Kuvendi shtyn në 31 korrik afatin e reformës territoriale

anazapta

Kuvendi shtyu sot afatin për reformën territoriale  deri në 31 korrik. Shtyrja u miratua nga deputetët e maxhorancës, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka bojkotuar seancën dhe mbledhjet e komisioneve në formë proteste ndaj përjashtimit 10-ditor të Berishës, javën e kaluar.

Vendimi për shtyrjen e afatit për reformën territorial u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Me propozim të kryetarit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të komisioni të posaçëm të reformës administrative Bashkim Fino, i propozoj seancës të fusim në rend ditë shtyrjen e afatit të këtij komisioni sipas kërkesës së paraqitur deri në datën 31.07.2014”, tha kryeparlamentari Meta.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *