Emisioni i fundit i Fiorit për… sezonin

anazapta

Ditën e djeshme emisioni investigativ Fiks Fare ka pasur takimin e fundit për këtë sezon. Lajmi është bërë publik nga vet drejtuesja e emisionit, Fiori Dardha. “Sonte ishte emisioni i fundit për mua në këtë sezon televiziv! “Fiks Fare” ishte një sipërmarrje e madhe, që ndryshoi jetën time! Përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe emocione pafund! E gjithë mirënjohja ime shkon për ata që besuan tek mua e që nuk e kanë kursyer kurrë mbështetjen e tyre! Nuk dua të bëhem patetike e të zgjatem me falënderime pafund, ndaj po e mbyll duke thënë se unë ndjehem me fat që jam pjesë e “Fiks Fare”!, shkruan Dardha. Fiori u bë pjesë e emisionit pas ikjes së Saimir Kodrës në një televizion tjetër. Ajo arriti të përshtatej mjaft shpejt duke bërë së bashku me Doktorin një dyshe interesante. Të shohim tani, çfarë do të ndodh në sezonin tjetër televiziv!

Share This Article
4 Comments
  • Arrite të na tërhiqje para ekranit, ndonëse në fillim nuk të besuam.
    Ndoshta dhe me ndihmën e doktorit ti u përshtate shumë mirë në dyshen e Fiksit sa që nuk ndjehet më mungesa e Saimirit.
    Bile mund të them se ju të dy i jepni mundësi nj-tj të punoni në kolegjialitet, gjë që mungonte përpara, fjalën më shumë e merrte Saimiri.
    Të lumtë vajzë e mbarë, urojmë që cifti të vazhdojë edhe në sezonin tjetër dhe mundësisht edhe të premten, ndonëse kam simpati për Albanën…edhe ajo është rritur në rolin e dublueses së Fiksit.
    Do na mungoni por me gjithë zemër ju uroj PUSHIME TË GËZUARA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *