Panariti prezanton Paketën për Bujqësinë

anazapta

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka prezantuar Paketën e Bujqësisë, një dokument i hartuar pas konsultimeve të vazhdueshme me biznesin dhe grupet e interest, për të ofruar zgjidhje të menjëhershme probleme të cila kanë të bëjnë me barrën administrative dhe barrën fiskale. Në një takim të zhvilluar dje në Sallën e Pallatit të Kongreseve, paketa u prezantua nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe zëvendësministri Alban Zusi. Kjo paketë, synon gjithashtu reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, me shërbimin e veterinarisë, për qarkullimin e lirë të mallrave etj. Pjesë e paketës së bujqësisë janë edhe ndryshimet e domodoshme strukturore dhe funksionale në përbërje të institucioneve të bujqësisë. Në fjalën e tij Ministri Panariti theksoi Paketa për Bujqësinë, do ta projektojë bujqësinë shqiptare drejt rrugës së pakthyeshme të përqafimit të standardeve më të përparuara të Bashkimit Europian.” Në fund të paketës është bërë edhe një vlerësim i impaktit të mundshëm që të gjithë këto masa do të kenë në rritjen e prodhimit, në rritjen e të ardhurave ku llogaritet që me 10 milion euro do të përfitohen nga futja në veprim i këtij kompleksi masash, të cilat do të ndikojnë në një rritje domethënëse të prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral. Në këtë mënyrë, Shqipëria adopoton një kompleks reformash, si pjesë e kësaj pakete për bujqësinë, të cilat e përqasin dhe e përafrojnë këtë sistem me sistemin e bujqësisë europiane, dhe janë natyrisht në linjë të plotë me Politikat e Tregut të Përbashkët Europian në fushën e bujqësisë”, tha Ministri Panariti.

Share This Article
1 Comment
  • Gazeta,jepni pak me shume drite problemit te bujqesise.Jetojne ende ne fshat rreth gjysma e popullsise se vendit,dhe mendohet qe nga fshati te marre ushqim edhe qyteti por edhe eksporti.Ku jemi me kete?Perse nuk vihet gishti ne plage?Cfare do te beje Qeveria dhe Ministria e Bujqsise kokretisht gjat ketij mandati?Sa para do t’i futen buxhetit nga prodhimi I fermave?.Sa para nga buxheti do te financohen ne sektorin e bujqesise dhe si eshte ky raport me sektoret e tjere dhe vendet e rajonit?Si do ta perballoje presionin e BE-se bujqesia jone( dmth fermeri shqiptar)?A eshte prodhimi bujqseor rentabel ne Shqiperi?.Keto e shume problem te tjera duhet t’i trajtoje gazeta,mendoj une.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *