Egjiptianët: Kemi gjetur kurën e AIDS-it

anazapta

Ushtria në Egjipt pretendon se ka shpikur një pajisje, e cila është në gjendje që të zbulojë dhe më pas të kurojë AIDS-in dhe hepatitin C. Në një konferencë për shtyp, kreu i Agjencisë Inxhinierike të Ushtrisë tha se do të duhen edhe gjashtë muaj derisa produkti të jetë gati.

Sipas tij, pajisja e shpikur zbulon sëmundjet pa pasur nevojë që të merren kampionë gjaku dhe më pas pastron gjakun e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Egjipti është vendi me incidencën më të lartë të prekjes nga hepatiti C. Mendohet se mbi 10 për qind e 86 milionë egjiptianëve vuajnë nga kjo sëmundje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *