Një sherr për motive pronësie ka futur në përleshje katër banorë të fshatit Shtoij i Ri, Komuna Rrethina, Shkodër. F. Gjokaj, 55 vjeç, A. Erkoci, 55 vjeç, Q. Sinaj, 42 vjeç dhe A. Gropaj, 29 vjeç do të hetohen nga policia pasi dy ditë më parë në vendin e quajtur “Vinoteka”, në fshatin Shtoj i Ri, janë konfliktuar dhe kanosur me njëri-tjetrin për pronësinë e një sipërfaqe toke. Sipas policisë secila palë pretendonte pronësinë e tokës duke mos gjetur zgjidhje.
