Zona e Fushë Krujës dhe pak më tej, Mamurrasi e Laci, janë kthyer tashmë në një njollë të hirtë në hartën e Shqipërisë, përsa i përket lajmeve të kronikës. Kur vidhen makina, atje duhen kërkuar; shpërthimet me tritol, “atdheun” e tyre atje e kanë; tritoli vetë, atje thonë se e ka tregun; një ndër bosët e drogës arrestuar së fundi, prej andej vjen; makinat e braktisura ose të djegura të grabitjeve dhe atentateve, në ato anë gjenden; dhe së fundi, atentatorët e vrasjes së bujshme të bankierit Artan Santo, andej e ndalën hapin. Të ngjan pra, se kemi të bëjmë me “zonën e parë operative” të krimit në kushtet aktuale. Por ky është një thjesht një vëzhgim i përgjithshëm, që nuk thotë ndonjë gjë të madhe lidhur me atë çfarë konkretisht pritet këto ditë: gjetja e vrasësve të Santos, meqë hetimet e gjithanshme janë shtrirë më së shumti në këtë zonë. Ka një lajm të freskët nga burime policore, por që afërmendsh është i llojit të të mbajturit të opinionit me gajret, se çdo çast po punohet fort për të rënë në gjurmët e atentatorëve: janë gjetur tre skafandra në një magazinë në Fushë-Kuqe, por pa u shoqëruar kjo me ndonjë të dhënë të fortë se ato mund të jenë të vrasësve, aq më tepër që janë tre dhe jo dy. Si ky rast, ka gjasë të ketë dhe të tjerë të ngjashëm si: u gjend një xhup i zi në oborrin e një shtëpie, por pa pantallona; u gjendën një palëë palë këpucë të zeza në një kanal, por që nuk kishin lidhëse; u gjend një rryp pantollonash prej meshini, pa togëz, varur në një pemë; e gjetën dy lëvozhga të freskëta bananesh afër një ndërtese të braktisur etj, etj., të gjitha pra, të para si prova të mundshme për t`u hetuar, se mos kanë lidhje me dyshen misterioze mbi motorr. Gjithsesi, të gjithë këto, nuk e fashisin aspak ankthin që ka riinstaluar vrasja e së enjtes: që krimi në këtë vend, është…shtet! Dhe jo më kot, nga Fushë Krujë e sipër, në gjuhën urbane e has shumë në përdorim epitetin ‘shtet’. Ajo u dedikohet tipave kokëshkretë, të fortëve të hurit e litarit, si një afirmim i përmasës së frikshme të pushtetit të shtetit, në qënien e tyre. “O shtet!”, kush s`e ka dëgjuar pra?! / E.H.

Po mire po ky motor per aq kohe qe ka qarkulluar gati 3 jave verdalle mbrapa makines, nje pyetje shtrohet ku duhet te jete furnizuar me benxine!!!!!!! Ne qofte se te gjitha pikat e furnizimit jane te paisura me kamera,e pamundur te mos gjehen
Fare e thjeshte.E ka mar benzinen me bidon dhe e ka furnizuar ne shtepi….
Po ja qelloi Saimiri ne lazarat!!!! se keta gangot ta perserisin tani qe eshte ne tirane po ua mbajti.
Naci,
Thuaj shyqyr qe nuk u eshte tekur atyre motociklisteve te bejne “selfie” me ndonje polic se do t’i kishin bere me te vertete gazin e botes.
Me sa kuptoj une,duhet edhe nje aksion alla Lazarat ne Lazaratin e krimit Fushe kruje-Mamurras – Thumane!
Hetuesit duhet te punojne fort dhe te mendojne shume. Se kjo vrasje ne mes te Tiranes, ne mes te njerezve, dhe ne diten me diell, pervevse makabre, eshte dhe e turpshme per te gjithe ne! Duket se ata 2 plehrat me motorr kane marre dicka nga nderi, dinjiteti, dhe siguria e gjithsecili nga ne.
O e Verteta , pash nerin e zotit ! Ku na ka mbetur “nder” neve te na e marrin keta dy vrases me pagese , qe une do t’i quaja bisnesmene ?
Po ne kriminelet i kemi pas dhe dhe i kemi ne krye te vendit per 27 vjet me rradhe ! A jane keta kriminele qe debuan 2 milione shqiptare nga vendi , me gomone , me mushka apo debores se Gramozit , qe shkaterruan cdo pasuri te ketij vendi , qe morren me dhjetramijra jete njerezish ? Ti e kupton se para ketyre lloj krimineleve , keta dy vrasesit duken si “engjej”?
Ky eshte terreni social dhe psikologjik ne Shqiperi ! Mos e felliq fjalen “nder” !
Edhe ky artikullshkruesi , me keto sarkazmat “0 Shtet” qe shkruan , kerkon te na binde se kriminelet e vertete jane keta dy vrasesit me pagese ! Sa turp qe krimi sherbehet edhe nga mediat dhe propoganda !
Shkurt muhabeti , ne si shoqeri dhe shtet shqiptar , nuk ekzistojme ! Dhe nje gje qe nuk ekziston , nuk mundet te kete “nder” !
Drejtori i policise se Tiranes,Ardian Cipa eshte nje person i paafte per te drejtuar policine e Tiranes,Ky nuk drejton dot nje klase gjimnazi te kohes se Enverit, jo me policine e Tiranes.
nuk kam pare person me te paafte deri tani ne kete post.ja kalon por ne post tjeter ministri i brendaeshen i qeverise Nana qe i vodhen votat polic e vet.
Nuk eshte vrasja e A. Santos, te pakten, veper e tipave kokshkrete, te hurit e te litarit sic thote shkrimi. Nuk ishte Santo objekt i ” te forteve ” te rruges, por i ” te forteve ” me jaka te bardha qe jane mbase dhe ne parlament. Sa kohe te behet pagesa do kete dhe vrases per para. Puna eshte se ky shtet nuk ka by… te shkoje deri ne fund ketij hetimi, pavaresisht kush mund te dale i implikuar sidomos kur jane ne mes ” te fortet ” e politikes. Ata qe shkuan ne varrim e bene dhe ngushellime prekese me miqesi fallco.
Vraseve me pagese u a dine emrin BINESMSNET…por nuk eshte cudi qe tjua dine edhe polica te vecante .Se ne lagje e ne fshat po e po …e dine por heshtin.
Ne motorr sic duken jane pesha pupel me trup rreth te nje e gjashtedhjete ,pra siduket bejne jete te crregullt dhe mund te jene edhe perdorues droge,per guximin e tyre ne mes te qytetit.
“Te forte”, “nuk pyesin per kerrkend”, “te marrin gjak ne vetull”, “kriminele”. Keto jane epitetet dhe mendimet e shqiptareve, kur flasim dhe degjojme per kete “zone problematike” te vendit. Te krijohet pershtypja, se ne ato zona jetojne bisha dhe lugate qe mezi presin te japin deshmine e radhes per shpellarizmin qe i karakterizon.
Nese dikush kerkon fakte, per renien e shtetit, ai apo ajo mund te shikoje zhvillimet ne kete zone. Xhelali me daulle, ai qe ka me teper tituj shkencore se te gjithe akademiket e univiersiteteve tona se bashku, eshte deshmia e “seriozitetit” dhe “politikes shtetformuese” te shtetit shqiptar te cerekshekullit te fundit. A thua valle, nuk gjendet ne radhet e ketij komuniteti, asnje intelektual serioz qe te kandidoje per menaxhimin e vendlindjes se tij?? Pse politika zyrtare shqiptare, e ka me te lehte te zgjedhe per kandidat te tyre,, karagjozet dhe kriminelet?? Cfare pritshmerije duhet te kesh nga nje fshat, ku kryeplaku eshte gomari me i madh qe ecen me 2 kembe??
Eshte politika e deshtuar e shtetit, ajo qe krijon vatra te nxehta te krimit. Eshte koalicioni i saj me krimin qe marginalizon dhe syrgjynos zona te tera te vendit si epiqendra te mafias.Vendosja e rregullit dhe e ligjit, eshte detyre primare e shtetit. Eshte ai qe ka deshtuar ne te kaluaren dhe qe nuk ka nje strategji shpetimi per te sotmen. Mungesa e perspektives dhe shfrytezimi i kesaj situate nga forcat politike, per interesat e tyre te ngushta partiake, qe shpesh bien ndesh me interesat e vendit, eshte krimi me i madh qe mund ti besh qytetareve te ketij vendi.
Nuk eshte Fushe kuqja kriminele. E tille eshte politika shqiptare qe krijon gjendje te tilla.!!
Paguajme taksa per shtetin dhe kishim harruar egzistonte apo jo, nen sundimin e “kanunoreve”, kishim harruar sundimin e te drejtes dhe ishim mesuar me hakmarrje (apo mbullje goje) personale…Duhet te mesohemi qe ne rast padrejtesie kundeshtimi yne te mos jete nje ulerime apo tentative drejtesie personale por telefonata tek 129…ROFTE SHTETI..
Historikisht ka qene njohur si zone cubash. Ne kohe te Zogut, autobuzat qe shkonin nga Tirana ne Shkoder dhe anasjelltas, shoqeroheshin nga xhendarmeria nga Ura e zeze deri ne Zejmen dhe anasjelltas. Udhetimi behej diten dhe xhendarmeria kishte urdher qe po te shihte njerez qe prisnin ne ane te rrugeve, i qellonte. Megjithate ne dy raste jane ngritur prita dhe eshte luftuar me xhendarmerine. Gazetat e kohes kane mjaft njoftime te tilla.
keta per veriun dhe Tepelena per jugun.
U pane 2 veta duke dhjere pas gardhit ,po lajmeroj policine po nuk kam radio.
====================================================
Ky eshte Reparti ushtarak i kriminelit Ali Bisha, qe i ka furnizuar dhe
nxitur 23 vjet per krime kunder kundershtareve.
======================================
Z.Rama,
BE-ja te urdheroi te fillosh reformat,
pra nenkupton s’pastrimet ne
Drejtesi,
SHISH-in,
Prokurorin.
KLD-ne,
Kushtetusen …. etj.
“Perndryshe do deshtosh dhe kurre s’do ta harrosh”
====================================================
Pak dite me pare iu be jehone faktit se Rama levizte ne kembe nga shtepia tek kryeministria, ndersa sot del se mengjesin e atentatit te Artan Santos patrullat e policise paska qene te zena ne shoqerimin e perfaqesuesve te shtetit.
Kur reklama i ka kembet e shkurtra!
Dhe ne KQZ