Njeriu që kryeministri duhet të marrë në konsideratë për të reformuar drejtësinë

anazapta

Kush i mungon reformimit të drejtësisë? Kur thuhen nga të huajt, marrin vlerë dhe një ngjyrim tjetër, sikur nga ne nuk është folur dhe flitet shpesh për sistemin e drejtësisë. Është thënë e rithënë nëpër panele të ndryshme televizive, media dhe nga mbarë opinioni kjo çështje. Por tani po merr një dimension serioz. Po t’i referohesh dhënies së statusit për BE-në dhe deklaratave të kreut të ekzekutivit, pikërisht reformimi i sistemit te drejtësisë ishte një nga objektivat e korifeut të mendimit të lirë të zotit Ngjela, njeriu që ka vuajtur në diktaturën komuniste dhe njeriu më brilant dhe me ide të qarta perëndimore në Shqipëri, euridit e kundërshtar i vendosur i mediokritetit, servilizmit dhe autoritarizmit. Pikërisht këtij eksperti në fushën e drejtësisë nuk iu dha pozicion dhe vendi i duhur. Ky personalitet me kulturë anglosaksone dhe moral hebraik (siç është shprehur vetë ai), njeri me një vlerë dhe karakter profesional të admirueshëm, koha e ka treguar se është vërtet i tillë. Në projektet ambicioze të Kryeministrit për të ardhmen që nis me ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, reformën territoriale etj., këtij njeriu plot eksperiencë duhet t’i jepet vendi dhe hapësira për të shpalosur përvojën dhe aftësitë e veçanta që zotëron dhe vlerave që ai mbart. Është koha e festimit dhe bashkëpunimit me një reformator dhe një mik që e kanë ëndërruar këtë çast. Ky njeri i vyer me një shkallë meritokracie në sistemin demokratik, me një bekgraund dhe të kaluar që flet shumë, s’mund të lihet në harresë me statusin relikës.

 

Letër e nënshkruar

Adrian Milo

Share This Article
10 Comments
  • Pikerisht, Spartak Ngjela eshte personi i duhur dhe i vendosur per te qene ne krah te ligjit dhe reformes totale ne sistemin e qelbezuar te drejtesise !

  • Njeru me vlera te medhaja mund te jap kontribut te math edhe pa qen ne krye te drejtesise apo i punsuar aty, vetmem te mos pengohet nga xhelozia , ambicja dhe megalomanija

  • Ai qe vihet ne krye te drejtesise bene punen per te cilen paguhet. Pra vlerat e tij paguhen. Njeriu qe ka vertet vlera eshte ai qe i shpreh ato si parime ose si platforma per te gjithe. Dhe kjo nuk i mohohet z. Ngjela. Mbivleresimet gjithne na kane marre ne qafe. Ne kur te mbivleresojme shume te çojme drejte gabimeve.

  • Kesaj i thone futja pordhes! Po a nuk ishte ky Spartak kryetar i komisionit parlamentar per hetimin e trazirave te 1997? Kaq shpejt harruat? Ky e amnistoi Saliun. Ky person eshte si puna e Kreshnik “nacionalistit” -atij turkut me mbiemer spahiu (grade ushtari turk I think but not sure) qe pergjerohej te fuste ne burg Saliun dhe ja ku e ke sot byth e brek me Saliun.
    Eshte turp te beni sikur harroni!

  • Z KRYEMINISTER
    Ka ardhur koha qe ne sistemin e drejtesis duhet vene pika mbi i
    duhet qe ne cdo segment drejtesia te funksionoj
    Jemi te trishtuar me ngjarjet e fundit
    jeni pergjegjes nqs nuk ndryshon
    JEMI NE PRITJE
    PRESIM NRDYSHIME

  • ne rast se duhet te vendoset nje njeri qe e njeh mire drejtesine dhe nuk eshte i koruptuar nga asnje qeveritar dhe qeveri ….dhe kryesorja ka bere shume per permbysjen e qeverise hajdute dhe kriminele te Sali Berishovicit… e cila e varosi krejt vendin tone ky pra eshte avokati i mirnjohur Spartak Ngjela qe nuk ka reshtur se kerkuari drejtesi ne vendin e ti por mendimet e ti te vyera kane rene ne vesh te shurdhet……prandaj qeveria e Edi Rames duhet me patjeter ti japi vendin qe i takon avokatit Ngjela dhe ne rastin se do qe te bashkepunoje me ata qe sic thone terhiq dhe mos keput ajo eshte tjeter gje ….ne rast se nuk ve drejtesine ne vend ashtu sic premtoi para votuseve Socialiste dijeni se ky do ja fusi avash -avash pa u ndjere popullit atehere del thenia; ku ishe;asgjekundi….cfare berre;;asgje…keshtu qe vendosni njeres abap per drejtesi …tamam sic ja gjete njeriun punes per shkaterimin e kanabisit ne Lazarat dhe pergezime si ministrit Tahiri k/policit Didi dhe krejt forcave policore…..ashtu dhe drejtesise ti gjendet njeriu qe punon dhe kerkon drejtesine e mohuar keti populli 23-24 vjecar…..populli ka shume shpresa qe dhe drejtesia dhe dinjiteti ti viret ne vend keti populli te shumevuajtur si nga komunizmi por me keq akoma nga e ashtuquajtura Demokraci se ikem nga shiu komunist dhe rame ne bresherin e demokracise vetem nga keta palo drejtues qe nuk paten faj se vete i patem zgjedhur qe te na sillnin fukarallik kurse per vehte dhe familjet e tyne po i plasin xhepat nga paret qe na vodhen …..prandaj i nderuar k/minister sic po e los vallen qe ne fillim dhe me premtimet luaje derri ne fund vallen…se ben vaki e le ne mes dije se me keq se Saliu ke per te perfunduar…..por shyqyr populli qe me pranimin e statusit per ne BE lindi nje shprese shume e madhe por …kalaja meret shpejt por….eshte zor per ta ruajtur prandaj pas korupsionit radha i ka ardh drejtesis se po ndigjojme per dite qe;;theret hajduti …kapeni hajdutin dhe akoma te mbesojme Saline se ka punuar me duar te pasterta…..kur ai i ka futur duart deri ne bryla per te vjedhur popullin dhe sic e dine gati 90% e shqiptareve …se fundi do i lutesha shume disa drejtusave te qeverise qe te mos flasin gjera qe nuk pertypen kollaj nga njerzit …ekam fjalen kur thone qe ne kemi bere kete dhe ate per emigrantet eshte turp me mire mos flosin asgje se sa te genjejne ata emigrante qe dhane ndihmesen e tyre final per permbysjen e qeverise hajdute dhe kriminele te Sali Berishovicit dhe fitoren e partise socialiste {RILINDJES }…….KAM 17 VJET QE KAM EMIGRUAR FAMILISHT ….DHE NUK JAM NDIHMUAR NGA ASNJI QEVERI E ARDHUR DHE E SHKUAR POR JAM NDODHUR SI PESHKU PA UJE QE JAM RAHUR POSHTERUAR NGA SHTETI KU UNE EMIGROVA SA DHE PASHAPORTEN MA KANE GRISUR DHE SHTETI IM NUK ESHTE INTERESUAR SI PER MUA POR PER KREJT EMIGRANTET….AQ ESHTE INTERESUAR SHTETI ..SA EMIGRANTE ISHIM NE DHE TE HUAJ PO AQ EMIGRANTE NE TRAJTOHESHIM NE VENDIN TONE PRANDAJ KUJDES KUR FLISNI DHE SHKRUANI PER EMIGRANTET ….JU QE PAGUJI DHE NGA TAKSAPAGUSIT EMIGRANTE……..PARA SE TE SHKRUANI PER EMIGRANTET GENJESHTRA ME BISHT JU REKUMANDOJ TE DEGJONI KENGEN E EMIGRANTIT NGA KENGETARI HAXHI MAQELLARA ….JU LUTEM MOS ABUZONI …GEZUAR SHQIPERI DHENIEN E STATUSIT KANDIDAT PER NE BE KJO ESHTE NJE FITORE E MADHE SI PER JU POR DHE PER NE QE JEMI ME VITE LARGUAR NGA VATANI JONE DERI ME SOT I ZAPTUAR NGA MAFJA QEVERI E SALI BERISHOVICIT ……KURSE TANI DUAM ME PATJETER DREJTESI DHE ATA QE NA NXINE JETEN ATA QE NA DETYRUAN TE MERNIM RRUGET E KURBETIT DUAM TI SHIKOJME NE BANKEN E TE AKUZUARIT TE GJITHE ATA QE PER 8 VJET E ROPEN SHQIPERINE DHE E BENE DAC,,,DHE SOT MUNDOHEN TE DALIN SHPETIMTARE KUR RANE BASHKE ME SHKOPIN NE HALET ….DHE THERASIN KRYEHAJDUTET KAPENI HAJDUTIN ….MOS E MERZIT POPULLIN …O POPULL…

  • Ky avokati me duket se i ngjan mesuesit tim te gjuhes ne vitet ’50, i cili kur ne nxwenesit e tij benim zhurme ne klase, ai as nuk na kapte nga veshi, as nuk na bertiste, as nuk na nxirrte jashte mesimit, as nuk na fuste me denim ne depon e qymyrit te shkolles, por vetem leshonte pyetjen ‘pa adrese’:Ç’eshte fjala? Çéshte zeri? dhe ne nxenesit pushonim menjehere duke vene buzet ne gaz.
    Edhe avokati ne fjale vetem fjale ka, vetem ze ka, vetem retorike ka, si: ‘Çeshtja qendron’, ‘Çeshtja eshte’, ‘Problemi qendron’ dhe vetem kaq, pra, fjale dhe vetem fjale zoteri. Pastaj ky ka qene nje here minister, gje qe eshte harruar fare, se çfare beri, nje vrime ne uje…Prandaj o Valo, mos ia fusni kot e mos i jepni te tille mend Rames, se keshtu e demtoni, nuk e ndihmoni me tifozlleqe si ato te boterorit te sivjetem…

  • Avokati ben mire te gjeje menyre tjeter per te bere leket qe i duhen per te lare borxhet,eshte i mbytur deri ne gryke.Ka djem te rinj te formuar e te ndershem,por qe nuk bertasin si ky.

  • Problemi eshte se dhe kjo qeveri nuk do te kete drejtesi se po te doje e fillon nga ilir floriri,21 Janari,gerdeci ETJ….Z.Spartak duhet te provohej se ka punuar per kete qeveri ,nuk duhet harruar kontributi i dhene ne greven e PS ,hap kutite ose largohu.Shkonim te degjonim fjalet ngazellyese te Z.Spartak Ngjela,qe e ngrinin” turmen “ne kembe.

  • E verteta,sipas meje,eshte se z.Ngjela eshte simboli i njeriut te ditur,me mire se ai askush nuk e artikulon fjalen.I vetmi njeri qe nuk e duron rreshtin.E,dhe ne monizem,qe nuk kishte grada,AI donte te ishte gjeneral,te cilat i “mori”,por me kosto teper te larte.E admiroj shume per te kaluaren,tani ka patur shume mundesi qe t’i “saldoje” pllakat e “GJENERALIT te DREJTESISE”…shpresoj akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *