Një nga figurat kryesore të prishjes së Çamërisë ka qenë koloneli britanik Chris Monty Woodhouse/ Kris Monti Udhauz.
Për të kuptuar pse e nxiti dhe e mbështeti Zervën kundër çamëve myslimanë, duhet ditur cili ishte. Kris Udhauz, koloneli britanik i Ndërlidhjes në Drejtorinë e Veprimeve të Posaçme, kreu i Misionit Ushtarak Britanik, në Greqi, agjent i fshehtë. Ai ishte helenist i spikatur, që dinte përsosmërisht gjuhën popullore greke. Më vonë u bë politikan i Partisë Konservatore, historian i Greqisë në Britaninë e Pasluftës. Pas 1974 dhe fundit të diktaturës në Greqi punoi avokat për kryeministrin grek të atëhershëm, Karamanlis, dhe përcaktoi, si të thuash, paraprakisht piketat politike për demokratizimin dhe modernizimin politik të saj. Me formimin kulturor helenist ishte i prirur të ndihmonte politikën ortodokse të Greqisë. Me prejardhjen shoqërore dhe interesin politik i shërbente politikës konservatore të Britanisë, që kishte patur para Luftës, kishte gjatë dhe Pasluftësë së Dytë Botërore, interesa strategjike kryesore në Greqi. Ai ka shkruar disa libra për misionin e tij në Greqi gjatë Luftës. Në disa prej tyre jep mendime edhe për çamët dhe dëbimin e tyre nga Zerva.
Udhauzi e pranon, që kishte “një pakicë shqiptare në Greqi” (faqe 27), të cilët i quan “Bashkëpunëtorët e vegjël të armatosur”. Pettiferi shpjegon, se”bashkësia çame në Epir, prej tij, është tepër e nxirosur me furçën kolaboracioniste dhe përshkruhet në atë mënyrë që mund të emërtohet vetëm me gjuhën imperialiste-raciste si “një popull mysliman që zakonisht quhet turko-shqiptar”. Në këtë libër, vazhdon Petifferi, Udhauzi ka hedhur themelet e qëndrmit ortodoks, në të cilin çamët do të shiheshin më vonë në historiografinë britanike për dy breza, duke zbatuar terminologjinë e të Djathtës ekstreme greke.” (James Pettifer “Woodhouse, Zerva, çamët”, faqe 25) Nga njëra anë, i përshkruan ata të ndëshkuar nga Zerva për bashkëpunimin me fashistët dhe nazistët, dhe, nga ana tjetër nuk jep të dhëna për dhunën dhe krimet e ushtarëve të tij. (faqe 27).
Miranda Vikers në librin “Çështja çame”, mëtime kombëtare dhe pronësore shqiptare në Greqi, citon një dokument të shkruar prej Udhauzit “Nxitur nga Misioni Aleat që drejtova, Zervas i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944. Shumica ikën në Shqipëri të gjenin strehë. Dëbimi i tyre u bë me gjakderdhje të shkallës së madhe. Puna e Zervës u ndoq në mars 1945 nga një masakër në shkallë të madhe e çamëve të Filatit, e cila s’mund të falet. Pasoja ishte dëbimi i popullatës së padëshiruar shqiptare nga tokat e tyre.” (Miranda Vickers “Çështja çame”, mëtime kombëtare dhe pronësore shqiptare në Greqi, faqe 23. Marrë: Zyra e Jashtme Britanike PRO/FO No. 371/48094/544/R8 564.)
Takimi i përfaqësuesit të Misionit Ushtarak Anglez me një Komision të çamëve
Më 3 prill, 1945, përfaqësuesi i Misionit Ushtarak Anglez në Sarandë ka pyetur një Komision të Refugjatëve Çamë. Biseda është e plotë.
1. -Kam ardhur, u tha ai, për t’u marrë me problemin e popullatës çame, prandaj, më thoni, sa kohë keni që jeni këtu?
– Që prej tetë muajsh.
2. – Sa vetë janë vrarë para tetë muajsh në Çamëri?
– Në Çamëri para tetë muajsh janë vrarë nga organizatat e Plastirës, Zervës, etj., 470 vetë në Paramithi dhe 375 burra, gra dhe fëmjijë në Filat, pa përfshirë ata që kanë vdekur nga uria dhe gjithë vajzat e reja të përdhunuara.
3. – A kanë marrë pjesë çamët në luftë kundër nazizmit?
-Po, kanë marrë pjesë. Brigada e 15 e EAM-it kishte në radhët e saj një batalion të pakicës çame; si provë bindëse mund të përmendim makinat gjermane të shkatërruara nga forcat çame, që gjënden edhe edhe sot në rrugën Filat-Sajadhë.
4. – Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e Nuri Dinos?
– Klika e tij qe: Mazar Dino, Rexhep Dino, Haki Rushiti dhe Neshat Çali; këta qenë në lidhje të drejtpërdrejtë me Gestapon gjermane.
5. -Vetëm këta që përmendët ju kanë bashkëpunuar?
-Po, vetëm me ta; dhe me anë të forcës ai grumbullonte rreth vetes burra për të cilët kishte nevojë (nga 50 deri 100 burra njëherësh).
6. – Ku janë familjet e tyre në këtë moment?
– Ata u nisën me gjermanët, por nuk e dimë se ku kanë shkuar. Dimë vetëm se Mazar Dino është i burgosur në Gjirokastër, Haki Rushiti dhe Neshat Çali janë oficerë në ushtrinë e Zervës në Korfuz.
7. -Si mundën çamët të riktheheshin përsëri në Greqi?
-Pas një mirëkuptimi që u gjet midis qeverisë shqiptare dhe Misionit Britanik në Tiranë.
8. – Sa vetë u vranë dhe prej kujt u vranë herën e dytë?
-Në Filat, më 15 mars, u vranë 45 vetë nga ushtria e Plastirës.
9.- Atëherë, ata nuk janë vrarë nga qeveria greke përderisa kjo ndodhi në momentin kur ELLAS-i ishte atje?
-Jo, kjo ndodhi, pikërisht, pas nisjes/largimit të ELLAS-it nga Çamëria dhe pushkatimi u urdhërua nga oficerët e forcave të Mbrojtjes Kombëtare; nëse dëshironi, mund t’ju japim emrin e komandantit të tyre: kolonel Zoto prej Lefterhorit (Paramithi), komandant Ilia Kaca prej Paleohori (Filat) dhe Ll. Kristo Kaca, djali i Ilias.
10. -Ka ushtarë anglezë në Çamëri?
-Deri në datën 13 mars, atëherë kur atje kishte ende familje çame, nuk ka patur.
11. -Si keni mundur t’i mësoni ju këto hollësi?
-Unë i kam mësuar nga ata që mbërritën/arritën më 30 mars, dhe, ne kemi këtu mes nesh si anëtar të Komisionit tonë ish policin (politofilaqi), Ismail Bilali.
12. -Ka familje të tjera që mbetën në Çamëri?
– Atje kanë mbetur vetëm 15 familje, përveç 5 të tjerave që ndodhen në Korfuz. Por burrat e tyre nuk janë atje. Ka edhe 10 çamë në burgun e Korfuzit, të cilët u morën nga një anije-roje kufiri greke në ujrat shqiptare, kur vinin nga Vlora me një varkë me motorr, që i përkiste Shaban Fejzos (nga Çamëria).
13. -Çamët, dëshirojnë të rikthehen në vendin e tyre?
-Sigurisht që dëshirojnë, por vetëm duan të kenë sigurinë/garancinë e Aleatëve për jetën, pasuritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme; sepse i tremben rifillimit të masakrave. Përsa u përket tradhëtarëve të sipërpërmendur i tërë populli i kërkon, për t’i gjykuar dhe për t’u dhënë dënimin e merituar.
14. -Jam shumë i kënaqur që pata rastin të takohem me veta që kanë qenë dëshmitarë dhe kanë parë me sytë e tyre akte të ndryshme dhe unë do të jem ndërmjetës pranë qeverisë sime me qëllim që të bëhet e mundshme ajo që mbetet ende.
-Ne ju transmetojmë/kumtojmë, gjithashtu, juve përshëndetjet e popullit çam të masakruar dhe kërkojmë në emër të luftës që kemi bërë kundër nazistëve që të na rinjohin si pakictarë shqiptarë/pakicë shqiptare.
(00. «Actes agressifs du gouvernement monarcho-fasciste grec contre l’Albanie”, 1947, faqe 96-99.)
Mbrojtja prej deputetit britanik, H.L. Hutchinson
Në dhjetor 1945 ka qenë në Shqipëri deputeti britanik i Partisë Laburiste, H. L. Hutchinson, i cili ka folë dy herë për çamët. Herën e parë njoftoi se në sesionin e ardhshëm të Parlamentit do të kërkoj krijimin e një Komisioni Ndërkombëtar për t’u marrë me kthimin në vatrat e tyre të 25 mijë refugjatëve të pakicës shqiptare të dëbuar nga vatrat e tyre në periudhën e fillimit të masakrave dhe të terroit nga policia greke, e cila ka vrarë 2500 vetë. Dhe sqaroi se provat i kishte mbledhur gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Dhe, në Parlamentin Anglez, tha: «Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri kam patur rastin të flas me shumë refugjatë të ardhur nga Çamëria. Bëhet fjalë për 25000 vetë që janë dëbuar nga vatrat e tyre nga bandat terroriste greke nën urdhërin e gjeneral Zervës. Ata jetonin në mjerimin më të madh, nën tenda, përjashta, në shtëpitë e vjetra të rrënuara dhe gjatë rrugëve. Qeveria shqiptare nuk mund t’ju vijë shumë në ndihmë, sepse asaj i mungon gjithçka. Shumë nga ata tregojnë masakrat e kryera nga ushtarët e E.D.E.-sit; këto mizori kanë qenë të tilla sa e ke të vështirë t’i besosh në ditët tona. Unë i kërkoj mikut tim, Zotit Eden, që është posaçërisht i ngarkuar me çështjet greke, të ndërhyjë pranë qeverisë greke në mënyrë që ajo të ndërmarrë inisiativën e një hetimi serioz për mizoritë e tyre. Në rast se këto që thashë vërtetohen, do të kërkoja krijimin e një Komisioni Ndërkombëtar për vendosjen/rregullimin e këtyre refugjatëve në vatrat e tyre, duke u siguruar një jetë të qetë dhe paqësore. » (00. »Actes agressifs du gouvernement monarcho-fasciste grec contre l’Albanie», 1947, faqe27-28)

Fatkeqesisht kjo histori eshte aplikuar ekzaktesisht ne Kosove disa here, e fundit, ne fund te vitev 90. Sa popull fatkeq jemi! Ja tashti dhe vrasjet mafioze te saleh serb berishovicit.
Ne shqipetaret e Shqiperis lutemi ti marrin ato qe pretendojne camet,dhe te harrojne ato qe kan ne Shqiperi se u bene me pjese te papjeset,por do jete e veshteire se greku nuk e heq ligjin e luftes,keshtu qe keta do ven deri ne Q.Bote dhe do kthehen prape te ne,ore po kane dokumente si thone pse nuk hapin gjyq dhe te fitojne?
Leon-idhas ti tu hash tumin çameve se jane me te zotet punetore e mikprites nder shqiptaret , por si grek ti te takon te shpifesh e baltosesh popullin martir çam , Loni une kam lidur ne Tirane si dhe femijet e mi , kam shtepi private te blere nga im ate e jo toke te zaptuar apo apartament te partise , çamet e njohin jeten me mire nga te gjithe se jetuan ne ate truall epik qe tregon Homeri si vend i shenjte i qyteterimit para-helenik e evropian , çami zhytet por nuk mbytet se di notin e jetes me mire nga ty baltaxhi , çamet jane shqiptare me prona qe kur drejtonin Perandorine Bizantine o qorr i bibes si ne krahinen shqiptare te Camerise e ne krahinat e tjera te atdheut te shqipes , mos u be xheloz por meso nga çamet si te çash ne jete me pune dhe vetem pune , pyll pa derra nuk ka por mos i pergjithesoni njerezit ngado qofshin , e drejta vonon por s harron dhe per çamet si kosovaret , ndergjegja e kthjellet per kete çeshtje po fiton terren dita-dites dhe ne Greqi sepse nuk ishin populli i thjeshte grek qe beri masakra por politika fetare e nxitur nga qarqe te huaja ku anglezet kane gjynahet e tyre ne Grqi si me çamet ashtu dhe me luften civile greke te 1949-es .
Popull punetor une quaj fshataret e Myzeqese dhe krahinave te Korces,qe u rropaten me kazem ne kooperativat bujqesore dhe jo shitesa,bufetjere,magazinjere e xhambaze,qe kapen tregtine ku ishte leku si ne kohe te Enverit dhe ne kohe te Sales.
Ja , kjo është gjuha e historianit , me dokumenta !
Të falënderoj , profesor Kuçuku !
Njehere shajne Zerven,pastaj Enverin qe i strehoi dhe u dha bregdetin dhe pune te mira,tani ua paska fajin nje kolonel anglez,po ju vete xhanem nuk keni faj?Pse nuk qendruat atje dhe te mos e leshonit vendin,ta mbanit me flake e zjarr,dhemb per dhemb me greket,sic bene kosovaret qe nuk u dorezuan asnjehere dhe i shikoni ku jan sot por kujtoheni mbas 70 vitesh…..
Natyrisht eshte pozitive cdo bisede midis kryesise Came e shtetit grek ,,per nje perfundim te kesaj ceshtje !! Une personalisht ,po te kisha prejardhje came s”do te desha kurre te rikkthehesha ne trojet e te pareve te mij ,kur sjell ne imagjinate vrasjet makabre qe kane ushtruar ne ate kohe ushtaret greke !!! Nje marreveshje per shperblim monetar te kesaj popullsie per shtepite ,truallin e humbur e mendoj si marreveshje me fitim per te dy palet !!! Kam qene ne Filat e kam pare vendes te jetojne ne ate truall dikur te popullsise came ,,me shtepija te reja ,te ndertuara sipas stilit te sotem grek e asgje s”te linte te kuptonte se ketu dikur e ne nje kohe jetonin te tjere qe flisnin si shqipen ashtu dhe greqishten !!! Greket e sotem ne asnje menyre nuk ambjentohen me nje popullsi muslimane prane tyre ,,me shtepite prane !!Propaganda kunder Turko-kratise ( shtetit turk) eshte aktuale ne cdo mjedis ,,ne kishe ,ne shkolla ,ne zyra te ndryshme administrative ,,ne ambjente private e shoqerore etj !!!Te rikthehem atje ku urretja kunder besimit musliman eshte e pa zvogeluar per mua eshte te rroj me friken e nje hakmarrjeje te dyte !!!! Kam jetuar nje dekade ne Greqi e kur pohoja se isha e besimit musliman ,reagimi i te pranishmeve ishte jo miqesore !!! Jetoj po kaq vite ne nje shtet tjeter ,te modernizuar e nuk shoh reagim primitiv nga askush ne se biseda shkon ne Zotin ose besimin fetar !!!
Në dhjetor 1945 ka qenë në Shqipëri deputeti britanik i Partisë Laburiste, H. L. Hutchinson, i cili ka folë dy herë për çamët. Herën e parë njoftoi se në sesionin e ardhshëm të Parlamentit do të kërkoj krijimin e një Komisioni Ndërkombëtar për t’u marrë me kthimin në vatrat e tyre të 25 mijë refugjatëve të pakicës shqiptare të dëbuar nga vatrat e tyre në periudhën e fillimit të masakrave dhe të terroit nga policia greke, e cila ka vrarë 2500 vetë. Dhe sqaroi se provat i kishte mbledhur gjatë qëndrimit në Shqipëri.