SHENIM: Revolucioni “Kokëdhima” në gjuhën e ngushëllimeve

redaktor

“Ngushëllohem vetëm me shpresën se, ata që urdhëruan këtë vrasje do të përvëlohen në flakët e ferrit!” – është kjo një ndër frazat më të pazakonta e hasur dy ditë më parë, që i takojnë lumit të reagimeve pas vrasjes së bankerit të njohur Artan Santo. I përket një tjetër figure publike, të afërt në disa linja më të ndjerin Santo, pikërisht Koço Kokëdhimës, tashmë dhe deputet. E pazakontë për nga përmasa religjoze, e thënë açik, pa u mjaftuar me atë shprehinë stereotipe poaq religjoze, që për çudi artikulohet lehtshëm dhe nga ateistë me nam, të tipit: “U preftë në paqe!”. Kjo e fundit, është standartizuar për çdo rast të ngjashëm dhe duket se i përket frymës laike në “protokollin” zyrtar dhe jo zyrtar të nderimeve për dikë të rëndësishëm që ikën nga kjo botë. Me frymën religjoze, ajo përkon në përcaktorin e statusit të të gjallit në botën tjetër, që do bie rehat nga telashet e panumërta kësaj bote që la pas, që thjesht do shplodhet, shkrydhet, shtriqet, shijon një tjetër dimension ekzistence pa kokëçarje, halle e brenga, në shoqëri ëngjëjsh, me të vetmen vuajtje: që nuk mundet dot të jetë më mes të gjallëve të kësaj bote, ku bëjnë pjesë familjarët, miqtë, shokët, kolegët. Ama, nëse është fjala për ateistë të bindur e të vendosur, nuk ka fare vend për urime të këtij lloji, madje as për një tufë lulesh mbi varr, ngase për ata, vdekja përmbyll gjithçka dhe pas saj, njeriu është absolutisht një asgjë në çfarëdolloj dimensioni ekzistencial. Lulet i përkasin gjuhës së komunikimit shpirtëror, asaj që ekziston pavarsisht fizikut dhe materies; në të kundërt, nuk kanë asnjë lloj vlere. Por nga ana tjetër, veç prehjes, religjozja ka dhe ndëshkimin. Sipas saj, nuk ka kurrfarë kuptimi që njeriu vepërmirë, të mos e marrë shpërblimin në atë botë për çfarë punoi në këtë botë; dhe e kundërta, që vepërkeqi të mos ndëshkohet për atë që punoi keq, e që të dy të prehen në paqe. Kështu që Kokëdhima, ka një farë të drejte. Të paktën teorikisht. Sociologjikisht, kjo e bën Kokëdhimën një religjioz të regjur në raport me përshtypjen e përgjithshme si një ateist; politikisht, e shndërron sakaq në një të djathtë të regjur. Kjo, për efekt të “revolucionit” që ka provokuar së fundi në gjuhën standarte të ngushëllimeve.

E.H

Share This Article
25 Comments
  • Nuk besoj eshte vendi dhe koha e duhur te merremi me ngushellimet per te ndjerin e i analizojme ato..koco beri detyren si koleg e mire beri po aq ishte..

    • realisht do te ishte mire te mos merreshit me emra te pervecem ne kete muhabet..nuk kane ideologji e brire ngushellimet..lereni eshte e dhimbshme dhe per familjen..ngushellime e respekte o tan santo!

      • ky eshte nje mesazh sinjifikues per figuren dhe vepren e pacmueshme te Artanit e jo sic e trajtoni ju ka rendomte..

        u prehte ne paqe.. Mesazhi i Kokedhimes eshte vertete vleresues per ate cka beri Santos

        • Nuk zberthehet sms me nje fjali qe ju e merrni dhe e nxirrni nga konteksti.. ky quhet abuzim dhe tallje me vdekjen e nje njeriu qe ishte epokal ne vepren e tij te pavdekshme

          • Eshte e vetmja veper qe flet shqip, eshte vepra e Santosit.. E per kete ka merita te padiskutueshme.. Mesazh i ndjere nga kokedhima, per nje pune te jashtezakonshme qe santosi beri

          • Eshte nje ngjarje e rende me peshe te madhe emocionale. Koco e ka kapur emocionalisht sepse dhimbja eshte e madhe dhe ngjarja ishte tejet e trishte..

            pa abuzime kur analizoni

          • Une di se banka e tij dhe stafi i tij ishin zzgjidhja vete per cdokend. Per kete ai kishte vlera te jashtezakonshme, ndaj cdo aludim eshte i rende i dashakeq. Koleg dhe mik e kishte koco kokedhima, e ky mesazh ngushellimi duket vertete i nxjerre nga zemra

          • Ngjarje shume e rende, mesazh shume i perzemert nga Kokedhima.. kaq mund te them.. U prehte ne paqe i ndjeri

          • Me vjen keq qe mundoheni te diskriptoni keq nje mesazh qe buron nga zemra.. Mos e beni kete sepse do ju denoje shoqeria mbare, Vepra e tij ishte e madhe, ndaj as mos guxoni te luani me emocionin.. Bravo Koco

      • LEXONI NGUSHELLIMIN E PLOTE TE KOKEDHIMES:

        Ora e lamtumirës së fundit…

        E pabesueshme!
        Dje në mbrëmje bëra telefonatën e fundit me Santon. Sot ai s’është më. Jemi ndarë përgjithmonë me të. Vrasësit me pagesë i morën jetën mu në derë të Bankës së tij, në mes të Bllokut. Ata goditën pa mëshirë Santon, familjen, kolegët dhe bankën “Credins”, miqtë e shumtë, të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, sigurinë dhe qytetarët e Shqipërisë.
        Banka e Santos ishte që në themelim dhe besoj se do të mbetet dhe pas tij ndër të paktat banka që mendojnë, dëgjojnë dhe shërbejnë shqip.Tek Santo dhe banka e tij kanë gjetur zgjidhje nevojat e biznesmenëve. Ai dhe stafi i tij sinjifikonin vetë zgjidhjen!
        Sot ndihemi të gjithë thellësisht të trishtuar për këtë humbje të madhe.Dua të ngushëlloj prindërit, Arjanën, familjarët dhe të afërmit e tij, që të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të thellë.
        Santo la mbrapa një bankë të shëndoshë dhe dy fëmijë të denjë për të vazhduar veprën e tij dhe për të përballuar me dinjitet sfidat e rënda të jetës.
        E kam të vështirë ta besoj, se kanë mbetur vetëm pak orë nga momenti i Lamtumirës së fundit. Ngushëllohem vetëm me shpresën se, Ata që urdhëruan këtë vrasje do të përvëlohen në flakët e ferrit!
        Shqipëria do të jetë e paqetë derisa kriminelët që vranë Artan Santon të çohen përpara drejtësisë.

  • vrasje e urdheruar nga politikanet qe jane pasuruar me krimin.fatkeqesi qe shajne policet qe nuk kane asnje mundesi sepse mafia politike e shkateroi me qellim policine e po mundohet te rindertohet.koka e mafies saliramberisha

  • Pervec sorolltjes se kote qe ka bere gazetari me demek kocua qenka religjoz e gazetari filozof e interpreter… Gjynah qe se paska punesuar akademia e shkencave… Mesazhi I kocos eshte I thjeshte dhe I qarte: do ia leme zotit ndeshkimin – qe dmth as kjo ngjarje ska per tu zbardhur nga drejtesia fatkeqesiht.

  • Une mendoj ndrysh.Nuk ka ferr, ska prehje ne paqe ka vetem vdekje dhe pik.Vdekja per xhdo familje eshte shume e rende .Te vrare si I ndjeri jane me mijera fatkeqesisht ,por komentet e politikaneve me shumice e mbivlersuan krahasuar me te tjeret.Per mendimin tim e padrejte, ato (politikanet) jane pergjegjes per jetet e gjithe sejcilit prej nesh.Une e ngushlloj familjen duke i uruar qe mos pafshin dhe mos i gjete kurre e keqe me dhe i ndjeri ju paste lene jete femijes .Fiksonje beterra ska helle, shpirte ne paqe, dheu i lete e te tjera gjithçka eshte ne kete bote.

  • Zotrinj:Te ndjerin A.SANTO nuk e njihja.Paskesh qen njeri,familjar,ekonomist,bankier shume i mire..etj,etj,i vlefshem per shqiperin.Koçon e njoh si punetor,te zgjuar,trim,etj,ndaj dhe ne bisnes ka perparuar,ju lumt.Por Koço te ndjerin e ka njohur mire dhe,per ndarjen e tij nga jeta para kohe dhe ne menyre mizore e ndjen me shume dhimjen se sa ne,ju,ata qe shkruajne e bejne moral.Fjalia e tij eshte domethenese dhe shprehja:”..TE PERVELOHEN NE FLAKET E FERRIT..”eshte e goditur.Un do te thoshja se 2 kriminelet dhe urdheruesi(duhet te jet nje,se me 2,3,del llafi..),meritojne varjen,duke nderhyre ne BE-si rast i veçant.Me ka ber pershtypje keqardhja,qarja me denes e aktores TINKA KURTi,si nena e dyte ne filmat me SANTON dhe se “..çpo ngjet keshtu me popullin ton..”.Ngushullime familjes.TEMO-FIER.

  • Pse i fshini komentet, une shkruajta me paster se flet ish k/ ministri i juaj ne parlament….turp dhe gjoja media e lire….dhe ndofshta europa e hapi deren po bishtin duhet ta prisni vete dhe jo Germanet.

  • Nje artikull banal, si shoqerija e vendit ku jeton. Nuk ja vlen te diskutosh kete artikull, kur dihet se thenije te ndryshme thuhen dhe me kuptime figurative, dhe figurat apo dometheniet jane te lira per tu zgjedhur nga te gjitha fushat e jetes dhe kultures.
    Perse vazhdimisht perdoret fjala “religjioz”. Artikullshkruesi ka probleme me gjuhen shqipe? Apo deshiron te shitet si i zgjuar?
    Ne kohen e soteme ku me qindra mijera shqipetare jetojne dhe punojne ne vende te huaja, nuk mund te “shitesh” si i zgjuar kur nuk perdor gjuhen e nenes, pra gjuhen shqipe, per me teper ata qe gjoja jane “gazetare”.

    Fjala “religjioz” e ka prejardhjen nga fjala latine “religio” qe ne shqip ka kuptimin besimi fetar.Flisni dhe perdorni gjuhen shqipe, ju te ashtequajtur
    “gazetare”

  • JAM dakort me KOCON zoti na shpetofte nga keta zemerligj qe marin jeten njerzve model si SANTO TANI
    Jemi perpara faktit qe mafia po mer jete njerzish
    Kush ka ndergjegjegje te punoje ta zbardhi sa me pare mos zvaritet si zhdukja e te ndjerit REMZI HOXHA
    E SHUMMM TE TJERE

  • Pa kritikuar fare te nderuarin z. Hoxha; per te cilin kam nje repekt te vecante jo vetem per optiken e trajtimit te problemeve por dhe te kendeve qe pak vete i vezhgojne a i artikulojne ne formen e tij. Sigurisht duke punuar me nje barre te tille; shume artikuj/lajme; dhe ca gabime kalojne. Problemi qe dua te shtroj s’ka te beje me shprehimine e z. Kokedhima, per te cilin kam mendim neutral e as me shqeteson ekzistenca e tij. Atentati ndaj z. Santo po pasqyrohet ne menyren “me te keqe te mundshme” me nje Provincializem e Personalizim ekstrem; nese do isha familjar i tij… me e pakta mund te irritohesha.

    ***

    Qe nga Kr-M qe kalon OTT ne dy rreshta, sic rendom e ka zakon, me “mik i mire, cun i verete, dhe “qe baba paret per kapjen” [si Sherifi i lagjes] deri tek personat ” qe e kane njohur “Tanin” Ne raport me shoqerine vdekja e z. Santo qofte engjell qe e duan te tere [sic po na del sot] qofte person normal, me probleme e pakenaqesira si te gjithe; s’matet me “ndjenjat” e berishes, rames, nanos, metes, angjelit, miltos, benit, takut, cimit e 100.001 personave qe kane emer vec emer persembari nuk diten te bejne. Pak pritet etike dhe sens prej tyre. Ka filluar nje gare e shfrenuar qe kushtdo te thote dicka; “si e kam njohur une Tanin”

    Sic ndodh rendon, pak e kane njohur e shume kane pasur nje buzeqeshje a pershendetje. Sipas kakofonise tipike Shqiptare, i bie qe z.Santo te mos kete pasur jete private e as kohe per pune; ai “paksa takuar, dashur e njohur te gjithe” Dalim Ministra e ish-Ministra, del Fatos Nano duke thene: “Flm qe me dhate rastin te shpreh mendimin per kete” {!!!} dalin depute e punonjes te bankave, gazetare e persona qe e kane njohur “Tanin” qe femije. {!} e kushtdo i jep gojes.. .sa z. Santo ka dale me ~200.000 rezultate ne google. Qe ne fund fare ka qene nje Bankier i panjohur per popullaten; te mbajme mend qe Kr-Ministra etj, kapin 0.5-1Milon rezultate per vende si i yni. Sigurisht Google kap pune, konferanca, intervista per bankat, emrin “Artan” a “Santo” vetem apo me mbiemra/emra te tjere; perkthime/permendje ne gjuhe te huaj por prape eshte e tepert. Ne disa media pershkruhej lamtumira e fundit me fjalen Homazhe, teknikisht s’eshte gabim. Ne media kombetare i jep kanotacion tjeter nje “tragjedie/ ceremonie/ varrimi familjar” Shoqerise – ti themi troc disa gjera – si intereson fare organizimi i tyre, as kush e ka njohur dhe si e njohu; i intereson antentati e krimi (1) ne mes te dites/ vendit (2) eleminimi i nje bankieri/ si/pse/ kush qendron pas kesaj. Kur z. Santo te jete harruar, biznesi ne bote e ka regjistruar kete fakt, dhe na kalon me opinionin e Bankiereve Ruse te viteve 90-te, disa prej te cileve kishin jetegjatesi prej 150-200 ditesh ne pune.

    ***

    Biznesi ka specifika ne investimet jashte vendit te origjines, dhe tregut ku operon. Flasim per ate stabel, jo ate qe “krijohet sot te marre nje tender neser;” nese i del bilanci operacional me fitim shkon ne pika ku e merr rrezikun e ne shtete te paqendrueshme; qofte aty ku vriten oficere policie qofte aty ku ka paramilitare. Ka shembuj plot ne bote; duke i marre garanci shtese qeverise me trupa ushtarako-policore ne mbrotje; ne ane tjeter con punonjesit e tij ne menyre vullnetare, rrit pagat, bonuset, siguracionet etj e kontrakton me kompani private te sigurise. Gjithshka eshte ceshtje fitim/para. Kur goditet keshtjella e Parase – Banka, ne menyre kaq brutale e haptazi, shembet besimin ndaj transaksioneve financiare e cdo shkembimi ekonomik ne ate zone.

    Me miresi dhe sh. ndjese ndaj Familjes se Nderuar Santo nese na lexojne e meqe kjo ngjarje eshte akoma me e fresket; ne raport ne Interesin Publik personi mund te quhej Xhemal Abedini ose Ludmilla Hasani; personi i pervecem s’eshte problemi yne. “Si e kam njohur Tanin” vetem banalizon me teper efektin qe ka kjo vrasje per Shtetin-Shoqerine. Media mund te jape nje “liber ngushellimesh” ne 1-2 artikuj me 10-20 persona politike e aty e mbyll; ndersa personat e mesiperm mbyllin gojen e i lene artikujt me reminishenca e nderhyrjet e pavlera. Cdo gazete ka mbi 15 artikuj kohen e fundit kur mbi gjysma jane reagime-te-atyre-qe-kane-njohur-Tanin.

    ***

  • PII

    C’sjell kjo forme operimi ne jeten tone?
    ______________________________

    (1) Si fillim ofendohet familja, qe e di fare mire kush e ka njohur dhe e ka pasur shok individin ne fjale. Kujtojme kujen e vene per z. Olldashi kur u gjunjezua nje Republike, si te kishte rene nje Oficer Policie/Ushtarak, Zjarrfikes duke shpetuar 10 persona me jeten e tij. Nje pathos provincial qe “i ben presion” dhe fyen familjen, sic dhe fyen te gjithe Shtetin. shoqerine.

    (2) Terrorizon vemendjen tone; harrojme te rendesishmen e ate qe na ndikon ne…1-2-3 Bankiere te vrare s’jane vetem “drite e kuqe” per biznesin e huaj; por nje reputacion 10 vjecar se ne Shqiperi s’punohen me “liber-e-ligj” por me Kobure e Krim. Kur mendojme kete, duhet kujtuar Borxhi Publik, Varferia [~1/3-ta e shqiptareve jetojne me ~$2 ne dite – perkufizim i varferise ekstreme sipas OKB-se] Arsimi, qe eshte me i uleti ne Europe…e meqe nuk kemi “shume Diamante” pa krijuar nje “baze te intelligjences e trurit” askush nuk investon tek Druvaret. Ah po, vijne ” te marri druret qe u duhen,e te shpyllezojne” lexo- koncesionet.

    (3) Vertete eshte ngjarje e bujshme por s’ndalon jeta ne te gjithe vendin per dite me rradhe. 1-2-3 artikuj per gazete mjaftojne. “Fshati Mediatik Tirane” ka pervetesuar cdo-Lajm me nje “perdhuni bordurash” S’komentohet lajmeruesi i lajmit a nje person terciar qe “ka njohur personin ne nje moment te jetes. Mungesa e proporcionit te trajtimit te tragjedise [dhe gezimeve!] eshte tregues i keq-profesionalizmit dhe i dembelise kolektive.

    (4) 4- por pike themelore. Nga Politika tek media, po i bejme presion ndaj njeri-tjetrit duke mos degjuar ekspertin Policor. Megjithe mangesite e reagimin e dobet ne kohe; kemi ate Polici qe kemi, dikush aty po punon nate e dite. Ta degjojme c’na thone, ti leme te punojne.

    (5) Sistemi i Pikeve; qe jo vetem perdhos vuajtjen, problemin e ndjenjat e Familjes por na c’civilizon Ne. Nese nje grua vete-vritet ne Korce, nje Burre ne Lezhe, z. Santo vritet ne Tirane; nuk dilet ne te njejten dite duke i vene “fajin Rames per Kriminalitetin e shtuar” e as z. Rama te hyje ne reklame se “krimin na e lane Ata” Politika shtrengon rradhet; d.m.th. Hesht. Nje tragjedi familjare e shoqerore, e perdorur ne “nivele zedhenesash” delenxhi, eshte tregues i makabritetit e mungeses totale te pergjegjesise nga Politika/Shteti Shqiptar.

    (6) Pritja e Qetesia. Sado e madhe te jete nje ngjarje, Shteti ne diten me pas jep komunikate profesioniste pa i humbur serioziteti e perkushtimi; krimi nuk goditet me Fb, Twitter e intervista 2-3 oreshe ne TV. Shteti eshte pertej politikes e “emrave te qeverive te dites” s’duhet lejuar te “personalizohet cdo ngjarje” ai konsiderohet si nje “organizem amorf” qe vepron me qetesi, saktesi e pa emocione. Ne shajme, ato shajne, shteti hutohet, ne lavderojme, ato lavderojne, dikush kundershton Shteti hutohet, kur ne te kundert e ka me te thjeshte, dhe me me pak energji-harxhim te thote: ” Sot u vra nje individ 59 vjecar, Bankier ne kete banke, po vazhdojme hutimet do ju njoftojme per cdo zhvillim te ri.”

    ***

    Ku eshte perfundimi i kesaj? Eshte tek te gjithe ne, asgje nuk ka ngelur e shenjte. Nje ceshtje ne gjykim paragjykohet, nje ceshtje e denoncuar [me fjale, ne akuza te pavlera] zmadhohet e harrohet; dicka qe i takon nje profesioni/ institucioni [nepunesit, inxhinierit, shtetit] i del per zot “z. ristani dhe z. balla” dhe si perfundim, dalim me analize pershtypje sesi z. Koco. Kokedhima, apo si Kr-M [tek deputi Olldashi] foli ne nje rast, pas rastit per dicka qe s’na duhet e as ka te beje me RASTIN. Kjo ka marre permasa te tilla, sa sikur personi te “ri-kthehet” pergjigja jone eshte tashme e dhene “Not Now, We’re Too Busy Crying Over You”

    Por se pse po qajme, ka dale krejt jashte kontrollit. Kur s’ke protokoll e seriozitet shteteror s’eshte e lehte te “kerkosh permbajtje” nga cdo pjese e shoqerise; mendoj se disa te verteta duhen thene ashtu sic jane. “Protagonizmi ekstrem ne cdo rast” ka krijuar nje pabarazi therese, po nuk u konfirmua “nga kokat” ngjarja “s’ka ndodhur”. Meqe “shume koka flasin per cdo ngjarje” asgje nuk ka me vlere… dhe asnje pune nuk eshte cuar kurre deri ne fund!

  • pse i fshini komentet pseudo media
    rasti i santos eshte vertetete nje rast i rende dhe tragjik pasi behet fjale per humbjen e nje jete te cilin shteti ka detyrim ligjor qe ta mbroje. po glorifikimi i figures se te ndjerit dhe mbulimi me kohe televizive thuajse kishe marr ndonje nobel per paqe duket e tepruar. Pa dashur te fyej kujtimin e te ndjerit duhet te kujtoj sepse jeta e santos eshte po aq e vlefshme sa e nje borxhliu te flakur ne rruge nga banka dhe sistemi bankar ne teresi.

  • Si ka mundesi ish sekretari i rinise eshte bere kaq besimtar. Kokedhima e di se atentatoret nuk do te gjinden kurre, sepse eshte politika e inkriminuar. Policia eshte lene qellimisht ne gjendje te mjerueshme dhe mafia ka kapur dhe ka pushtet paralel ne Shqiperi. Do te duhet kohe dhe shume mund per te vendosur shtetin ligjor.Zoti Kokedhima e di shume mire se flaket e ferrit nuk ekzistojne, por ndoshta e mbeshtet kete mallkim tek pamundesia per te kapur dhe ndeshkuar kriminelet, te cilet me parate qe marrin bejne jete luksoze.

  • Vrane nje djale qe duhej te jetonte 100 vjet. Tani ishte intelektual qe te jepte kenaqesi te kembeje dy fjale. Biseda me Tanin te pasuronte po te kishe tru ta vleresoje. Sjellja e Tanit te bente te ndiheshe mire, te mbushte me respekt per vehten dhe te bente te thoje faleminderit fatit qe e takova sot. Tani, nese ata qe te morren jeten do digjen apo jo ne ferr, sic thote Kocua ne momentet e hidherimit te them te drejten nuk me gezon, se kjo nuk te kthen ty mbrapsh. Ti me mungon. Me vjen keq qe megjithese te njoh qe kur ishim 10 vjec, nuk kam patur mundesi te kaloj shume kohe me ty, por ato pak qe kam patur do te ngelen ne jeten time si biseda me nje njeri qe ishte ne kuptimine plote te fjales njeri, intelektual me shpirt te pasur, qe te dhuronte lumturi. Per cdo njeri qe ka mundur te jetoje me Tanin i them ta ruae jkujtimin e tij si nje pasuri ne jete, qe nuk i jepet prape. Prinderve, Femijeve, gruas dhe shokeve e shoqeve te tij i them te mos vuajne per humbjen e tij, por te jene te lumtur qe jeta u fali nje dhurate te tille, qe kishin fatin qofte edhe kaq te shkurter te jetonin me Tanin. Sjellja dhe vepra e Tanit do te jete per mua nje drite e embel qe do me ngrohe gjithmone dhe do ta kujtoj gjithmone me mall dhe dashuri. Faleminderit Tani qe ishe ne kete bote dhe une pata fatin te te njihja dhe te kembeja me ty pak momente te bukura. Faleminderit prinderve te tij qe e sollen ne jete, gruas qe e shoqeroi dhe uroj qe femijet e tij te jene produkt dhe te ndjekin vepren e jetes se Tanit. Per shqiptaret qe komentojne pa e njohur Tanin u them vetem, qepeni gojen dhe frenoni komentet e zeza skeptike. Tani ishte nje Santos dhe lum kush pati fatin ta njihte. Figura e nje njeriu si Tani duhet te behet udherrefyese per qeniet e gjalla qe duan te jene njerez. Tani per mua ishte shok dhe njeri i mire dhe do ngelet gjithmone nje drite e ngrohte qe do me jape fuqi qe te te luftoj shpirtin e zi qe endet akoma mbi jetet tona. Une te premtoj Tani se nuk do pushoj se kerkuari me aq sa mundem qe dora e Bajlozit qe shkaterroi jetet tona te digjet ne ferrin e kesaj bote dhe jo te asaj tjetres. Lamtumire Tani. U prefsh ne paqe. Te gjithe do vime nje dite tek ty, por me pare duhet te kryejme misionin qe kemi ne kete toke. Sdo te te harroj kurre shoku im i mire.

    • Avash se na e bone jezus o zotri
      po i mir do ket qen per ty intelektual , pa dyshim po mos kritiko njerzit o zotni se fundi fundit njerezit opinoj mbi dicka qe len dyshime
      kasta shqiptare (biznesmen, politican) jan aq te perlyer me maskaralliqe sa esht e leht te jesh skeptik
      te shofesh kohen , vendin dhe menyren se si u bon milioner kjo lloj kaste dhe se si pjesa dermuese e popullit vuan per nji cap buk , kur fmij han nji vakt ne dit me duket nji lajm normal brenda katraures qe quhet shqipri
      ky lajm mua dhe shumices na sensibilizon per menyren se si u exekutua ky njeri po jo pse sepse ka nji pse te madhe atje qe ti besoj se je ne gjendje ta kuptosh

  • Ngushellimi i Kocos shume prekes, poetik, fetar dhe qytetar. Por i veshtire per tu marre seriozisht, aq me shume se nuk ka qene mik me Tan Santon sic mundohet te behet tani post mortum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *