Durrës, goditet banda e vjedhjeve në seri, një i arrestuar dhe dy në kërkim

redaktor

Një bandë plaçkitësish në zonën e Durrësit, që ishin kthyer në problem për bizneset dhe qytetarët, është goditur dje nga policia vendore. Grupi kishte kryer sulmin e fundit në një banesë në lagjen nr. 15 Spitallë, ndërsa dyshohen edhe për shumë të tjera. Burime zyrtare të policisë thanë se ndaluan të dyshuarin Marian Çela, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Kurse në kërkim u shpallën Gentian Xhakeri, 18 vjeç dhe Ardit Nikolli, 18 vjeç, banues në Spitallë, ku edhe vepronin. Sipas hetimeve të kryera rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm kanë vjedhur banesën e A. Z., 50 vjeç, në të cilën kanë përvetësuar gjithë garderobën, një set të plotë të veglave të punës profesionale dhe një televizor. Gjatë kontrolleve të banesave të të dyshuarve u gjetën përveç sendeve të vjedhura edhe 950 fishekë, nga të cilët 850 fishekë pistolete dhe rreth 100 fishekë automatiku. Policia bëri me dije se gjurmët e të rinjve kanë dalë edhe në shumë ngjarje të tjera të muajve të fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *