Mziu dhe eventet e tij ndërkombëtare

anazapta

Ja arritëm ditës. Ky është lajmi më i mirë që kemi dëgjuar ndonjëherë për një zonë të caktuar në vendin tonë. Xhelal Mziu, kreu i bashkisë së Kamzës njofton më të madhe se: “Kamza, tashmë qytet i organizimit të evenimenteve të mëdha ndërkombëtare”. Në një njoftim që vetë Xhelali ka bërë në Facebook thuhet: “Kamza është qyteti më i ri në vend, por që renditet si Bashkia e gjashtë për numrin e banorëve. Edhe pse ka një jetë relativisht të shkurtër, rritja dhe zhvillimi i tij i jashtëzakonshëm habit këdo që dëgjon për këtë qytet. Jo vetëm nga popullsia, por edhe në shumë elementë të tjerë tashmë Kamza është një realitet ndryshe nga ai i para disa viteve dhe që ndryshon nga rrënjësisht me ndërmarrjen bujqësore të para viteve ‘90. Ky zhvillim i vrullshëm ka prekur çdo fushë. Ndër të tjera, së fundi Kamza po afirmohet edhe si qyteti ku organizohen dhe zhvillohen veprimtari të disiplinave të ndryshme, por çfarë është më kryesorja, veprimtari me përmasa ndërkombëtare”. Doni më për Kamzën? Shtrihuni tani!

Share This Article
8 Comments
  • Do kete apartamente te lira ne Kamez ?!…

    Atje do te vete te jetoj, mes ‘nderkombetareve”…e ne balle Merziun…

  • Cfare prodhohet ne Kamez sot! Ku punojne banoret e ketij qyteti te madh? Nuk flas per hajdutet , per te cilet Kamza ze vendin e pare ne Shqiperi dhe per rrjedhoje edhe ne bote! Sa po zbardh dita, keta vershojne neper rruget e Tiranes, ku kane ndare zonat e veprimit.
    Po ata qe nuk po gjejne dot nje vend pune si hajdut, ku punojne!

  • C’ma nxirrni kete pleh ahuri, pse ve foto ne FB, kelyshi i Sali qenit ,funderina qe duhen hedhur poshte me neveri

  • Sikur te kisha mendtë e tij do te shkoja pa kurrefare deshire te jeta ne XHELALISTAN! Eh, kane ikur pendat e medha te humorit si Driteroi, Qamili, Miçoja, Niko Nikolla, etj, po ky daullexhi me 1000 lekesh ne balle, ky aksident i peshqeshuar nga SRB-i, si kapterr Nishani dhe ca kapterra te tjere, – katundare te lumtur ne mjerimin e brengosjen popullore, do te ishte “lende e pare” per nje roman satirik.
    Znj. Kumbaro, jo vetem i nxitur nga ky rast, po shpallni nje konkurs kombetar (ose mbare,-) per letersine humoristike e satirike. Edhe albanalogu Lanksh, ende gjalle, habitet, se si nuk zhvillohet letersia humoristike ne Shqiperi ne nje kohe kaq te begate per te.
    XHELALISTAN, mos te pafsha bojen! kUR SHOH EMRAT e rrugeve plot shkelqim Nju Jork, Berlin etj MA NEVERIT jeten o cinik me koke katerqoshe, si nje shkemb i rene per toke, pasi i keni prere perlat e Lures! Ik sikterisu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *