Policia, në vijim të operacionit të saj në Lazarat, ka arrestuar një tjetër person, i cili akuzohet për sulm me armë ndaj policisë por edhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit në Lazarat policia ka arrestuar Belul Toton 26 vjeç, i shpallur në kërkim. Toto ka qenë i dënuar me 5 vite burg për trafik droge.
Numri i të arrestuarve në Lazarat ka shkuar në 35.
Ndërkaq ditën e djeshme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, janë zbuluar dhe asgjesuar rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë.
Nga kontrollet e ushtruara janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa.
Gjithashtu është proceduar penalisht dhe kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko.
Ndërkohë që operacioni i policisë për kontrollin e territorit me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike por edhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nga Policia e Shtetit.
Operacioni në Lazarat, 35 të arrestuar, mbi 4 ton lëndë narkotike e asgjësuar
2 Comments

Respekt per punen e themelte qe po ben Policia e Shteti ne Lazarat dhe sidomos per vendosmerine e saj ,per t’i shkuar deri ne fund anti-ligjit dhe anti-shtetit ne kete pjese te territorit te Republikes.
ja kush ishin ata qe vertet udhehiqnin ne Lazarat…