Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mesnatë te “Mali i Robit” në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi rreth 50 vjeç, i cili është dërguar me shpejtësi për në spitalin e qytetit të bregdetar. Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur. Shkaqet e kësaj plagosje janë ende të paqarta, po ashtu dhe autori. Kurse në Derven, policia vendore ndaloi Oltjon Vathin, 24 vjeç, pasi akuzohet se ka plagosur pas një sherri Sh. V., 39 vjeç, me armë zjarri pistoletë.
