SMS në DITA
Në 0689073730
Ngushëllime familjes Santo. Nuk e njoh, por nga fotot m’u duk djalë i fisëm. Një notë 4 policisë si notë për kundërveprimin. Polici diletante! Çfarë bëjnë policia e policët civilë në bllok? Pijnë kafe? Pas atentatit motori nuk duhej të kishte dalë nga Tirana e re pa u kapur, pastaj policët e unazës së vogël, pastaj unaza e madhe. Me një njoftim në radio nuk duhej të dilte nga Tirana. Policia e paaftë e ka lënë të shkojë deri në Fushë-Krujë.

Kjo qe ndodhi deshmon me se miri profesionalitetin e vertete te policise se shtetit dhe drejtuesve te saj.Tregon se ndryshimet e deritanishme ne polici kane qene vetem tualet e per zhurme.Policia eshte shume larg,nga ku duhet te jete,Ka shume njerez te pa afte,te pa arsimuar,te marre nga fshatrat e thella,te ndrojtur,te frikesuar.Policia eshte fytyra e vertete e shtetit,qe qytetaret e kane para syve cdo dite.Nuk mund te rilinde shteti e demkracia,s`do te kemi kurre nje shtet ligjor,pa nje polici te afte,te depolitizuar e te gezoje besimin ne syte e populli.Deri tani,mund te thuash se eshte bere pak me shume se asgje.Kur ne mes te Tiranes,para kryeministrise,parlamentit,presidences e institucioneve kryesore te shtetit,para MPB levizin mjete pa targa,drejtues mjetesh te droguar e te dehur,njerez qe jane ne kerkim prej vitesh te tera dhe …ku di une,kush te siguron se nje dite nuk do te shperthejne para ketyre institucioneve mjete te mbushura me eksploziv ? Priteni se e kini rreze veshit.Me qendrimet e veprimet e saj opozita eshte bere strehe e sigurte dhe inkurajuese e fuqishme e krimit.Shteti,mazhoranca e institucionet qendrojne te hutuara e ne pritje te “urdherave”,pa u shquar,vecse per zhurme e show.Kjo qe ndodhi duhet te perbeje nje shkak te forte per te shkundur nga vendi cdo zyrtar te shtetit per te menduar e vepruar nje ore e me pare.Koha nuk pret.Njerezit kane filluar te zhgenjehen.