Femrat më të bukura vlerësohen shpesh për një tipar në veçanti. Por nëse mbledhim bashkë tiparet më të bukura të shumë yjeve të Hollivudit për t’i bashkuar në një person të vetëm, rezultati do të ishte … zhgënjyes.
Një sondazh i kryer nga E! Online arriti në konkluzionin se femra ideale duhet të ketë sytë e Mila Kunis, muskujt e barkut të Rihannës, gjoksin e Sofia Vergara-s, flokët e Carrie Underwood, buzëqeshjen e Jessica Alba dhe këmbët e Blake Lively.
Ndërtimi kompjuterik i një femre që ka të gjitha këto tipare nuk rezulton aspak siç mund të mendohet, çka të shtyn të besosh se ndoshta bukuria fshihet tek harmonia mes tipareve, qofshin këto edhe më pak të bukura se idealja.
