Shkodër, trafikantët braktisin 88 kg hashash në kufirin malazez

redaktor

Rreth 88 kilogramë kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Lënda narkotike u zbulua gjatë një aksioni të policisë kufitare në brigjet e Hotit, komuna Kelmend, kufi me Malin e Zi. Droga ishte e paketuar në 74 pako, dhe e ndarë në 3 thasë. Ende nuk dihen transportuesit e lëndë narkotike e cila kishte si destinacion Malin e Zi. Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal. Autorët e trafikut mësohet se pasi kanë diktuar lëvizjet e policisë në kufi, kanë braktisur thasët me drogë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *