Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, një ditë më parë, në zonën e Bllokut. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, dhe zv/drejtori Sokol Bizhga janë rikthyer sërish në Policinë e Tiranës rreth orës 09:00 të mëngjesit, për një tjetër takim me grupin e posaçëm hetimor për dosjen. Kërkimet dhe veprimet hetimore zgjatën deri rreth 04:00 të mëngjesit, për të rinisur sërish sot paradite. Burime të rezervuara thonë se kanë dyshime të forta që mund të çojnë në zbulimin e vrasësve të drejtorit të bankës “Credins”, por deri në këto momente ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.
Vrasja e Santos, grup i posaçëm hetimor. Ndalohen dy persona në Fushë-Krujë
Dy persona janë ndaluar nga policia në Fushë-Krujë në lidhje me vrasjen e Artan Santos. Mësohet se njëri është pronari i motorit që u përdor në vrasjen e biznesmenit, ndërsa tjetri pronari i një pike servisi. Dëshmitë e tyre pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, pavarësisht se nuk dihet ende nëse ata kanë lidhje direkte me vrasjen.
Ndërkohë, publikimi i një videoje nga Balkanweb provon se vrasësit e kanë ndjekur Artan Santon gjatë rrugës për në punë. Në video shfaqet makina e Santos dhe pas saj motori me dy personat që pak minuta më vonë do t’i merrnin jetën në një nga zonat më të populluara të Tiranës.
Gjithashtu, përmes një deklarate për shtyp, Prokuroria bëri me dije se po punon me intensitet te larte, ne bashkepunim me Policine e Shtetit per te zbuluar autoret dhe qellimin e ngjarjes se rende, te ndodhur sot ne Tirane, ne te cilen eshte vrare me arme zjarri shtetasi Artan Santo, biznesmen dhe figure e njohur publike ne fushen e finances dhe medias. Menjehere pas marrjes se njoftimit per ngjarjen, Në deklaratë, thuhet se Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla urdheroi Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane per te ngritur nje grup te posacem hetimor per zbardhjen ne nje kohe sa me te shpejte kete ngjarje. Ky grup hetimor po koordinohet nga Prokuroria e Pergjithshme dhe ne dispozicion ka edhe logjistiken speciale te institucionit te Prokurorise. Media do te mbahet ne kontakt te vazhdueshem per hetimet mbi kete ngjarje, duke ruajtur njekohesisht sekretin hetimor.
Video
Policia publikon foton e dy vrasësve të Artan Santos
Vetëm 30 minuta pas njoftimit se do jepte shpërblim prej 10 mijë eurosh, policia e kryeqytetit jep njoftimin e dytë se shuma që vihet në dispozicion shkon në 100 mijë euro, për këdo që jep informacione të vlefshme mbi autorët e vrasjes së biznesmenit Artan Santo.
“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069 41 00003.
Krahas sa lart, kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129.
Aktualisht grupi hetimor po punon me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve”, bën të ditur policia e kryeqytetit, e cila publikon edhe foton e parë të dy atantatorëve që i morën jetën biznesmenit Artan Santo.


Me urdher te Sali Serbit eshte vrareee ..
MESAZH I QARTE I BANDAVE QE FINANCUAN FUSHATEN ELEKTORALE.
“TANI DO MARRIM HARACIN TONE, OSE ULNI BREKET, OSE JA CFARE JU GJEN”
ARMO U DHA ME QERA NGA ATA QE E KISHIN ME 500,000 LEKE/MUAJ, E MORI BES SULA
QE SHKARKON NGA NJE ANIJE NE DITE NE VLORE DHE NUK PAGUAN AS AKCIZE AS EDHE
NDONJE DETYRIM TJETER.
KUPTOHET QE PARATE I CON LARTE.
KY MIKU NUK KA PRANUAR TE “ULI BREKET” NDAJ HYSENBELLINJVE TE ILIR MUTIT DHE
JA CFARE E GJETI.
KUSH NUK DO TA SHIKOJE KETE ESHTE QORR ME DESHIREN E VET.
KRYERILINCI E THA ME GOJEN E VET
“PAS STATSIT DO KETE PUSHIME NGA PUNA”
Po pse ku e gjeten kete te shkretin!!!!! Kane tjeter mundesi kriminelet jane…Berisha…Basha…Paloka…Rruli Muli..Ristani…Sahani…e nese zhduken keta dhe kriminelet rikthehen normalitetit.
Një komb që prodhon monstra si sali berisha dhe i vë ata ne krye me siguri do të prodhojë të tjera. Tani janë bërë shumë? Prodhimi nuk ka rreshtur!? Shqipëria në një farë mënyre eshtë nën pushtetin e tyre. Pushtetin berishian e ka prodhuar mungesa e civilizimit tonë dhe e ka konsoliduar tufa e injorantëve që i venë pas?
Kombi ka prodhuar kryemonstren Enver Hoxha, armikun nr 1 te civilizimit e te njerezimit, ai na la peshqesh Ramizin, Fatosin, Salen, Edin e me radhe.
Po mire o militante po per policine e paafte nuk e thate nje fjale ? Ne qender te bllokut qelluan pa silenciator, degjoi lagjja, jepet ne radio alarmi, bllokohen rruget, 2 unazat, autostrada…..
Ata arriten deri ne Fushe Kruje pa problem.
Pastaj ky shoferi i tij paska qene budalla, ata i rrinin 3 m. afer ne rruge e ky qorri nuk i shihte nje here pasqyrat ?
Per asgjesimin e vatre kriminale ne Lazarat policia meriton noten maksimale , per krimin e vrasjes se fundit, percmim per mungese profesionalizmi si dhe per organizimin skandaloz te strukturave ne baze e qender!
Eshte periudhe e shkaterrimit,
(Me falni), e tranzitcjonit!…)
Dhe, fillim i banditizmit,
nga ish,te zotet e fronit.
Dor’ e Saliut murtaje!
Dhe kete,topi s’e luan.
Lidheni,se do u haj,
esht’ i plagosur dhe vuan…
Pse i mbledh kot kreret e policis ata e kishin ne dore dhe i lane te ikin.