleme qe jane komplekse te jete e vendosur ta coje deri ne fund hetimin. Kur krimi godet ne keto nivel e ai terrorizon biznesin; duke krijuar nje klime e cila jep shenja te frikshme per cdo investues te huaj. Si “rregull baze” kur vriten shume oficere policie Shteti ka humbur kontrollin, kur vriten bankiere dhe biznesmene, kontrollin a ka Krimi i Organizuar. Pa nxitim, por dhe pa vonese kjo duhet zgjidhur sa me shpejt te jete e mundur. Nje falenderim i takon dhe Oficerit te Policise Rrugore qe i vetem i ka ndjekur te dy vrasesist per nje periudhe kohe por me pas i kane humbur nga syte.

    Gazetes i takon – i them me sh. miresi moderatorit/-ve, te jene korrekt me postimet qe duhet te kalojne; ne raste te tilla kur s’kemi fakte nuk lejohet te permendet persona apo platforma; nese jane 50 pista e dyshime; fajtorin ta gjejne Profesionistet; jo ze-dhesnesit politke e as ne ne Forume Publike (a) kjo jo vetem eshte e paligjshme, por (2) “hollon” rendesine e Op. Publik, ne akuza ekstreme e te nxituara detyrimisht do biem ne ato nivele kur opinion yne s’ka me asnje lloj vlere.

    Me keqardhje per famijen e z. Santo.

    • @@@ Lexoj shumë komente dinjitoze e domethënëse nga ” Preza”, “I. Troplini”, “P. A. B”, “Askushi”, ” “Lora”, “Horr merkel”, “E . Vërteta” etj.etj.,dhe e pashë të arsyeshme te mos komentoj. Nuk kisha çfare te thosha me tepër sesa kanë thënë komentuesit që përmënda. Megjithate dua të vecoj se me ka bere shume pershtypje shprehja e vulgut qytetar “çun tirone”?? Nuk e kaperdija dot si menyre komunikimi e sjelljeje…!? Ndoshta kjo me vjen dhe prej formimit tim ushtarak i cili nuk e pranon gjuhen jo serioze…!? Megjithate nuk po ndalem ketu. Po ndalem te meraku se mos kjo menyre komunikimi jo serioze dhe demtuese e imazhit qeveritar është tipike për pushtetarët !? Kur behet tipike do te thote se me qeveritare jo seriozë as shteti dhe as strukturat e tij nuk mund ta ushtrojne pushtetin me menyra serioze? Pse them tipike. Them jo nisur nga rasti i kryeministrit por dhe nga rasti i ministrit Bushati i cili dje komentohej me “nota te ulëta” në nje mjedis publik te populluar ku une u gjenda në nje bisedë miqsh. Cili ishte komenti ? Nuk ju kishte lënë shije te mirë “nje dalje rrugës kryesore e ministrit Bushati me te shoqen dhe parada e tij me pantallona te shkurtera,me flokë të vajisur ,ndersa e asaj me minifund…me lajle lule e ku di unë”??? Mua nuk më pelqeu fare ky imazh gagareli i burrit te shtetit!? Juve gjykojeni me mendjen tuaj. Pse? Sepse nuk me pelqen “shteti me pantallona te shkurtra”!? Nuk më pelqen shteti jo serioz në imazh!? Nuk me pelqen kur ky imazh bëhet tipik për disa burra shteti dhe grate e tyre!? Shteti per mua duket qysh ne pamje,ne imazh. Polici barkderr mua nuk më krijon ndjesine e nje figure autoritare. Shteti ka uniforme zyrtare. Shteti komunikon seriozisht. Shteti nuk demonstron shalë gruaje. Shteti nuk eshtë kokexhelatinoz. Shteti nuk demonstron e parakalon me buzekuq e parfum. Shteti eshtë shtet. Shteti nuk shet pordhet e gagarelit para varfanjakeve te vet dhe para votuesve te vet. Shteti eshte njeriu i civilizuar dhe qeveritari i socializuar me qytetaret e vet dhe me traditen e popullit te vet. Shteti nuk eshte karshillek dhe krijim distancash e ekuidistancash me njerezit qe e duan shtetin etj.etj. Me tej vazhdojeni ju mendimin qe artikulova. Unë thashe qe s’jam dakord. Qofsha i gabuar por,ndjesine e shtetit e kam më të mirë se ca pordhacë ministrorë që më lënë shijen e hidhur te hendekut me mua? Nderime!

  • Askush nuk beson te Ky Prokuror ************************************
    Askush nuk beson tek kjo Drejtesi **********************************
    Askush nuk beson tek SHISH-i ***************************************
    Askush nuk beson tek Ky President *********************************

    ******* Vrasjet do vazhdojne nese nuk arrestohet Ali Bisha *********

  • Kryeministri Rama tha:
    “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetë, që donte jetën e donte njerëzit. Tan Santo. 100 mijë EU kush ndihmon Policinë”.
    Përzgjedhja e fjalëve është domethënëse. Kryeministri Rama kujdeset që të mos thotë se Santo ishte bankier dhe pronar i rëndësishëm i medias. Pra Kryeministri ka dashur që të mbulojë një cadavere eccellente me një mantel të fjalëve të llojit të këngës së tij “Gjithçka mund të ndodhë/jetojmë në Tironë”.
    Policia e Shtetit, për të cilën Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’ i ofrojnë ndihmë me këtë rast, kundrejt një shpërblimi të lartë, ka thënë se për ngjarjen po bëhen hetime në disa pista, dhe se publiku do të informohet duke u ruajtur limitet e sekretit hetimor. Të njëjtën gjë e ka thënë pak a shumë edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në këto raste me pista kuptohen konfliktet që ka pasur viktima. Dy pistat kryesore në të cilat mund të hetohet për vrasjen e Santos janë dy:
    1)Konflikti i Santos me një bankë azere të kontrolluar nga familja e diktatorit të Azerbajxhanit, Alijev, mbi një shumë prej 75 milion euro të depozituara nga azerët te Banka Credins e drejtuar nga Santo, dhe që iu biznismenit Rezart Taçi, pa miratimin e azerëve. Nëse shkaku i vrasjes është ky, atëherë del se diktatori azer Alijev ka bërë një vrasje në Tiranë, me miratimin dhe në përshtatje me agjendën politike të Kryeministrit Rama.
    2)Konflikti i Santos me familjen Hysenbelliu për shkak të partneritetit problematik në bashkëpronësinë mbi kompaninë mediale “Fokus” (News 24, “Gazeta Shqiptare”, Balkanweb), por edhe për shkak të bashkëpronësisë mbi Universitetin “Luarasi”. Për këtë gjë kam shkruar hollësisht në statusin tim në Facebook, në 6 qershor të këtij viti, me titull: “Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike ‘Fokus’ (Tv News 24, ‘Gazeta Shqiptare’, Balkanëeb)”.
    Në konfliktin Santo-Hysenbelliu qenë përzier disa njerëz të tjerë të fuqishëm nga mazhoranca parlamentare, dhe Kryeministri Rama e di mirë se cilët janë e si janë përzier në këtë histori.

    • @ askushi,
      per te gjetur autorin, mund te shkohet duke perdorur teorine e fijes qe te con tek lemshi.
      Faktikisht, ne kete menyre mund te arrihet tek urdheruesi i vrasjes.
      Kush perfitoi nga vrasja duke ecur me lart ne detyre? Po te shohesh pasuesin, ai eshte i lidhur me 100 fije me ata qe ndermoren privatizimet e shumeperfolura.
      Nga ana tjeter, Santo duke patur nuhatje bankieri qe spekulon ne situata te lekundura, perbente rrezik potencial per ata qe u dinte hilete, te cilet i ka ndihmuar ne procese te ndryshme te kundraligjshme. Ata u siguruan qe goja e tij eshte e mbyllur, si dhe nga ana legale tani bejne fshirjen e gjurmeve.
      Nese do te vije rrebeshi (i inicuar nga gjermanet dhe EU) ne fushen e zhdrejtesise (tjeter nuk mundesh ta quash), nje Santo ne jete do nderronte porten, dhe do te kishim nje nga shembjet me spektakolare ne hierarkine e hajduteve te veshur me imunitet. Sa keq, Shqiperia shkon gjithnje deri tek pragu, dhe i mbyllet dera tek hunda.

  • Ekzekutim professional I bere me nje precisiositet admirues. Vetem mafia punon kaq paster. Nuk dua te vendos gishtin mbi individe te politikes shqiptare. Por jam e bindur se zoti Rama beri nje deklarate teper te ulet ne Facebook qe nuk I ka hije nje kryeministri. Por ai doli ne ate Ramen arrogant, pa karakter qe une kam njohur 15 vjet te shkuara. Berisha ka te metat e veta por poshtersite dhe intrigat e PS nuk njohin limite. Jam dakord me nje nga parafolesit. Ju popull shqiptare po te punoni me shume do benit me mire. Lerjani politikes ti zgjidhi vete lemshet qe gatuan ajo vete.mjaft shate mbare e mbrapsht njeri tjetrin se sju ka hije.

  • Pershendetje lili, realisht keni te drejte dhe punet i shohim si jane. Por duhet te referohemi tek “standarti” ne te kundert asgje nuk do rregullohet, bile mund te shkoje me keq. Mungesa e profesionalizmit dhe euforia e perkohshme, sic ka treguar historia ne vende te tjera, sjellin me shume deme se status-quo e meparshme. I referehom Lazaratit; nese ju pret grupeve kriminale nje burim ato tentojne anen tjeter duke u adaptuar me shpejtesi realitetit. Kur shteti krijon vakume ne prishje balancash me aksione te perkohshme, krimi shume shpejt i mbush ato.

    Vrasja e nje bankieri te nivelit te larte sjell 00 dyshime, fakti no1 eshte i njejte per te gjithe ne: ky eshte nje ndeshkim publik me mesazh qe nuk injohet. “I kemi mundesite te godasim kedo, ne cdo vend e ne cdo kohe” kete kane thene me sh. zhurme, ato “dy cunat me motorr” qe jane vecse zbatues te rendomte. Nje ekzekutim i tille s’urdherohet sot per neser; mundesite kane qene te vepronin naten dhe/ose prane shtepise ne nje vend me me pak rreziqe; ky guxim i Krimit ka dhene qarte se “ju arrijme kudo te jeni”

    Qeveria duhet te mendoje ne kete menyre, jo me “cun i vertete Tirane” personi s’trajtohet si mik-personal me patetizem provincial. No 2-3-4- apo grupi per te cilin eshte dhene ky mesazh ose do fshihet ose do kunder-pergjigjet. Te gjitha fijet perfundojne ne Banke, si per mire e si per keq. Le te shohim c’do ndodhe ne ditet ne vijim.

  • apo dhe ti e di me mire si ta manipulosh sovranin [mender popullin] nuk mar kurajon te bej moral te klases se 4 sepse ne ate llum qe jetojme ne ku ti je kryeminister esht turp te kesh turpe ec cun tirone se do harrohet shpejt.Ngushellime familjes

  • Lexoj shumë komente dinjitoze e domethënëse nga ” Preza”, “I. Troplini”, “P. A. B”, “Askushi”, ” “Lora”, “Horr merkel”, “E . Vërteta” etj.etj.,dhe e pashë të arsyeshme te mos komentoj. Nuk kisha çfare te thosha me tepër sesa kanë thënë komentuesit që përmënda. Megjithate dua të vecoj se me ka bere shume pershtypje shprehja e vulgut qytetar “çun tirone”?? Nuk e kaperdija dot si menyre komunikimi e sjelljeje…!? Ndoshta kjo me vjen dhe prej formimit tim ushtarak i cili nuk e pranon gjuhen jo serioze…!? Megjithate nuk po ndalem ketu. Po ndalem te meraku se mos kjo menyre komunikimi jo serioze dhe demtuese e imazhit qeveritar është tipike për pushtetarët !? Kur behet tipike do te thote se me qeveritare jo seriozë as shteti dhe as strukturat e tij nuk mund ta ushtrojne pushtetin me menyra serioze? Pse them tipike. Them jo nisur nga rasti i kryeministrit por dhe nga rasti i ministrit Bushati i cili dje komentohej me “nota te ulëta” në nje mjedis publik te populluar ku une u gjenda në nje bisedë miqsh. Cili ishte komenti ? Nuk ju kishte lënë shije te mirë “nje dalje rrugës kryesore e ministrit Bushati me te shoqen dhe parada e tij me pantallona te shkurtera,me flokë të vajisur ,ndersa e asaj me minifund…me lajle lule e ku di unë”??? Mua nuk më pelqeu fare ky imazh gagareli i burrit te shtetit!? Juve gjykojeni me mendjen tuaj. Pse? Sepse nuk me pelqen “shteti me pantallona te shkurtra”!? Nuk më pelqen shteti jo serioz në imazh!? Nuk me pelqen kur ky imazh bëhet tipik për disa burra shteti dhe grate e tyre!? Shteti per mua duket qysh ne pamje,ne imazh. Polici barkderr mua nuk më krijon ndjesine e nje figure autoritare. Shteti ka uniforme zyrtare. Shteti komunikon seriozisht. Shteti nuk demonstron shalë gruaje. Shteti nuk eshtë kokexhelatinoz. Shteti nuk demonstron e parakalon me buzekuq e parfum. Shteti eshtë shtet. Shteti nuk shet pordhet e gagarelit para varfanjakeve te vet dhe para votuesve te vet. Shteti eshte njeriu i civilizuar dhe qeveritari i socializuar me qytetaret e vet dhe me traditen e popullit te vet. Shteti nuk eshte karshillek dhe krijim distancash e ekuidistancash me njerezit qe e duan shtetin etj.etj. Me tej vazhdojeni ju mendimin qe artikulova. Unë thashe qe s’jam dakord. Qofsha i gabuar por,ndjesine e shtetit e kam më të mirë se ca pordhacë ministrorë që më lënë shijen e hidhur te hendekut me mua? Nderime!

  • Problemi I krimit ne Albanistan, nuk qendron tek ekzekutimi ne mes te dites, apo ne mes te Bllokut realizuar nga 2 plehra ordinere injorante.Problemi kryesor I krimit ne Albanistan qendron tek kurajo dhe suporti qe klasa mafioze politike dhe korruptive I jep plehrave injorante qe skane sec humbin ne vendin pa shtet Albanistan…. Mos ta ekzagjeroj, edhe ne vendet me te zhvilluara krimi ekziston, por ndryshimi eshte shume I madh: krim I organizuar I stilit mafioz shteteror qe ka pushtuar Albanistanin me krimin ordiner sporadik ne boten moderne,,,, duhet te mendoje 1000 here krimineli ordiner te kryeje vrasjen ne bote, nderkohe qe ne Albanistan njeriu I thjeshte, biznesmeni apo tregtari eshte ai qe duhet te mendoje 1 milion here perpara se te ndermare nje iniciative, me friken se mos hyn ne pjese bisnesit mafioz dhe hiqet qafe!!!!,,,, Albanistani shume I vogel me konkurrence te madhe, shume ujqer nuk mund te jetojne ne nje pyll te vogel, dikush duhet te ngordhi,,,, lufte per ekzistence

  • Vend plehre ku dominojne plehrat,,, njerezit e rregullt, qytetare, te edukuar dhe arsimuar, ndihen te kercenuar, te pasigurt dhe te pafuqishem,, e ka mare lumi ate vend perderisa injorancia, niveli I ulet I perqindjes me te larte te popullsise me prejardhje fshatare mbizoteron, varferia, skamja, uria dhe paparesia luan rolin e vet, mosekzistenca e shtetit gjithashtu, frika e kriminelit para se te mare vendimin per ta kryer nuk ekziston ose edhe nese dekonspirohet ai shpreson ti shpetoje ballafaqimit me drejtesine totalisht te korruptuar, me gjyqtaret totalisht te verbuar nga zarfi me leke, fatkeqesi e madhe per ate vend qe mbahet peng nga interesat dhe kapriciot personale te politikaneve dhe injoranteve te majmur me leke qe direktin te ardhmen e atij vendi,Sa te pafate shqiptaret e ndershem qe iu ra fati I keq te jetojne ne ate vend dhe sa me fat plehrat e politikes dhe biznesit te piste qe mbreterojne ne ate vend, sepse po te perballeshin me realitetin, me jeten reale ne boten moderne, do kishin perfunduar rrugeve me lemoshe, pasi nuk dijne te bejne asgje, te pa edukuar, te pa arsimuar, te pa profesion, njerez te vegjel kaq jane ata

  • Kete shtet rrumpalle e krijoi dhe e drejtoi per me shume se 20
    vjet dashakeqesi i kombit shqiptar zSali Berisha
    Mbetet per tu pare cfar qellime te tjera kriminale ka pas ne mendje psh
    1.Turruni zaptoni ku te mundni.Shqypnia asht e te gjithve
    2.Korrupsioni asht si vaji lubrifikant pa te nuk ec ekonomia
    ~~~~~~~~~
    Te tjeret i kan then dhe rrjeshtu ma mir se une
    Jane te guximshem ata qe bejne busssines te paster ne Shqiperi
    Ngushellime familjes familjes per humbjen e njriut te dashur

  • VRASJA E ARTAN SANTOS BIE ERA DROGE KOLUMBIE.

    Vetem kur jane prishur llogarite e droges nderkombetare, kryesisht te heroines nga Lindja dhe te kokaines nga Perendimi kryhen ekzekutime te ngjashme si ato qe pame keto dite ne mes te Tiranes. Ne Rusi, Turqi, Rumani, Hungari, Bullgari kudo ne vendet e trafikut te drogave te forta ne rastet kur jane zbuluar dhe sekuestruar sasi te konsiderueshme droge, personat e implikuar per sigurine e trafikut dhe pagesave jane ekzekutuar pa piken e meshires. Dihen rastet kur sekseret e deshtuar jane fshehur ne Brimen e Miut, ne ishuj te vecuar ne Oqean dhe atje i ka gjetur dora e ndeshkimit e krimit te organizuar. Prandaj edhe Artan Santo nuk ka si te mbijetonte ne Shqypnine e Shtetit te Rrumpalles dhe te Bankave Mafioze ne nje kohe qe ne Mal te Zi u kap dhe u prishen hesape Kolumbie ne llogari me miliarda eur qe duhet t’i pastronte ne Lavatricen albaneze Banka Famoze Credins.

    • Mund të kini të drejtë “merobaze”? Variant që nuk përjashtohet. Ndoshta duhet te dine dhe njerez te tjere te bankës hesape te natyres qe thoni ju? Nderime!

  • o E VERTETA………………….
    Vargjet u tua vajtuese jane nje thirrje Vajtimi,jam pjeserisht dakord me ato vargje Vajtimi po e VERTETA flet ndryshe jo EMOCIONALISHT.
    Santo(i shenjti)nuk lindi 58 vjec,ai ishte i sigurte se ishte i PA PREKSHEM,dhe ishte ate qe vetem miopet muk mund ta shohin,ai qe jepte % te larta per bizneset,ai qe nje gazete do e quante FINACIERI I MAFIES(kjo eshte e verteta),pra vargjet e tua nuk mund ta bejne ate me KATOLIK se PAPA.
    Ai “cun i tirones”hyri dhe vone kuptoi se si funksionoka loja,sepse “cun tirone”per mua do te thote CUN FSHATI,pa u ofenduar askush,po Tirane do te thote FSHAT i EMANCIPUAR,dhe FSHATARI ose ai “cun tirone”nuk e kupton dot se siFUNKSIONOJNE QYTETI,sepse jane dy bote te ndryshme.
    Si perfundim,Djallit nuk mund veshesh mantelin e Engjellit.

  • Artan Santo iku nga kjo bote me shume mistere,siç edhe bejne komentuesit me lart.Nje njeri mund te vritet edhe kot-sekoti nga nje plumb qorr,nga nje aksident me atomjet,e kafshon gjarperi,mbytet ne lum,det,etj.Por Santo u vra ne deren e bankes se tije,mundet te vritej edhe ne deren e shtepise,ne rruge,kafene,plazh,etj,etj.Vrasja ne ate vend nuk eshte pa lidhje me punen e tij si bankier,pra eshte e qellimeshme,e mirepregatitur,nga kongurenca,nga zilia,nga lufta per karier,nga frika e njerezve korruptiv pe te humbur gjurmet te lidhur me te,etj,etj.Dhe vrasesit nuk do kapen kurre,siç nuk u zbuluan vrasjet e A.Brocit me shoke,A.Hajdarit,F.Xhindit,K.Trebickes,R.Hoxhes,S.Olldashit,Gjykatesit ne Vlore,K/komunarit ne Kukes,K/shikasit ne Durres,etj,etj.Eshte e njejta dore e zeze qe i pregatit keto:ARKIVA.

  • Të mësojmë të qajmë pa zë
    _____________________

    Lexoj në faqet online të mediave të Tiranës për vrasjen, në mes të kryeqytetit, të bankierit Artan Santo. Krim shumë i rëndë, që trondit jo vetëm ata që e njihnin të ndjerin, por edhe institucionet e shtetit, duke filluar nga ato të Rendit publik. Jam i bindur se qeveria dhe vetë kryeministri Rama i kanë dhënë përparësinë e duhur zbardhjes së këtij krimi, duke filluar nga kapja e autorëve, identifikimi i porositësve dhe zbardhja e motiveve. Pjesë e kësaj përpjekjeje për të vënë drejtësi, duhet të jetë edhe administrimi i informacionit në mediat.
    Vrasja me atentat e një bankieri nuk është njëlloj si humbja e një personaliteti të njohur, nga një sëmundje e rëndë ose edhe nga një aksident automobilistik a një vetëvrasje. Është një akt që vë në pikëpyetje strukturat e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Nëse ka një gjë që nuk duhet të ndodhë, është pikërisht kjo që ndodhi: politikanët, qeveritarët dhe personalitetet e tjera shtetërore që mbajnë radhë pranë mikrofonëve të TV-ve, për t’i rrëfyer publikut se çfarë ndiejnë ata përballë këtij krimi.

    Natyrisht të gjithë këta janë edhe njerëz dhe mund ta kenë njohur personalisht të ndjerin; është e drejta e tyre të reagojnë emocionalisht dhe personalisht ndaj kësaj vrasjeje; sikurse është e drejta e tyre që këto reagime t’i mbajnë private dhe e drejta e publikut që t’i kursehet sentimentalizmi herë i ndier dhe herë i shtirë, por gjithnjë pa vend, i të gjithë atyre që nuk kanë gjë për detyrë të vajtojnë publikisht të vrarët, as janë zgjedhur për këtë dhe as paguhen si vajtojca. Nuk kish gjë më revoltuese, sa të lexoje ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytëzonte edhe këtë ngjarje të rëndë për kapital politik dhe për të sulmuar qeverinë dhe legjislaturën e tanishme si të kapur nga krimi. Pas operacionit shembullor të bonifikimit të Lazaratit, organet e ruajtjes së rendit dhe qeveria treguan se janë në gjendje të kontrollojnë situata të vështira dhe të drejtojnë me sukses operacione të vështira të neutralizimit të krimit.

    Ndryshe nga administrata e mëparshme, që la pa zbardhur një numër të frikshëm krimesh të nivelit më të lartë, kjo që ndodhi po i tregon publikut një qasje të re ndaj krimit dhe paligjshmërisë, për çka edhe gëzon përkrahjen e njerëzve anembanë. Përkundrazi, mediatizimi i reagimeve dhe sentimentalizmi, në një kohë që duhet veprim i shpejtë, inciziv dhe shumëplanësh, është një mbeturinë e trashëguar nga praktika të mëparshme, ku pafuqia mbulohej me populizëm dhe bashkëfajësia me sentimentalizëm. E gjithë kjo kërkon edhe profesionalizëm nga ana e mediave, çfarë përfshin edhe respekt ndaj të vrarit, familjes së tij dhe institucioneve.

    Dërguar me email // në [email protected]
    http://gazetadita.al/te-mesojme-te-qajme-pa-ze/#comment-199024
    ===

    Ne nje gazete me shume lajme, e nje media qe kalon ne OverDrive, shpesh te ikin disa xhevahire “te vogla.” Po e ripostoj nga Rubrika Letrat e Lexuesit, lexuesi nuk ka vene as emer e as nickname; por rendesia qendron tek mesazhi i tij. P.A.B

    • Nga ato qe kam lexuar dhe qe mendoj:
      1. Vrasja e u be ne mes te dites, ne zone te superpopulluar, me polici afer, etj-ishte e pergatitur shume kohe me pare
      2. ishte mesazh per ata te tjeret per ti mbyllur gojen-pra e lidhur me transaksionet e pista (droge, privatizime etj) keshtu qe nuk besoj se eshte nga ortaket me te cilet kishte sherr
      3. kush eshte me i perlyeri me keto te gjitha? Ka nje emer!
      4. Kush perfitoi? Ai qe u emrua drejtor duhet te kete lidhje me ate qe urdheroi vrasjen se ata nuk hoqen qafe dike qe te bien me keq. Kalkulimet jane bere qe te fitoje urdheruesi! Si fiton? mbase duke bere transaksione te tjera por mbase duke fshire gjurmet!
      5. Santo eshte sulmuar nga dikush ne media kohe me pare. Dhe Santo kishte qene merzitur dhe cuditur shume! Cuditesh kur e di qe dikujt i ke sherbyer dhe mendon se e ke mik! Ajo deklarate ka qene pjese e planit! Per te thene me vone qe Santon e vrau Mafia se ishte i lidhur me droge…po mafia por jo une!!! Thote urdheruesi mafioz..
      6. Botimet per ortakerine, problemet mund te kete qene pjese e kesaj strategjie…qe te gjithe te mendonin te tjere, por jo ate urdheruesin e vertete!
      Kryeministri nuk eshte kriminel por bashkepunoi…se kushedi kiu ka ndonje doje edhe ai…dhe kka ngrene lugen e corbes se prishur.. dhe nuk ei kapi dhe sdo ti kape asnjehere vrasesit…urdheruesin jo e jo!

  • tE GJITHE SHKRUAJNE,disa sikur jetojne ne Paris,disa sikur jetojne ne Afganistan,dhe pak shume pak,qendrojne me Kembe ne toke.
    Cdokush mund te beje nje liste me vetveten duke renditur nje sere personash qe mund te jene KUBEJA e krimit,dhe jam i sigurte qe 80-90% i kane njerzit para syve cdo dite.
    Po ashtu dhe biznese,ato qe i shohin cdo dite jane suporti i tyre ekonomik,nje fjale thote:te verteten mund ta fshehesh shume mire,duke jua treguar njerezve para syve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *