Gjendet vajza 9-vjeçare, të cilën familja e denoncoi si të zhdukur prej 24 orësh në Tropojë. Vajza e mitur ishtë larguar nga shtëpia e saj në fshatin Margegaj një ditë më parë. Ajo u ka thënë familjarëve se do të shkonte te shtëpia e shoqes së saj në Bajram Curri, por pasi nuk është kthyer, prindërit kanë denoncuar në polici.
Uniformat blu të qytetit verior kanë nisur kërkimet dhe e kanë gjetur vajzën në shtëpinë e shoqes. Mendohet që nëna e vajzës, e cila ka bërë denoncimin, nuk e ka ditur adresën e saktë se ku do shkonte e bija.
