E dinit që Rod Stewart ka punuar si punëtor krahu në një varrezë dhe që Mick Jagger ka bërë hamallin në një spital psikiatrik? Nëse ëndërroni të bëheni të famshëm, por puna juaj e tanishme ju detyron të qëndroni me këmbë në tokë, mos u dëshpëroni. Disa nga të famshmit kanë filluar me punë më të thjeshta.
Nicole Kidman
Dashuria e parë e Nicole Kidman ka qenë baleti, por ka ndjekur edhe kurse mimike dhe recitimi. Gjatë adoleshencës ka punuar rregullisht në tetarin lokal, duke braktisur më pas kolegjin për t’u bërë aktore me kohë të plotë. Ka debutuar në botën e kinemasë në moshën 15-vjeçare duke fituar një pjesë në “Bush Christmas”, një nga filmat më të dashur të krishtlindjeve në Australi.
Russell Crowe
Vite para se të xhironte “Gladiator” dhe “A Beautiful Mind”, Russell Crowe ka punuar për një kohë të shkurtër si kamerier. Për fat të mirë aktori dhe muzikanti nuk e donte sektorin e shërbimeve dhe u drejtua drejt një profesioni më kreativ.
Johnny Depp
Para se të merrte nominimin për Oscar si aktor, Johnny Depp shiste stilolapsa. Kujton se duhej “të shkonte të vizitonte njerëzit që nuk donin ta prisnin”. “Atëherë shpalosja të gjitha aftësitë e mia për t’u shitur një kuti, apo dy me stilolapsa me emrin e tyre të stampuar sipër”. Depp shiste akoma stilolapsa kur Nicolas Cage i sugjeroi të provonte dhe recitonte dhe pak më vonë iu caktua pjesa e tij në filmin “A Nightmare on Elm Street”. Pjesa tjetër i takon historisë së kinemasë.
Jennifer Aniston
Jennifer Aniston sot është njëra nga aktoret më të njohura, por para se të bëhej një yll i Hollywood-it ka qenë një pastruese e thjeshtë. Punën nuk e kishte aspak të lehtë, e as atraktive, Jennifer për të mbijetuar ka pastruar edhe WC.
Annie Lennox
Para se të kishte sukses, punonte në një librari. Pastaj filloi të këndonte nëpër pub-e dhe në clube dhe të punonte si kameriere në Hampstead, një lagje e Londrës ku njohu Dave Stewart. Me të i dha jetë Eurythmics dhe u bë protagoniste e një karriere të mbushur me pozicione të para në klasifikime.
eyonce
Përpara se të mbizotëronte në skenën muzikore, Beyonce fitonte para duke fshirë dyshemenë. Ajo lajmërohej në telefon për punën që duhej të kryente në sallonin e bukurisë së nënës së saj.
Brad Pitt
Brad Pitt ka hequr dorë herët nga fakulteti. Që të mbijetonte, ishte futur në një “zog” të madh, kukull, duke reklamuar një restorant meksikan. Edhe pse në këtë kostum dukej simpatik, ai nuk dëshiron të kthehet në të kaluarën e tij.
O.J


ne call center kane pas punu te gjitha,,,,