Ka pasur dy persona të shoqëruar dje në polici të cilët policia i dyshonte si të lidhur në historinë e shit-blerjes së motorit që u përdor për ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo. Duket si një linjë logjike hetimi ajo pas identifikimit të mjetit të përdorur.
Por mjafton të bësh një kontroll të thjeshtë në internet dhe kupton se në Shqipëri, motorët me shumë kubikë dhe me shpejtësi të lartë, mund të gjenden kollaj. Jemi gjithnjë në variantin e motorëve të paregjistruar, pa letra, të paidentifikueshëm.
Shitësit në internet, lënë dhe numrat e telefonit, i ekspozojnë me foto motorët, edhe çmimet e tyre, afishojnë dhe numrat e telefonit. DITA boton sot disa nga këto shpallje të cilat janë një tregues se sa e lehtë është të sigurosh në Shqipëri një mjet pa letra si motori, mjet që është ndër më të preferuarit për përdorim nga vrasësit.


Po mir mor vélla…kjo zdo té thot se pse shiten automjete pa letra,vriten njerzit;ndoll né shume shtete qé shiten….por mjafton qe té funksonoj ligji dhe té kapen autorét
flitet se Tan Santo i u mbante pa te drejte perfitusve te kredise deri ne 20% te shumes. Nuk vritesh kot, coc ka ngene ndonje luge corbe dhe ky Santo