Rama: Vrasja e Artan Santos, mizore. 100 mijë euro kush ndihmon policinë

anazapta

Kryeministri Rama e cilëson një ngjarje mizore vrasjen e biznesmenit Artan Santo, mëngjesin e sotëm në zonën e Bllokut. Në cilësinë e kreut të qeverisë, Rama shprehet se kushdo që jep informacion që çon në zbulimin dhe kapjen e  autorëve të krimit, do të shpërblehet me 100 mijë euro.

“Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit ‪#‎TanSanto 100mijë EU kush ndihmon policinë” , shkruan Rama në Facebook dhe Tuiter.

rama postimi

Share This Article
20 Comments
  • Polici diletente katunare, cfare bejne policia e policet civile ne bllok ? Pijne kafe ? Pas atentatit motorri nuk duhej te kish dale nga tirana e re pa u kapur, pastaj postlicet e unazes vogel, pastaj unaza e madhe. Me nje njoftim ne radio nuk duhej te dilte nga Tirona. Policia e paafte e ka lene te shkoje deri ne Fushe-Kruje.

  • z.RAMA,keto jane lajme teper lenduese,dhe ne asnjehere s’do behemi njerez te mire po nuk u veprua kudo ne Shqiperi tamam si ne Lazarat,per mbledhjen e ketyre armeve,se jemi nje popull qe po nuk na shave nga nena,nuk te themi kurre baba,se keshtu njerez te eger ngelem,dhe do te mbetemi perderi sa kohe nuk do ndihet tek ne ashpersia e ligjit….

  • Nuk më pëlqen mënyra se si i caktojnë shperblimet per informatoret e vrasjes? Sillen me paratë e taksapaguesve si pronarë të vetëm te tyre! Nga ana tjetër nuk kam parë te vihen shuma kaq te medha per vrasës dhe te vrarë të tjerë? D.m.th jeta dhe vdekja nuk vlen njëlloj për te gjithë??? Disave u kushton më tepër dhe ajo qe duhet thënë është se “nuk jemi te barabartë”!? Barazia para ligjit është thjesht demagogji ?

    • Meqë është çun tirone do ti paguajnë çunat e tironës dhe kryeministri nga llogaritë e e tyre bankare.

  • *********************************************************************************

    E vrau dhe nje Tirons …..

    Jane njerez te rregjimit-krimit Ali Bishes,

    qe te “urdheruar” qellimisht kerkojne te perkeqesojne dhe turbullojne
    situaten pikerisht ne kohe te caktuar “Statusit” per
    te “larguar keshtu vemendjen” e Drejtesise ne arrestimin te Sali Bishes.

    **********************************************************************************

  • Lufta kundra biznesmeneve nuk eshte se nisi me kete te ndjerin kjo dihet tani me qe sa here ndryshojne kahet e politikes te paret qe shenjestrohen jane biznesmenet,shqiperia nuk do ta ngrej kurre koken,mendoni sa jane vrare keto 23 vite dhe sa prej tyre jane biznesmen,pyetja eshte kushe e ka rradhen…????????????????????

  • 100.000 Euro?! Po ai gjakun te kuq si une e si ju e kishte! Apo i vlente me shume si shok Rame apo cun Tirone?

  • Police pijanece ne pike te mengjesit ane e mbane shqiperise i shikon kafeneve pa u trmbur se dikush i shikon….z. Minister duhet te japesh urdher qe asnje polic mos te futet ne kafe me uniformen e shtetit, keta jane turpi i botes….kalon vrasesi nen hunden e policit dhe nuke merr mundimin ta ndaloj, turp.

  • Z.Rama,kur ju flini,sadopak-Saliu punon nate e dite per te ulur imazhin e qeverisjes,pa menduar se demton vendin,pasi ka 23 vjet qe ben vjedhje e krime.Te gjith ne kemi te drejt te dyshojme se si ka mundesi qe nga vendi i ngjarjes deri ne F.Kruje antetatoret te mos kapen???

  • “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, [etj-etj]

    I nderuar, mos nxitoni e personalizoni cdo gje; te ishte dikush “jo nga ata te vertetet” vdekja e tij do pasqyruar njesoj. Po gaboni me keto emocionet tuaj. Ju s’flisni si “mik” por si Kr-M 24 ne dite, per sa kohe qe jeni ne ate post. Do s’do, te ka ngelur ne kurriz! Keshtu deshtuat me shaka mushkonjash e keshtu ju dalin gjerat nga duart, shpesh reagoni jashte propocionit. Keni qene nje nder disa, qe na ulet flamurin ne Gjysme Shtize [Turp!] per nje deputet te aksidentuar; me nje nxitim qe transformoi nje cermoni familjare ne falsitet shteteror-provincial. Pathosi dhe emocioni i politikes tone tregojne mungese Serioziteti ne berje te puneve. Ngushellimet me tone personale ti beni tek familja; ne publik mos shkoni me “gjithe c’ka keni”

    Ky mik i mire neser mund te dale jo dhe aq i mire, s’dihet motivi e as perfshirja e zoterise ne dicka te pakendshme; pse i lini vend vetes per auto-kritike neser e distancim te sforcuar? Apo kundershtareve per akuza te se nesermes duke ju marre kohe d energji nga puna per te cilin paguheni. Ruani pak qetesi, mbani pak dekore e seriozitet; ne proporcion me cdo ngjarje.

    E mbani mend ju nuk jeni zedhenes Policor! “U vra nje bankier/ biznesmen, i moshes XX” dhe shperblimet monetare (?!) e komunikatat eshte mire t’ja lini profesionisteve. Sot jeni Kr-M i shtetit, jo “Kryetari i Lagjes” Veproni si i tille.

  • Keqardhe per vrasjen,Ngushllime familjes.
    Vrasjet jane te renda aqe me teper kur behet fjele per nje vrasje ne mes te tIRANES NE PRANI TE DHJETRA KAMERAVE.
    Them qe kjo vrasje a mos eshte fundi i ndarje se krimit nga jata e perditshme qe jo pak ka marre jete shqiptari.
    Ne te verte vrasje ne nje vend te till si ky, krimi don te trego se “akoma kemi force edhe perse morem goditje te rende ne Lazarat,” Pra ky eshte nje karshellek qe krimi edhe ne agoni kerkon ti beje shtetit dhe mbare shoqeris demokratike.
    Shpresoi te hjet i fundit i ketije lloi.!

  • Po si ka mundesi qe ne mes te dites e ne zemer te qytetit te levize nje motor pa targa, dhe jo nje motor 50 kubikesh po nga ata qe bien ne sy?

  • Me e pakta qe mund te thuhet eshte se policia nuk ka minimumin e profesionalizmit dhe perkushtimit per te bere detyren.Mund te justifikohej policia ne rast se vrasesit do te ishin futur neper rrugica te ngushta e neper lagje te mbipopulluara per tu fshehur,por qe te ecin me 100 apo 120 km/ore me motorr neper autostrade nga Tirana e deri ne Fushekruje e te mos kete nje patrulle policie qe ti ndaloje, nuk ka vend ku te rrije.Dhe te mendosh qe per nje aksident banal ne nje rruge ne periferi,policia rrugore me motorr te vjen per pese minuta.Kjo e sotmja tregon se cfare policie kemi e jo ajo e Lazaratit qe shkojne 800 police e bejne pese dite lufte me vetem nje grusht banditesh.

  • Askush nuk beson te Ky Prokuror ************************************
    Askush nuk beson tek kjo Drejtesi **********************************
    Askush nuk beson tek SHISH-i ***************************************
    Askush nuk beson tek Ky President *********************************

    ******* Vrasjet do vazhdojne nese nuk arrestohet Ali Bisha *********

    • paske harruar policine dhe ministrin e brendshem apo edhe ti je i grupit “te na rroje partia”.

  • ——————————————————–
    Ku jeni o Tironsa …. ?

    Pse rrini ?

    I vrau gjithe Tironsit Kjo kuceder shpellash.
    ———————————————————

  • Kryeministri Rama tha:
    “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetë, që donte jetën e donte njerëzit. Tan Santo. 100 mijë EU kush ndihmon Policinë”.
    Përzgjedhja e fjalëve është domethënëse. Kryeministri Rama kujdeset që të mos thotë se Santo ishte bankier dhe pronar i rëndësishëm i medias. Pra Kryeministri ka dashur që të mbulojë një cadavere eccellente me një mantel të fjalëve të llojit të këngës së tij “Gjithçka mund të ndodhë/jetojmë në Tironë”.
    Policia e Shtetit, për të cilën Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’ i ofrojnë ndihmë me këtë rast, kundrejt një shpërblimi të lartë, ka thënë se për ngjarjen po bëhen hetime në disa pista, dhe se publiku do të informohet duke u ruajtur limitet e sekretit hetimor. Të njëjtën gjë e ka thënë pak a shumë edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në këto raste me pista kuptohen konfliktet që ka pasur viktima. Dy pistat kryesore në të cilat mund të hetohet për vrasjen e Santos janë dy:
    1)Konflikti i Santos me një bankë azere të kontrolluar nga familja e diktatorit të Azerbajxhanit, Alijev, mbi një shumë prej 75 milion euro të depozituara nga azerët te Banka Credins e drejtuar nga Santo, dhe që iu biznismenit Rezart Taçi, pa miratimin e azerëve. Nëse shkaku i vrasjes është ky, atëherë del se diktatori azer Alijev ka bërë një vrasje në Tiranë, me miratimin dhe në përshtatje me agjendën politike të Kryeministrit Rama.
    2)Konflikti i Santos me familjen Hysenbelliu për shkak të partneritetit problematik në bashkëpronësinë mbi kompaninë mediale “Fokus” (News 24, “Gazeta Shqiptare”, Balkanweb), por edhe për shkak të bashkëpronësisë mbi Universitetin “Luarasi”. Për këtë gjë kam shkruar hollësisht në statusin tim në Facebook, në 6 qershor të këtij viti, me titull: “Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike ‘Fokus’ (Tv News 24, ‘Gazeta Shqiptare’, Balkanëeb)”.
    Në konfliktin Santo-Hysenbelliu qenë përzier disa njerëz të tjerë të fuqishëm nga mazhoranca parlamentare, dhe Kryeministri Rama e di mirë se cilët janë e si janë përzier në këtë histori.

  • Cfare thua more Edi !
    C’jane more Edi keto; cuna Tirone te vertete qe duan jeten.
    Po kush jane keta cuna Tirone jo te vertete qe nuk e duan jeten?
    C’jane more keto 100 mije euro ? Ke pare filma ?
    Monedha Shqiptare eshte LEKU……..pak respekte.
    Mire qe s’the dollar Canadez. C’jane keto diskutime kafenesh?
    O Ed, je kryeminister, figura Nr 1 e politikes Shqiptare
    apo te ka dale nga mendja ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *