Vargje nga Ismail Xhaferi
Pas një ngjarjeje, pas një krimi
Kur gjithçka vishet nga hija
Bën PD-ja deklarata
Më shpejt dhe se policia.
Pas një ngjarjeje, pas një krimi
Kompetent për çdo sektor
Flet zëdhënësi PD-së
Si polic e prokuror.
Pas një ngjarjeje, pas një krimi
Ku me fjalë bëhet nami
Sa pa mbaruar Laura
Shfaqet shpejt Arben Ristani.
Shfaqet shpejt Arben Ristani
Sa largohet shoqja Laurë
Ky Sali i vogël fare
Ky Sali në miniaturë.
Flet Ristani oratori
Në PD bie bilbili
Ashtu si shefat e tij
Derdh e derdh lotë krokodili.
Natyrisht në këto raste
Kur gjithçka bëhet turli
S’vonon t’i thotë këmbës dorë
Edhe vet shoku Sali.
Pas një ngjarjeje, pas një krimi
PD-ja gati radarët
Dhe ”qajnë” krerët për viktimat
Më shumë dhe se familjarët.
Por në boten e trazuar
S’është sekret, gjithkush e di
Vrasje ka në Amerikë
Vrasje ka në Itali.
Flasin pa radhë megafonët
Të krekosur në karrige
Jo se u dhimbsen viktimat
Por për kredo politike.
Se në kohën e PD-së
E di gjithë Shqipëria
Kur nuk ndodhte ndonjë krim
Bënte krime qeveria.

Te lumte pena Ismail Xhaferi ,bjeru kokes qenve 😛