Arsyeja pse Ronaldo nuk ka tatuazhe

Ornela

I konsideruar nga shumë vetë si një person arrogant, faktet tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Në një intervistë, kur futbollisti është pyetur se përse ai nuk kishte asnjë tatuazh në trup, përgjigja e tij ka lënë pa fjalë fansat e tij. Futbollisti Ronaldo dhuron gjak për fëmijët e sëmurë. Në shumë vende të botës njerëzit me tatuazhe nuk lejohen të dhurojnë gjak për shkak të rrezikut të madh të transmetimit të sëmundjeve, si hepatiti, etj.. “Ishte koha kur Carlos Martinis ishte me ne në ekipin kombëtar. Ai na tregoi për problemin me djalin e tij dhe ne lojtarët u bashkuam për ta ndihmuar, sepse e dinim që po kalonte një situatë shumë të komplikuar”, tregon Ronaldo për stacionin radiofonik Cadena Cope. Lojtari e përsërit këtë akt humanitar shpesh madje u bën thirrje fansave të tij që të praktikojnë këtë veprim që dhuron jetë. Ronaldo njihet tashmë për veprat e tij humanitare. Nuk janë të pakta rastet kur ai ndihmon fëmijët e sëmurë.

Share This Article
3 Comments
  • Ronaldo per mua ka qene nje lojtar antipatik deri para pak vitesh edhe pse ka nje talent te jashtezakonshem. Gjithe keto lajme pozitive qe vijne per bamiresite e tij tregojne se eshte nje djale me zemer te madhe dhe duhet treguar respekti maksimal ndaj personalitetit te tij ne fushe dhe jashte saj. Qofsh perhere keshtu!

  • Dhe megjithate kjo qe ben ai nuk e kompenson sjelljen dhe sportivitetin e tij fals .
    Nuk perben lajm ky qe boton “Shqipi”,por Ronaldon nga ana tjeter nuk e akuzoj per eleminimin e PROTOKALLISE sepse Ronaldo luajti i demtuar .

  • Edhe mënyra sesi nga pasuria e tij i ka bërë me biznese vëllezërit dhe motrat tregon se është shembulli i njeriut me zemër të madhe. Ruaj respektin më të madh për të. Pastë sa më shumë suksese, në mënyrë që t’i shtohen mundësitë për të ndihmuar të tjerët. Ky është YLLI I vërtetë, që nuk e humb përulësinë edhe kur mund të kapardisej si shumë të tjerë, në një kohë që bota përulet përpara tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *