Hapja e negociatave, Merkel: Varet nga progresi i Shqipërisë

redaktor

Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel i është referuar edhe Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

Merkel është pyetur mbi qëllimin e organizimit të konferencës për Ballkanin Perëndimor në fund të muajit gusht në Berlin.

Ajo është përgjigjur se, për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm fakti që të ruhet perspektiva europiane për vendet ballkanike dhe të shikohet përpara.

Merkel tha se hapja e negociatave kërkon kohë dhe reforma.

“Do ketë një proces hap pas hapi. Vendi duhet të kryejë një numër hapash para se të mund të flasim për hapje të negociatave të anëtarësimit. Është një proces i gjatë. Vendi hodhi një hap përpara me statusin e kandidatit. Hapja e negociatave varet vetëm nga progresi i vendit në reforma”, tha Merkel.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e paskan informuar se ne kemi 24 vjrt qe bejme reforma,me pare 1 ne muaj tani çdo te Enjte edhe pse na ka penguar ca Katovica.

  • ( Do ishte mirë që Zonja Angela Merkel ta dinte se, sa hileqarë dhe hipokrtitë kanë qenë dhe janë qeveritë tona, si ato të diktaturës, por edhe të gjitha këto të “demokracisë shqiptare”, si ajo pardje e “katarsasit” të Nanos, si ajo dje e “duarve të pastërta” të Berishës, si sot kjo e “rilindjes” e Edi Ramës. Se, mirë këta politikanët e gjithë këtyre 24 viteve, pra gati njëçerek shekulli, janë tallë e tallen me ne popullin e thjeshtë e plotësisht qorr, por për fat të keq tonin këta “prijat tanë” dolët tepër të zgjuar e tepër dinakë, sa po tallen e lozin edhe me Evropën si “macia me miun”, se problemin e pronave pranë Komisionit Evropian mundën me mashtrime e gënjeshtra që ta “ngrinin” edhe për një vit, dhe pas kësaj si po lutesh e qante Rama se, vendit statusi i duhej si një “pilulë antidepresion, dhe tani na thonë neve, “popullit të tyre” e shikoni ne i plotësuam të gjitha detyrat dhe jemi në regull, prandaj dhe Evropa na e dha statusin kandidat, ashtu si e “merituam” edhe antarësimin në NATO, dhe si i thonë fjalës, me një çi q…. tëmën, ja hedhin dhe mbajnë pushtetin edhe për disa vjet të tjera, që akoma të shtojnë pasuritë e tyre, si mafiozë hajdutë e të pangopur që janë. Por Evropa dhe Zonja Merkel, duhet që ta dinë mirë strategjinë e këtyre se, “komunistët, (edhe sot në kohë moderne !) nuk lenë kala pa marrë” ! Prandaj që këtyre neokomunistëve tanë Evropa ashtu edhe Zonja Merkel, patjetër që duhet që t’ju “shtrëngojnë rrathët”, dhe ata rathë janë pesë proritetet, ose pesë detyrat, sidomos e drejta e pronës së trashëguar, e cila patjetër duhet të kalojë pika e parë, dhe për të gjitha pikat të vendoset një afat sa më i shkurtër, ashtu si ju vendos Rumanisë se, pa kthyer pronën tek trashëgimtari për ju nuk ka dhe nuk do ketë Evropë ! Vetëm atëherë Edi Rama dhe “rilindja e tij”, do ta kuptojnë më në fund se jo me Evropën nuk mund të tallet më, por as me vetë “ish” pronarët, pra me ne trashëgimtarët ! )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *