Denoncon vjedhjen e lokalit të tij të basteve, por i dyshuar në pranga përfundon djali i tij. Policia vendore bëri me dije se lokalizoi dhe ndaloi të kërkuarin Erald Hasa, 24 vjeç, banues në Elbasan. I riu dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin loto-sport, që është në pronësi të babait të tij M. Hasa, nga ku ka marrë dy televizorë plazma të markës “Samsung” dhe 4 televizorë plazma të markës “Telefunken”, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa hetohet për vjedhje dhe kallëzim të rremë.
