Turp!

anazapta

REDAKSIONALE

Violina harmonioze, pianistë të rinj të  lindur pas viteve 90, himni shqiptar dhe ai evropian të kënduar në mënyrë elegante…Por ndërkohë që tingujt e pianos fluturonin në atmosferën elegante të parkut të Pallatit të Brigadave, jo shumë larg, Partia Demokratike, e lidhur sikletshëm me të kaluarën e vet, festonte statusin në një festë paralele, duke bojkotuar de facto ceremoninë zyrtare.

Fatkeqësisht PD-ja edhe në këtë moment historik për vendin, nuk e pati vullnetin për ta ndarë shtetin nga partia, për të qenë pjesë e të gjithë komunitetit dhe jo vetëm peng e militantizmit të verbër të personifikuar nga Berisha. Në Pallatin e Brigadave, u nënvizua në disa raste kontributi që edhe opozita aktuale i ka dhënë proçesit dhe ftesa konstante për të vazhduar në rrugën e përbashkët të reformave që nevojiten për kurorëzimin e antarësimit në BE, përtej dallimeve partiake, ndërsa në festën paralele u falenderua vetëm një person, dhe nuk mund të mos ishte dora vetë Sali Berisha.

Toneve të moderuar të Qeverisë dhe Mazhorancës, Basha dhe Berisha ju përgjigjën me fishekzjarre, që më shumë se festive u dukën zhurmuese dhe të pavenda duke shkaktuar buzëqeshje te të pranishmit dhe bezdi te të rinjtë që luanin në piano.

Së fundmi, simboli i unitet të kombit, Presidenti i Republikës që duhet të përfaqësoj të gjithëve, mungoi, duke shndërruar në partiak edhe organin më të lartë kushtetues.

Kjo mungesë e fundit mund të konsiderohet edhe më skandalozja.  Presidenti i shtetit shqiptar, bëri gjënë më të vockël që mund të bënte një president, që mendohet të jetë i gjithëve. Ai u tregua edhe njëherë: Një president kujdestar për marrëzitë e Berishës, duke treguar edhe një herë se ai funksionon si një nënpunës i tij dhe jo si president.

Presidenti dhe Shërbimi Informativ Kombëtar

Le ta lëmë mënjanë hipokrizinë e Nishanit, i cili kur shkarkoi Shaqirin nga detyra cilësoi të gjithë këtë si një kërkesë e kryeministrit, i cili e kishte edhe tagrin për të propozuar dhe për të ndëshkuar. Bujar Nishani u kthye edhe më pas në kohë: ai , as më pak e as më shumë, u kthye në tezat e famshme të “puçit” të 21 janarit, i cili e bënte edhe shefin e dikurshëm të këtij Shërbimi, zotni Shaqirin, si një puçist. megjitëse ende asnjë institucion i vlefshëm, qoftë edhe “të pavarurit” nuk e ka cilësuar ditën e 21 janarit si një puç institucional, kreu i shtetit bën shkarkimin e një zyrtari të lartë pikërisht duke u mbështetur në motivin demoniak të shefit të tij de fakto, Berishës. Kaq i tmerruar është ende nga hija e Berishës, sa është i gatshëm të shpallë puçist edhe të tjerët, nëse kjo do të ishte në dorën e tij. Nëse Shaqirin e shkarkoi se nuk paska informuar se çfarë do të ndodhte me 21 janar, sikur ai të kishte qenë në mendjen e zezë të Berishës, Visho Ajazin e mori në mbrojtje, megjithëse nuk paralajmëroi askënd për shndërrimin e spiraleve të dhunës në një serial tritoli apo një shfaqjet e dhunshme e të dukshme të  lëvizjes vehabiste e salafiste në Shqipëri.

Nishanit i duhet Visho Ajazi. Askush tjetër nuk do të guxonte të urdhëronte përgjimin dhe vënien nën kontroll të policisë së shtetit në kupolën e lartë të saj, në se nuk do të kishte pasur një garanci nga Nishani, shefi i tij de jure , dhe një mobilitet të fuqishëm nga Berisha, shefi i tij de fakto. Një skandal i tillë do të kishte fluturuar nga vendi jo vetëm shefin e një shërbimi, por edhe vetë presidentin e vendit, e jo vetëm kaq, por do të kishte hapur një proces të tërë legjislativ e juridik. Nëse presidenti i shtetit gjerman do të kishte lejuar një përgjim të tillë, ai me siguri do të ishte tani në një vend tjetër, ndërsa shefi i shërbimit të informimit gjerman as në ëndërr nuk do e kishte parë më një pozitë të tillë.  Gjithë bota e qytetëruar perëndimore, ndoshta edhe për shkak të lëvizjeve masive të popullsisë ka sot probleme me lëvizje radikale religjioze, sidomos të besimit islam, por askund tjetër nuk është gjetur një shtet i tërë para kësaj që po ndodh në Shqipëri, ku dhjetëra e dhjetëra, në mos qindra vetë po shkojnë drejt strukturave të Al-Qaedës. Shërbimi Informativ i Shtetit shqiptar zgjohet vetëm pasi media e detyroi të zgjohet, vetëm kur filluan të vijnë lajmërimet e para për të vrarët, të zhdukurit, të mërguarit.

Bunkeri i Shërbimit Informativ Kombëtar i duhet Nishanit më shumë se gjithë bunkerët e tjerë, sepse përmes tij ai e di se çfarë po ndodh në kapin kundërshtar; ai e di se kush përgjohet dhe si përgjohet; ai e ndjen se , në mos sot, në një ditë të ardhshme, atij do i duhet të mbrohet për paligjshmëritë që rrjedhin prej tij, për vetë faktin se, duke abuzuar me “pavarësinë” ai vazhdon të jetë tej e mbanë i varur. Në strukturat e SHISH tani është rikthyer e djeshmja e ndotur e vitit 1997. Janë rikthyer jo vetëm njerëzit hije të atyre ditëve, por edhe mendësia, stili, hipokrizia, mosveprimi, përgjimi i paligjshëm dhe i vonuar, krijimi i incidenteve që mund të të dërgojnë në skandale politike. SHISH i sotëm i ngjan atij të para 20 viteve, kur gjithçka perceptohej si vazhdim i partisë shtet, ndoshta edhe nga fakti se një ish komunist i tërbuar ishte thirrur për të drejtuar shtetin. I sotmi ka vetëm një mangësi, sepse strukturat e tjera nuk janë më në shërbim të tij; nuk ka ende sot një garniturë gazidedesh në të gjitha institucionet, të cilat, të thirrura për të qenë në zapin e gjeneralit Gazidede, mund të japin urdhrat e gjëmshëm për dhunën skandaloze dhe armatosjen e militantëve.

Nishani, i cili e ka ngritur këtë bunker, shumë shpejt mund të ndjehet i braktisur nga të vetët, sepse askush nuk do i dalë zot nesër për paudhësitë e SHISH, askush nuk do të mund të gjejë një justifikim të dytë për justifikimin e parë të kreut të shtetit, i cili zyrtarisht, merr në mbrojtje përgjimin e paligjshëm. Dhe heshtjen ndaj krimit. Dhe neglizhimin e një lëvizje fondamentaliste.

Presidenti dhe  Prokuroria e Përgjithshme

Emërimi i kreut të prokurorisë së përgjithshme është një e drejtë e presidentit të Republikës. Heqja e prokurorit të përgjithshëm është , po ashtu, një e drejtë e tij. Kjo është e sanksionuar me ligjin tonë themeltar. Precedenti i krijuar tek ne, që mund të heqësh dhe të vësh kur të duash një kryeprokuror, nuk është në asnjë ligj, veçse në mendjet e sëmura. Kjo filloi me precedentin Maksim Haxhia, i shkarkuar me një dekret të Berishës,( e kujt tjetër), e vazhdoi si i tillë në të gjitha legjislaturat, deri tek shkarkimi i zonjës Ina Rama, përsëri me urdhër të Berishës( e kujt tjetër).Në 20 e ca vite pluralizëm , të gjithë prokurorët e përgjithshëm, pas një muaji mjalti të shkurtër, kanë pasur probleme serioze dhe përballje të ashpra me Berishën, edhe kur ato më parë kanë qenë këshilltarë politikë të tij, si zoti Sollaku; edhe kur janë propozuar prej tij si gjetje historike, si Ina Rama. Tani së fundi kemi përsëri një kryeprokuror të ri të përgjithshëm, i cili emërimin e tij e ka, po ashtu, si një gjetje të Berishës. Ky i fundit, për ” faj” të 23 qershorit, nuk kishte kohë të zemërohej edhe aktualin.

Çfarë po bën deri tani prokuroria e përgjithshme? Thuajse asgjë. Dosjet më të rëndësishme të dekadës së fundit, qofshin ato me vrasje ose me vjedhje të përbindshme, po flenë në sirtarët e së djeshmes. Alibia se nuk kemi denoncime ndaj tyre është e falsifikuar, sepse asnjë prokurori në botë nuk pret që të ketë në të gjitha rastet denoncime nga strukturat e shtetit. Në të gjitha mediet , më së shumti opozitare ndaj regjimit të Berishës, janë sjellë me dhjetëra e qindra fakte, dokumente seriozë, të besueshëm, për galopin e tmerrshëm të korrupsionit në Shqipëri, mirëpo asnjë çështje nuk është shtruar për zgjidhje nga Prokuroria e Përgjithshme. Hetimet janë ndalur edhe për ngjarje nga më seriozet, si vrasja e një gjykatësi në Vlorë, Konomi, vrasja e bujshme e një oficeri të shërbimit informativ në Durrës,( rast në të cilin policia shpejtoj ta cilësojë vetëvrasje, për të mbuluar krimin, duke u bërë vetë pjesë e krimit), vrasja e deputetit socialist në Fier, shpërthimet e njëpasnjëshme me motive vrasje; dhe të gjitha këto të mbuluara nga akulli i heshtjes.

Bunkeri i prokurorisë i duhet Nishanit sepse pas tij ai mund të mbulojë gjithë pisllëqet e bëra nga regjimi i Berishës në tetë vite, regjim i cili, pa asnjë dyshim, ishte më gërryesi, më i korruptuari, më agresivi dhe përndarësi në të gjitha vitet e fundit. Strukturat e korruptuara të pushtetit socialist në kohën e Nanos të duken si lojëra fëmijësh para asaj që ndodhi në tetë vite regjim berishian, ku ishte përfshirë e gjithë familja, deri në disa breza; dhe të gjithë këto duan tashmë qetësinë e tyre nga njeriu që e kanë vënë në anën tjetër të barrikadës. Dhe i e bën verbërisht këtë, pa menduar për pasojat, por ndoshta edhe mendja e tij e vakët nuk është në gjendje të kapë të gjithë dimensionin e kësaj që po ndodh. ndoshta kjo është arsyeja përse Berisha ktheu nga rruga Artan Hoxhën, kur po nisej me “madhështi” të bëhej president; jo se ai kishte qenë njeri i sigurimit të shtetit, sepse Berisha të tillë i ka bërë edhe zëvendëskryeministra; jo se nuk ishte i bindur, por, duke qenë më i mençur shumë se Nishani, duke e ditur honin që kishte përpara, mund të thoshte një ditë “mjaft”.

Prokuroria e përgjithshme është sot e demotivuar. Sepse ajo e sheh se po i vendosin, qoftë edhe me pahir, brenda një muri rrethues dhe po i trajtojnë si një skalion politik. Ndaj edhe ka heshtur para rasteve të gjëmshme. Por, ndoshta edhe nga rreziku i tritolizimit. Rasti Konomi nuk është i largët. Më mirë se askush tjetër ata e dinë se mafia politike, që ka në duart e saj edhe lëvizjen radikale të politikës, është jao që shkarkon “celularët e tritolit”.

Presidenti dhe rrjeti i gjyqësorit

Ish ministri i drejtësisë (edhe i së Brendshmes)e njeh më mirë se gjithë të tjerët, tani për tani, cilës klasë i përkasin gjyqtarët aktualë në Shqipëri, në masën më të madhe të tyre. Ata që përpiqen të minimizojnë këtë gjendje, pas frazës se shumica janë të ndershëm, e dinë edhe vetë se janë të gabuar. E vërteta është e thjeshtë: shumica janë të korruptuar nga të gjitha anketimet serioze kjo është më se e qartë. Nuk është vetëm sashenkizimi i gjykimit ai që përbën problem të ditës, por edhe politizimi i tyre. Dhe droja e shefit të shtetit nga këto njerëz në strukturat e gjykatës që kanë lidhje të fuqishme me politikën. Përse, ka një njeri me mend në Shqipëri, i cili beson se presidenti i vendit, Nishani, mund të thërrasë në zyrën e tij zonjën Hajdari dhe t’i heqë vërejtjen, e aq më pak ta largojë nga detyra? Edhe pse përmes saj po bëhen gjykimet më skandaloze, po shpallen të pafajshëm njerëz me preçedentë seriozë, të akuzuar edhe për vrasje, po i jepet kohë njerëzve të krimit të largohen nga vendi, po vihen në vështërsi struktura serioze të shteteve perëndimore në luftën ndaj krimit. Nëse Nishani do të provonte,qoftë edhe sipërfaqe ta bënte këtë, ai do të kishte fluturuar nga posti, edhe me votat e gjysmës së deputetëve të PD-së. Jo se gjysma e tyre e duan kujtimin e Azem Hajdarit, shumë prej tyre as që e kanë njohur, disa kanë votuar për ndjekjen e tij penale si vagabond ordiner; por sepse përmes figurës së saj ata kanë precedentin e jashtëzakonshëm e ndikimit të politikës në ligjësi.

Gjykatat është skalioni i fundit i shefit të shtetit. Mëkat që është kështu, por ky është fakti i sotëm. Mirëpo ai nuk e di, ose e ka harruar, një të vërtetë të madhe: ky është edhe skalioni që nesër do të kthehet i pari kundër tij dhe kundër njerëzve të tij. Mandati i tij presidencial nuk është i përjetshëm. Ai , është e sigurtë se nuk do të mund të zgjatet, sepse askush nuk e do një kapter të politikës si president, dhe, bedenat që filloi të lartësojë ende pa u shpallur qeveria e re, mund të kthehen në bedena të tjerë.

Nishani i ka ngritur bunkerët e tij. Problemi është se çfarë do të bëjë qeveria e sotme: do i lërë ata të ngrihen edhe më tej, duke humbur besimin e njerëzve; do të gjejë një rrugë bashkëpunimi që çojnë në shembjen e bunkerëve; apo do i shembë ato si një reminishencë e një kohe të shkuar.

Qeveria, jam i bindur, se do të synojë rrugën e mesme: një rrugë bashkëpunimi, qoftë dhe me këtë njeri të një mentaliteti rrethues. Personalisht do të isha për shembjen e tyre, sado e dhimbshme të dukeshin fillimisht, por jashtëzakonisht të frytshme në kohërat që vijnë. Dhe si krijim i një precedenti të ri: gjithkush që mundohet të krijoj bunkerë brenda strukturave të shtetit, ai duhet ndëshkuar.

Share This Article
8 Comments
  • Kapter Nishan Berisha e tregoi veten se kush eshte,nje brekedhjer,servil,idjot,kallangiç,N/kryetar i PD,zedhenes i PD i Saliut.E tregoi para EU dhe botes se nuk e ka vendin atu por te SHQUPI.Ky puthador i Berishes duhet te shkarkohet menjeher.

  • Dihet mire se cfare gomari kemi president…ndaj nuk habit asnje ky veprim foshnjerak i gomarit. Fo te durojme derisa ti mbaroje mandati gomarit.

  • 1. Cila quhet festë zyrtare dhe kush e organizon atë sipas Protokollit dhe Ceremonialit të Shtetit ????
    Pra kush ka shkelur ligjet e vendit dhe i jep ngjyrë politike Festës (lexo njëpartiake) ????
    2. A quhet “zyrtare” një Ftesë e K.M. që mbart Stemën e Mbretërisë (1928-1939) dhe jo të Republikës që e përcakton Kushtetuta ????

  • Ky idiot e injorant, cdo gje mund te jete, ndoshta edhe KRYEcAR BOTE. Por kryetar shteti s’eshte kurre

  • Mjere ne budallenjte qe bejme komente. Dhe megjithmend jemi te gjithe budallenj ne qe bejme komente. Per te vetmen arsye qe bejme komente. Keta te gazetes e kuptojne por s’na e thone.

  • ) “E verteta”,ke thene te verteten me te madhe per komentet qe behen ne kete gazete dhe qe personi pergjegjes i shfaq per lexuesit.Njeriu do te kritikoje,por jo te shaje e te ofendoje me fjalet me te pista te fjalorit qe permban shqipja.Keto komente(poredhe nje pjese e mire e shkrimeve)jane turpi i kesaj gazete qe nuk shkruan me argumente ,por me te shara e fjale te piste.Po qe se jeni burre,ju te gazetes,botojeni kete komente!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *