Një 59-vjeçar është arrestuar dje nga policia e kryeqytetit për akuzën e korrupsionit pasiv. Abas Hyseni, 59 vjeç, instruktor autoshkolle është arrestuar nga policia pasi rezultonte person i shpallur në kërkim. Ndaj Hysenit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Ushtrimi te ndikimit te paligjshem ndaj persovane që ushtrojne funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”.
