SHENIM: Ruajtës rendi apo “policë”?!

redaktor

Kjo pra është dilema, nëse një numër uniformash blu, rrogëtarë në zejen e ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, janë “policë”, pra të atillë që thonjëzat i tregojnë si të mangët, sa në profesion e sa në inteligjencën normale, apo ruajtës rendi, ngjashëm si ata rojet e plazhit që së fundi po aktivizohen dhe në bregdetin tonë, që çdo çast, rrijnë ngrehur në vigjilencë maksimale për çdo jetë njerëzore në rrezik, të hapësirës detare në mbulim?! Ditë më parë, ndodhi një sherr brenda një autobusi urban në Tiranë. Një birbo u sul që të rrihte shoferin dhe fatorinon. Dhe teksa pasagjerët lëshonin klithma tmerri dhe kërkonin të lajmërohej policia, një syresh ishte bërë sa një grusht në fund të autobusit, duke (mos)parë punën e vet. Eshtë e padrejtë të futen të gjithë në një thes, por sa e sa incidente ndodhin në ambiente publike dhe vështirë që aty të shfaqet ndonjë polic, në kohën dhe çastin e duhur. Polici nuk është si ne të gjithë. Ai duhet të jetë adapt në punën e vet dhe atë që shqisat tona nuk e shohin e nuhasin dot, shqisat e tij e kanë punë rutinë. Por mjaft të shohësh policë në detyrë, në kryqëzime rrugësh, sesa të shpenguar qëndrojnë, sesa të pavëmendshëm janë, me sa sportivitet kalojnë orët e shërbimit. Në asnjë rast nuk dallohet tek ata ajo “sypushksia”, tendosja nga pesha e detyrës, nuhatja prej qeni e çdolloj situate të pazakontë. Ndaj dhe është rasti t`i japim të drejtë Sali Berishës për foton e postuar dy ditë më parë, më diçiturën përcjellëse: “foto sa një mijë fjalë!”. Eshtë foto që vërtet…të lë pa fjalë! Jo se patjetër ai polic kryeqëzimi duhej doemos t`i kapte atentatorët, porse prezenca e tyre, pak ose aspak lot rol në parandalimin ose evitimin e ndonjë krimi, nga ai më i sofistikuari e deri tek ai i rëndomti. Pra, nuk është fjala se së të korruptuar janë policët, por se sa janë ata ruajtës të vërtetë rendi.

E.H

Share This Article
11 Comments
  • Shkrim me vend ! Duhen njerez te pergatitur fizikisht e menderisht per uniformen e policise. Gjithashtu edhe te mirepaguar. Rasti i fundit eshte flagrant dhe na tregon hapur sesa larg eshte policia e shtetit nga te qenit profesioniste europiane. Sigurisht qe kjo eshte nje pune qe duhet te ishte bere gradualisht ne keto 23 vjet liri. Nuk mundemi kete pune tia kerkojme vetem kesaj qeverie qe ka vetem 10 muaj jete
    Policia tek ne eshte politizuar vazhdimisht eshte vene ne sherbim te partise ne pushtet te PD-se konkretisht. Keto jane rrezulatet e nje pushteti qe ka menduar vetem per vete jo per popullin.

  • Problemi ne shqiperi nuk eshte policia jane gjykata prokuroria te korruptuar Policia kap kriminelet gjykata i leshon brenda vitit kriminelin per dy vrasje keshtu i quhet pune krriminelit Peshku qelbet nga koka aty duhet te filloj pune shteti per krriminalitetin

  • Pro blemi qe ngrihet eshte me vend por per mendimin tim personal ka ardhur koha te ngrihet nje polici e tipit tjeter e jo me kjo qe i ka dale boja e nuk ka asnje kredibilitet.Per te ruajtur rendin son lypet nje polici efiçente e kazerme ku me nje plan te mirfillte merr pjese ne aksione e kontrolle te perditeshme qofte nyjesh rruge e qofte ne patrullim 24 oresh.Keta barkederat e te daleboje duhet ti atashohen bashkive per inspektim te pergjitheshem brenda bashkive ku edhe jetojne,e te jene hallke ndihmese e policise se shtetit.Se dyti pika me e prekshme eshte paisja me logjistike e mjete efikase e moderne.Nuk eshte serioze sot qe te luftoshe krimin me mjete qe nuk kalojne shpejtesine 40 km/ore apo pa asnje mbrojtje ku ekuipazhet e tyre mund te bien kurdohere preh e sulmeve banditeske.Jam i bindur qe qeveria po punon ne kete drejtim e se shpejti shpresoj te realizohet ku policia qe rruan rendin sot te jete efikase,me dinjitet e autoritare.Shembuj sot ne Europe ka shume e nuk eshte veshtire ti gjesh.

  • po a e din more gazetar trim se po tu kishte dal para polici do ishte deshmor tani.ne cdo vend te botes kur policia peballet me vrases me pages urdherohet ne radio te pres perfocimet,ah po detyra e tij ishte ta ndiqte po kur patrullat dhe motorretvnuk kan naafte se naften e vjedhin shefat e medhenj

  • Policia!
    Tek ne ,per faj te dikuj te vavlefshem.
    Tek ne Policet shifen kudo, ne rruge , kafe, nen ure, me kapele, pa kapele.Me gjysem uniforme.Me kopsa te pa mberthyra,si bluzat e pantallonat.Si mos me keq.Tani del se nk kane as radio.Paskan bicikla 50 cc per te ndjekur kriminelet.

    Ne Europe, por edhe ne Ballkan(vec AL) nuk shifen gjekundi.Por, Policia eshte aty dh at-here qe duhet.Dhe te kall daten!

  • Kjo eshte e vertete kur sheh ne midis te bulevardit te Tiranes,qe te vijne makina ne krah te kundert dhe nuk i ndalon njeri,qe puna e policise rrugore matet veten me gjobat me te urtet.
    Deri kur nje polic rrugor,tatimor,inspektor kontroll mjetesh e cdo punonjes i shtetit qe del per kontroll ne rruge,nuk do te te dorezoj kur mbaron sherbimin sa makina ka ndaluar,ne cfar ora,cfar targe,cfar dokumentesh kishte mjete ne rregull, do te kemi vetem punonjes te shtetit qe dalin vetem per te mbushur xhepat e tyre.Ne qofte se ka ndonje qeveritar a zyrtar qe thote se nuk eshte e vertete qe keta kontrolle dalin per xhepat e tyre ja faktoj kur te desheroj ai.
    Cfar bejne SHKB qe nuk kap asgje.

  • Ne flasim sikur s`kemi patur shtet,s`kemi experjence,s`kemi pasur polici.Shqiperia ne periudhen diktatorjale ka pasur nje polici shume efikase ne drejtim te krimit ordiner.Te mos e ngaterrojme policine me aparatin e sigurimit,qe merrej me intriga,si ta bente popullin armik,sepse sigurimi ka qene shtojce e UDB-se.Kam qene deshmitar i nje krimi te ndodhur ne Shkozet,tek Iliria,ne 1982,Dy te rinj goditen me thike nje kalimtar.Menjehere u gjinden aty dy police,qe hodhen kapelet ne toke dhe vrapuan te kapnin kriminelet,te cilet i arriten me vrap pa kaluar hekurudhen,ju vune prangat.Jam habitur atehere me vrapin e policeve sikur ishin atlete te 100m.Keta barkderrat dhe mustaqe piset qe vegjetojne sot,jane per te marre rrogat dhe te sherbejne si material humoristik per Filizin.

  • Ngrihet budallai hedh nje gur ne lume,e hidhen 10 te zgjuar e se gjejne dot.
    Keshtueshtedhe titullin e gazetes,dhe te kuptosh se cfare do te thote te behet lavazh truri qofte dhe nga nje gazetar i rendomte!?!?!?!?
    Nje titull pa asnje lidhje dhe komentues qe komentojne.

  • Kam frikë se policet tanë nuk janë profesioniste dhe te dalë nga “akademia e policisë” por njerëz te rekrutuar ne bazé te disa testeve formale si shkollimi,pesha,gjatesia e ca budallallëqe te tjera te ketij lloji? Por asnje nga keto kritere nuk ka te bejë me profesionalizmin? Duhet reforme profesionalizmi? Te tjerat jane përralla! Duhet gjithashtu nje rregullore e fortë disipline dhe uniforme qe të zhduket njehere e pergjithmone polici mustaqelli,barkderr,pa betim per sherbim me besnikeri ndaj shtetit etj.etj. Betimet dhe sjelljet e deritanishme kanë qëne per besnikeri ndaj bandes se berishes dhe krereve qe i kishin emeruar e favorizuar ne emër te njohjeve fisnore dhe në kembim të nderit te shkeputjes nga fshati dhe tufa e dhive!!?

  • @@@ Kam frikë se policet tanë nuk janë profesioniste dhe te dalë nga “akademia e policisë” por njerëz te rekrutuar ne bazé te disa testeve formale si shkollimi,pesha,gjatesia e ca budallallëqe te tjera te ketij lloji? Por asnje nga keto kritere nuk ka te bejë me profesionalizmin? Duhet reforme profesionalizmi? Te tjerat jane përralla! Duhet gjithashtu nje rregullore e fortë disipline dhe uniforme qe të zhduket njehere e pergjithmone polici mustaqelli,barkderr,pa betim per sherbim me besnikeri ndaj shtetit etj.etj. Betimet dhe sjelljet e deritanishme kanë qëne per besnikeri ndaj bandes se berishes dhe krereve qe i kishin emeruar e favorizuar ne emër te njohjeve fisnore dhe në kembim të nderit te shkeputjes nga fshati dhe tufa e dhive!!?

  • Sa me pak te futi hunden politika aq me shume do jen rezultatet duhet nje reforme e thelle dhe te jene te mire paguar duhen zgjedhur nerez profesinist dhe figura e policit te jete e mbrojtur me ligj duhet ndryshuar kushtetuta dhe pare me vemende ligji i denimit kapital sa nuk eshte vone .Te behet nje referendum per venien e ligjit te vdekjes , vetem atehere shpeton shoqeria nga vrasesit me pagese , vetem atehere shpeton shoqeria nga politikane vrastare ,vetem atehere shpeton shoqeria nga gjukates te korruptuar prokuror te lidhur me krimin ndryshe flasim kot .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *